Zenit dënohet për racizmin ndaj R.Carlos

07/04/2011 12:30

Zeniti i Shën Pjetërburgut është gjobitur me 300 mijë rubla (7 mijë e 400 euro) për shkak të incidenteve raciste që ndodhën muajin e kaluar me Roberto Carlos, lojtarin e Anzhit.

Në ndeshjen Zenit-Anzhi, mbrojtësit brazilian iu ofrua një banane nga një tifoz në shkallët e stadiumit.

Komiteti Disiplinor i Federatës Ruse të Futbollit e akuzoi Zenitin për “fyerje raciste dhe sjellje të papërshtatshme”.

Kryeministri rus, Vladimir Putin, është i përfshirë në luftën kundër racizmit dhe ka ndikuar në federatë në mënyrë që të merreshin masa ndaj këtij episodi.

“I kemi premtuar FIFA-s se do të presim botërorin e vitit 2018 duke respektuar tolerancën dhe askush nuk duhet të dyshojë për seriozitetin tonë”, theksoi Putin.

Top Channel