Eshte ashpersuar me tej konflikti i nisur per shembjen e pallatit 12 katesh ne pronesi te kunatit te deputetit te PS-se, Dashamir Peza. (UPDATE)
Qe ne mengjes heret forca te rendit me skafanda kane rrethuar objektin jashte dhe ne brendesi te tij, ku nje nate me pare u shkaterruan tre kate nga Inspektoriatit Ndertimor Kombetar, i cili e konsideron ate ndertim pa leje.
Por nuk ka vonuar policia bashkiake dhe deputete te Partise Socialiste, te cilet mbeshtetin pronarine ketij objekti.
Sipas administratorit te pergjithshem te bashkise ky objekt ka lejen e ndertimit te marr ne vitin 2001 madje eshte dhe i hipotekuar.
“Objekti, pas marrjes se lejes se ndertimit ka bere edhe hipotekimin provizor ne 2007. Nese do te ishte pa leje ndertimi nuk mund te behej karabina”, thote Dritan Agolli, administrator i pergjithshem ne bashki.
Drejtues te bashkise e konsiderojne te paligjshme nderhyrjen e inspektoriatit shteteror pasi edhe nese do te ishte pa leje kerkohet vendimi i KKRT per ta prishur ate .
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi deklaroi se ne zbatimin e projektit ka shkelje, sin e permasat e objektit ashtu edhe ne shtimin e numrit te kateve. Sipas tij, vendimi per lejen e ndrtimit eshte dhene nga KRRT ne kohen kur ne pushtet ishte qeveria “Nano”.
Deputeti i PS-se, Dashamir Peza shprehet se eshte sulm direkt qe i behet atij, viktime e te cilit ne kete rast eshte ndertuesi Ilir Mata kunat i tij.
“Kunati im eshte viktime e luftes politike ndaj meje. Ndihem i kercenuar per familjen, per femijet e mi, por deklaroj se nuk kam asnje lloj frike ne impenjimin tim politik”, u shpreh Peza.
Por deputete socialiste shprehen se ky eshte nje sulm direkt qe kryeministri Berisha i ben te gjitha bizneseve qe mbeshtetsin opoziten.
Pas me shume se tre forca te rendit jane larguar dhe pronari i objektit, Ilir Mata ka bere ankimim ne gjykate lidhur me kete akt te inspektoriatit ndertimor shtetor.
Top Channel