Bert Van Marvijk duket se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses holandeze deri në vitin 2016.
Trajneri i portokallinjve është shumë pranë rinovimit të kontratës me Federatën Holandeze, lajm ky që konfirmohet edhe nga agjenti i tij, Rob Jansen.
‘Mundësitë që Marvijk të arrijë një marrëveshje të shpejtë me Federatën për rinovimin e kontratës janë shumë të mëdha. Të dyja palët deri tani kanë mbetur të kënaqura me bashkëpunimin dhe për këtë arsye dëshirojnë ta vazhdojnë atë. Bisedimet tashmë kanë filluar dhe kontrata e re do të jetë deri në vitin 2016’, deklaroi Jansen.
Bert Van Marvijk mori drejtimin e skuadrës holandeze pas përfundimit të Euro 2008 kur zëvendësoi Marko Van Basten. Ai arriti të drejtojë skuadrën portokalli deri në finale të Botërorit 2010 të zhvilluar në Afrikën e Jugut.
Në të njëjtën kohë, Holanda është edhe 1 prej skuadrave të kualifikuara për në Euro 2012 pasi mundi Suedinë, Hungarinë, Moldavinë, Finlandën e San Marinon duke zënë vendin e parë në Grupin E të eliminatoreve.
Top Channel