“E merrnin me vete kudo që iknin”/ Mbajtën për katër vite trupin e foshnjës pa jetë në frigorifer, zbardhet dëshmia e çiftit: Po nderonim kujtimin e saj
Policia në Florida ka zbuluar një rast tronditës, ku një nënë dhe djali i saj akuzohen për incest. 46-vjeçarja Christina Clemes ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të birin ‘vetëm rreth 100 herë’.
Florida/ Nëna 46-vjeçare pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të birin: Vetëm 100 herë
Ajo e kishte fshehur këtë marrëdhënie nga bashkëshorti i saj për disa vite. Sipas policisë, dyshohet se Clemes kishte kryer marrëdhënie me Shane Willimas, 22 vjeç, që kur ai ishte adoleshent, në banesën e tyre në Florida.
“The Sun” shkruan se, gjithçka doli në dritë pasi 46-vjeçarja telefonoi policinë dhe akuzoi djalin e saj se e kishte sulmuar seksualisht muajin e kaluar, sipas sherifit të Polk County, Grady Judd.
Duke zbuluar detaje në një video të publikuar të mërkurën, Judd tha: “Ai u zemërua sepse ajo telefonoi dhe ne e arrestuam për goditjen e nënës së tij.
“Shane, nuk duhet të vësh kurrë dorë mbi nënën tënde’. Dhe më pas ai tregoi: ‘Po të them diçka – kam kryer marrëdhënie seksuale me nënën time që kur isha 18 vjeç’”, tha oficeri.
Kur nëna u pyet nëse kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin që kur ai ishte 18 vjeç, ajo u përgjigj: “Vetëm rreth 100 herë. Jam e qartë”.
Ndërkohë hetuesit folën me bashkëshortin e saj, i cili u tha atyre se çifti ishte “i martuar lumturisht” dhe jetonin së bashku. Sipas tij, ai nuk ishte në dijeni për këtë rast.
Policia ka bërë të ditur se, ai pranoi se kishte qenë “pak dyshues” kur i kishte parë të dy duke hyrë së bashku në dhomën e gjumit dhe duke mbyllur derën me çelës.
“Çfarë mund të thuash tjetër? Kjo është e neveritshme. Dhe është e paligjshme”, tha sherifi.
“The Sun” shkruan se, dokumentet gjyqësore, me përmbajtje shumë eksplicite, përshkruajnë marrëdhënien dhe pretendojnë se marrëdhëniet seksuale përfshinin “seks oral, marrëdhënie seksuale dhe seks anal”. Djali gjithashtu pretendoi se të dy përdornin lodra seksuale dhe se i filmonin takimet e tyre intime me kamera të vendosura në dhomën e gjumit dhe në dhomën e ndenjes.
Clemens, 46 vjeçe, nga Lakeland, tashmë është akuzuar për një rast incest dhe një rast dhune në familje. Ajo është akuzuar gjithashtu për bashkëjetesë në kushtet e tradhtisë bashkëshortore të hapur. Të dhënat e të burgosurve, të siguruara nga revista “People”, bëjnë të ditur se ajo mbahet në paraburgim me një garanci prej 5,250 dollarësh për të dyja akuzat. Edhe djali i saj, Williams, është akuzuar për incest dhe për një rast dhune në familje.
Top Channel