Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Piloti polak, Robert Kubica, do të qëndrojë të paktën edhe dy javë të tjera në spitalin italian të Santa Corona-s, ku qëndron i shtruar që prej 6 shkurtit, pas pësimit të një aksidenti të rëndë në relin e Italisë.
Lajmin e bëri të ditur gjatë pasdites mjeku Mario Igor Rosello, specialisti që ka trajtuar disa prej frakturave të pësuara prej polakut. “Lajmi i mirë është që Kubica nuk ka pësuar asnjë komplikacion pas operacioneve që i është nënshtruar së fundmi”, tha ai.
”Në dy javët e ardhshme, do të qëndrojë i shtruar dhe do të ndjekim avancimet në gjendjen e tij. Kjo është periudha ku ai duhet të qëndrojë ende i varur nga disa aparatura dhe në të cilën mund të shfaqen edhe infeksionet e post-operacionit.
Pasi të kalojnë këto dy javë, do të vlerësojmë se cili do të jetë hapi i ardhshëm që do të ndiqet”. Mjeku shtoi se 26-vjeçari është në gjendje të lëvizë lehtësisht gishtat dhe ka pak ndjeshmëri në dorë.
Piloti i Renault-it në Formulën 1, pësoi një aksident ndërsa drejtonte një makinë reli. Ai rrezikoi të ndërronte jetë, pas frakturave që pësoi në krah, legen dhe këmbë.
Top Channel