Kombëtarja, së shpejti me trajner

26/10/2011 15:40

Në diten kur pritej zyrtarizimi i emrit të trajnerit të përfaqësueses kuqezi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë publik disa ndryshime në përfaqësuesen Shpresa apo U-21 dhe trajnerin e ri të përfaqësueses U-19.

”Lajmëroj për ndryshimin e trajnerit të U-21. Artan Bushati është larguar me kërkesën e tij dhe drejtimin e ekipit kombëtar e merr ish-trajneri i U-19, Zoti Skënder Gega, i cili do të nisë punë që nga dita e nesërme. Vendi i tij tek U-19 i ngarkohet një tjetër ish-futbollist, ish-kapitenit Foto Strakosha”, deklaroi Duka gjatë konferencës për shtyp të mbajtur mesditën e së mërkurës.

Presidenti është pyetur gjithashtu për një hetim që ka kërkuar UEFA për ndeshjen Kastrioti-Vllaznia, ku sipas organit europian të futbollit ka pasur lëvizje të mëdha parash qe sjellin dyshime. Për këtë çështje presidenti i FSHF nuk ka komentuar, duke i lënë rrugë të hapur zhvillimit të hetimeve që mund të bëjnë organet përkatëse. Ndërkohë afati i fundit për trajnerin e përfaqësueses është kjo javë, por Duka gjithsesi nuk përmend emra kandidatësh.

”Brenda kësaj javës do të përfundojmë emërimin dhe trajneri do të fillojë nga puna për të përgatitur dy ndeshjet miqësore me Azebajxhanin dhe Maqedoninë. Kemi disa projekte që po i shohim dhe i kemi vendosur vetes një deadline” – tha Duka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA