Formula 1/ Antonelli rikthehet të dominojë, italiani dhuron spektakël në Belgjikë dhe nis edhe njëherë shkëputjen në krye të kampionatit
Lewis Hamilton vazhdon me fitoren në Formula 1. Britaniku ishte superior edhe në pistën e Francës.
Hamilton u nis i pari sot në pistën e Francës pasi dje arriti PolePosition me kohën 1 minutë 28 sekonda e 319 të mijta. Shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas u rëndit i dyti duke rikonfirmuar edhe një herë superioritetin e makinës Marcedes. Në vendin e tretë u rëndit piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.
Ishtë një garë zhgënjyese për pilotin tjetër të Ferrarit dhe për RedBull. Piloti Max Verstappen zuri vendin e katërt, ndërsa Sebastian Vettel zuri vendin e pestë.
Me këtë fitore Hamilton vazhdon të mbajë vendin e parë në rënditjen për pilotë. Pesë herë kampioni i botës ka 187 pikë me, 6 fitore dhe 8 podiume. Pas tij rënditet shoku i skuadrës, Valtteri Bottas i cili ka 151 pikë me 2 fitore dhe 7 podiume.
Piloti i Ferrarit Sabastian Vettel mban vendin e tretë në rënditjen e pilotëve me 111 pikë ku nuk ka asnjë vend të parë dhe 4 podiume.
Top Channel