Lame: Rama po percan Partine Socialiste

29/08/2009 16:50

Anetari i asamblese parlamentare te PS, Artan Lame ka deklaruar se Partia Socialiste ndodhet ne prag te nje percarjeje te thelle.

Ne nje prononcim per Top Channel, Lame ka theksuar se shkak i kesaj percarjeje eshte Edi Rama, i cili nuk dha doreheqjen nga posti i kryetarit pasi humbi zgjedhjet.

“Jemi ne pragun e nje krisjeje te brendshme ne parti. Dynjaja qe e ka shpikur rregullin qe kryetari qe humb zgjedhjet iken, ka bere gjene me te mire pasi shmanget percarja. Arsyeja kryesore qe kryetari detyrohet automatikisht te terhiqet eshte qe te mos kete percarje ne parti. Rregullat behen me perpara per arsyen qe njerezit te mos ndahen”, ka pohuar Lame.

Top Channel