Spiropali me Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë 05/12 12:06
Një grua rrezikon 20 vite burg pasi u filmua duke lëpirë një akullore në supermarket, dhe pastaj e ktheu tasin në frigorifer.
Videoja u bë virale, dhe policia e Lufkin, Teksas, SHBA, tha se kishin nisur hetime për të vërtetuar identitetin e saj dhe të personit që filmoi videon.
Supermarketi njoftoi se i kishte hequr të gjitha akulloret e markës që ishte shfaqur në video, dhe se e kishin gjetur tasin e dëmtuar.
Teksasi njihet për ligje të ashpra, dhe në fakt, akuza për dëmtimin e një produkti të konsumatorëve mund të shkojë drejt një dënimi me deri 20 vite burg, ose 10 mijë dollarë gjobë.
Top Channel