“Men in Black: International” po shfaqet prej ditësh në kinematë e botës, megjithatë pjesëtarët e kastit të tij vazhdojnë të shpërndajnë në rrjetet sociale momente nga turneu i prezantimit, që i çoi në pjesë të ndryshme të globit.

Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson kanë postuar foto nga Kina, Parisi, Indonezia etj. Hemsworth e tërhoqi së fundi vëmendjen tek Nju Jorku, ku filmi pati premierën e tij botërore.

New Yorku, ndalesa finale e turneut tonë,ka shkruar ai. Me regji të F.Gary Gray, ndjek peripecitë e protagonistëve të rinj të filmit popullor, ndërsa zhytën në një mister vrasjesh të nxitura nga alien. Mes yjeve të tij këtë radhë, përveç Hemsworth dhe Thompson, numërohen edhe disa emra të tjerë të famshëm si Liam Neeson, Rebecca Ferguson apo Emma Thompson.

Premiera e filmit megjithatë, nuk pati vlerësimin më të mirë të mundshëm nga kritika, siç u pa dhe në sajtin Rotten Tomatoes, ku pati zëra, e quajtën “mediokër”. Ata thonë se kishte disa performancë të shkëlqyera, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar ribërjen e filmit.

Top Channel