“Lokomotiva” shëtitëse/ Autorët e filmit po e shfaqin në të gjitha qytetet

25/01/2020 15:45

Një grup aktorësh të rinj  po udhëtojnë nëpër Shqipëri me serialin e tyre filmik “Lokomotiva”. Bëhet fjalë për një prodhim komedi, aventurë e dramë që ka brenda elementë të traditës dhe njëherazi një promovim i potencialeve natyrore historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Ata u ndalën në Gjirokastër për shfaqjen e serisë së parë të “Lokomotivës” ku morën mbështetje nga publiku dhe të rinjtë. Ermal Qori autori i serialit thotë se projekti frymëzoi 8 të rinj për ta realizuar atë me buxhet zero dhe se nisma do të vazhdojë me seri të tjera.

Të ardhurat e biletave të shitura do shkojnë për  të prekurit nga tërmeti. Të rinjtë e vlerësojnë serialin një prodhim 100 % shqiptar që “guxon” të thyejë monotoninë e realitetit.

Seriali që pritet të udhëtojë nëpër Shqipëri motivet i merr nga jeta reale dhe satirizon në këtë seri të parë fenomenin e përhapur të “martesave me shkesë”, por gjithashtu realizon edhe një  promovim panoramik të potencialeve natyrore, kulturore, historike dhe ato tradicionale që ofron Shqipëria.

Top Channel