Hamdi Salihi, gol te 10 skuadrave austriake

15/12/2009 10:00

Ai dhe goli kane krijuar nje lidhje te veçante ne keto muajt e fundit dhe nuk dine te ndahen nga njeri-tjetri. Kur eshte para portes eshte i papermbajtshem dhe ben ate qe di te beje me mire se çdo gje tjeter: ta çoje topin ne rrjete.

Behet fjale per Hamdi Salihin, sulmuesin shqiptar te kampionit rekordmen te Austrise, Rapidit te Vjenes, i cili tashme eshte ngjitur ne kuoten e 12 golave, i dyti ne listen e golashenuesve me te mire, dy me pak se vendi i pare i mbajtur nga Valner Roman i Lask Linz (14, nje prej te cileve e ka shenuar me 11-metersh).

Golashenuesi i dyte me i mire per Rapidin ne kete sezon eshte sulmuesi titullar Shtefan Hofman (kapiteni i skuadres), ne kuoten e 9 golave ne vendin e peste ne liste, por me dy gola te shenuar me penallti.

Salihi eshte shnderruar ne nje lojtar te frikshem per te gjitha mbrojtjet kundershtare, pavaresisht se trajneri Pakult e aktivizon me se shumti si zevendesues te Rapidi. Ne baze te verifikimit te statistikave, dje mediat austriake kane zbuluar se sulmuesi shqiptar ne karrieren e tij ka “zhvirgjeruar” te gjitha portat e te 10 skuadrave, qe militojne ne kete sezon ne Bundesligen austriake (tipp3-Bundesliga).

Kompletimi i ketij qarku u be te shtunen e fundit, kur Salihi realizoi golin e tij te 12 pikerisht ndaj ish-skuadres se tij, Riedit, me te cilen u aktivizua ne dy ndeshjet e para te ketij sezoni, para se te kalonte te Rapidi. Skuadra e tij e re, e cila kryeson edhe klasifikimin pas 19 ndeshjeve te sezonit, eshte edhe ekipi i cili ka shenuar me shume gola me lojtaret zevendesues, 9 gola: 4 Salihi (3 me Rapidin dhe 1 me Riedin).

Po ashtu kryesuesit e kampionatit austriak kane shenuar me shume gola se te gjithe ne fazen fillestare te ndeshjes dhe ne ate perfundimtare, 16 (gjashte nga te cilet mbajne firmen e Salihit). Por goli i shenuar te shtunen kunder Riedit eshte shoqeruar edhe me nje episod te kendshem.

Rapidi kishte shenuar me pare me Katzer (2‘) dhe Burgshtaler (47‘), por ishte pikerisht shqiptari qe hodhi “K.O” ish-skuadren e tij (63‘). Nuk eshte habi qe pas fershellimes perfundimtare trajneri i Riedit, Gludovatz, vrapoi per te Salihi dhe duke e kapur per fanelle, e afroi prane vetes dhe i bertiti: “A nuk mund ta permbash veten, kur je para portes”?.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA