Chavez mund të jetë në gjendje të rëndë
25/06/2011 09:30
Duket se është kritike gjendja shëndetësore e presidentit venezuelian
Hugo Chavez, i cili është shtruar që në fillim të qershorit në një
spital në Kubë.
E përditshmja spanjolle “Miami Nuevo Herald”, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara nga inteligjenca venezueliane, bën të ditur se gjendja e presidentit është kritike.
Ndërkohë sipas lajmeve të pakonfirmuara që qarkullojnë prej ditësh në Venezuelë, Chavez vuan nga një tumor i rëndë në prostatë për të cilin tashmë ka kryer një operacion.
Ditët e kaluara në Kubë u shpërnda një foto ku tregohej Chavez me veshje sportive mes Fidel dhe Raul Castro-s.
Top Channel