“Një mjek nuk mund të përballojë 100 pacientë në ditë”/ Erjona Rusi replikë me gazetarin: Po punove me kushte kafshërore, kafshë do bëhesh
Ka nisur me një fluks të konsiderueshëm votimi për golin më të bukur të sezonit, me 10 pretendentë të stiluar nga FIFA për cmimin Ferenc Pushkash. Qeveria e futbollit botëror i ka dhënë mundësinë tifozëve në mbarë globin që të votojnë deri më 1 Shtator përmes kanaleve zyrtare, për të zgjedhur rrjetën që u ka bërë më tepër përshtypje, dhe duke nisur nga finalizimet, përzgjedhja është e vështirë.
Zllatan Ibrahimovic është një personazh i zakonshëm në listën për golin më të bukur, pasi guximi i suedezit për të shënuar aty ku cilësohet e pamundur vlerësohet me aksione spektakolare.
Bomberi i Los Anxheles Galaksi është në listë për rrjetën ndaj Torontos në shtatorin e kaluar, por jo vetëm kaq.
Lionel mesi kandidohet gjithashtu për çmimin Pushkash ndërsa në listën e përzgjedhur nga FIFA, për të cilat ka nisur votimi, janë edhe 3 futbolliste femra, me finalizime fantastike.
Top Channel