Sëmundjet e heparit në vend po shtohen tashme edhe për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe obezitetit
Në një konference shkencore me mjekë të njohur shqiptarë dhe greke u diskutuan nder te tjera per patologjite e melcise ndikuar nga konsumimi i alkolit dhe obeziteti,patologji të cilat po renditen të parat krahasuar me sëmundjet kronike të heparit.
Sipas shefit te Departamentit te Hepatologjise në spitalin “Hygeia” ne Athine burrat mund te konsumojne 2-3 gota alkool ne dite, ndersa grate 1-2 gota.
“Flasim per semundjet e hepatitit viral akut dhe kronik, per kancerin e heparit, demtimet alkoolike te tij si dhe per heparin qe vjen nga obeziteti dhe qe quhet hepatiti jo alkoolik. Ne rastet e hepatitit kronik, hepatiti nga obeziteti ze 40 % te rasteve, por ne popullata te caktuara kjo shifer mund te rritet me 10 apo 15 %.Dua te shtoj se eshte shume i rendesishem parandalimi i semundjeve të mëlcisë.Per shembull per hepatitin B eshte vaksinimi, ndersa per sa i perket hepatitit alkoolik apo hepatiteve te tjera duhet bere kujdes me dozat e alkoolit dhe per te ndaluar obezitetin duhet te kihet kujdes me ushqimin. Ne rastet e kancerit te heparit zgjidhja e vetme eshte transplanti i heparit”, tha Dimitrios Tsantoulas, shef i Departamentit të Hepatologjisë “Hygeia” në Athinë.
Sipas shefes se semundjeve infektive prane Institutit te Shendetit Publik Silva Bino ne vendin tone rreth 8 % e popullsise jane te prekur nga hepatitet virale, ku me te ekspozuar jane grupet e riskut kryseisht perdoruesit e drogave dhe meshkujt qe kryejne marredhenie seksuale me meshkuj.Ne konferencen shkencore ne lidhje me patologjite e heparit mjekët grekë dhe shqiptarë kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre.
Top Channel