Pacolli kalon në këmbë urën mbi Ibër
26/02/2011 14:45
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar guximin e tij duke përshkuar në këmbë urën mbi lumin Ibër, në veri të Mitrovicës.
Pacolli është ndalur fillimisht në jug, ku është takuar me qytetarët, të cilëve u ka dhënë garancinë e tij se institucionet nuk i kanë harruar.
Ndërsa më pas është nisur në këmbë drejt veriut, ku është ndalur në lagjen e Tre Rrokaqiejve, raportojnë mediat kosovare.
Natyrisht, kreu i shtetit më të ri në Evropë shoqërohej nga truprojat e tij personale dhe nga një numër i konsiderueshëm agjentësh të Policisë së Kosovës.
Ura mbi Ibër ndan veriun me jugun dhe është një nga zonat më problematike të veriut të Kosovës, ku regjistrohen shumica e incidenteve me karakter etnik.
Top Channel