KokoFest, maratona artistike në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” rikthehet për të disatin vit radhazi.

Festivali i Komedisë në Korçë sjell në skenën e teatrit, performancën e trupave pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut për të konkurruar.

Vepra të njohura janë zgjedhur nga trupat e teatrove pjesëmarëse, ndërsa Korça do të përfaqësohet me “Kopracin”, një prej shfaqjeve më të suksesshme.

Nga e hëna, përgjatë një jave, Korça sipas organizatorëve do të kthehet në një epiqendër të festës artistike. “Kopshti i Qershive”, e sjellë nën regjinë e Dino Mustafic është shfaqja e parë që do të çelë festivalin e komedisë.

Premiera do të vihet në skenë të shtunën dhe do të vazhdojë për tre ditë radhazi deri në natën e parë të festivalit.

Dhorjela Çule

Top Channel