Kobe Bryant tregoi se është në formën më të mirë që në fillimin e sezonit të NBA-së, ndërsa udhëhoqi me 37 pikë skuadtën e tij të Los Anxhelos Lakers në fitoren 108-99 ndaj Houston.
I mrekullueshëm gjatë takimit edhe Andrew Bynum, i cili dominoi tërësisht zonën përreth tabelës, duke shënuar 21 pikë dhe fituar 22 topa në tabelë.
Në ndeshjet e tjera, Chicago Bulls siguruan një fitore të vuajtur ndaj Atlantës, falë 30 pikëve të Rose, i cili shënoi 17 prej pikëve të tij vetëm në pjesën e katërt dhe të fundit.
Bullsat dominuan shumicën e takimit, por pësuan një moment “dremitje” dhe lejuan miqtë të riktheshin në garë falë një rezultati të pjesshëm 20-3. Në sekondat e fundit, kur ndeshja ishte në barazimin 74-74, Rose bëri përsëri diferencën, duke shënuar koshin vendimtar në momentin e rënies së sirenës.
Në ndeshjet e tjera, Cleveland mundi Sharlotte (115-101), Portland fitoi në Oklahoma (93-103), ndërsa Memphis e Utah mposhtën përkatësisht Sacramenton dhe Milwaukee.
Top Channel