Koreja e Veriut, trajneri: Asnjë lojtar s’është larguar
21/06/2010 11:05
“Lajmi për largimin e katër lojtarëve të mi është i rremë. Menaxhimi i skuadrës është nën përgjegjësinë time dhe mund të them se asnjë lojtar nuk më mungon në apel”.
Ky është komenti që bën trajneri i Koresë së Veriut Kim Jong-hun, pas publikimit të lajmit se 4 lojtarë koreano-veriorë u arratisën nga qëndra stërvitore.
Në vijim të intervistës, ai nuk ka pranuar të japë sqarime se pse katër lojtarë, portieri Kim Myong-won, sulmuesi An Chol-hyok dhe mesfushorët Kim Kyong e Pak Sung-yok figuronin si mungesa në listën e formacionit zyrtar të shpërndarë nga FIFA para ndeshjes kundër Brazilit.
Top Channel