Radhë të gjata për të parë Ronaldinho

01/02/2011 08:25

Tifozët e Flamengos kanë qëndruar në radhë rreth 4 orë nën një diell përvëlues për të blerë një biletë për ndeshjen e nesërme që ekipi i tyre do të luajë ndaj Nova Iguazu.

Trajneri i Flamengos, Wanderley Luxemburgo, ka njoftuar debutimin e brazilianit Ronaldinho në këtë ndeshje.

Për këtë arsye, stadiumi me kapacitet 42 mijë vende do të mbushet krejtësisht.

Flamengo, me blerjen e ish-yllit të Barcelonës dhe Milanit do të fitojë këtë sezon 25 milionë euro nga sponsorët e tij (vitin e kaluar fitoi 12.5 milionë euro).

Edhe shitja e bluzave të klubit të famshëm brazilian është dyfishuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA