Spanja ‘ndez’ Madridin, 2 milionë persona festojnë titullin botëror me La Roja
Një monedhë e fshehur në fushë pak çaste para fillimit të finales. Kjo ishte supersticioni i veçantë i Marc Cucurellas, i cili rezultoi me fat në triumfin e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026.
Historinë e zbuloi ish-mbrojtësi i majtë i Spanjës, Joan Capdevila, kampion bote në vitin 2010, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, ishte vetë ai që i kishte kërkuar Cucurellas të përsëriste ritualin që kishte bërë edhe ai 16 vite më parë para finales së Botërorit në Afrikën e Jugut.
Pak para fishkëllimës së parë në stadiumin “MetLife” të Neë Jersey-t, Cucurella u shkëput nga shokët e skuadrës, iu afrua vijës anësore dhe nxori nga çorapja një monedhë, të cilën e futi në barin e fushës.
“Po ju tregoj një sekret. Në vitin 2010 unë groposa një monedhë në fushë para fillimit të finales. Këtë histori e kam rrëfyer shumë herë. I kërkova Marc të bënte të njëjtën gjë edhe dje. Marc, të dua shumë. Ti je kampion bote”, shkroi Capdevila.
Rituali supersticioz duket se i solli fat Spanjës, e cila fitoi finalen dhe u shpall kampione e botës, ndërsa Cucurella u bë një nga protagonistët e suksesit të skuadrës së drejtuar nga Luis de la Fuente.
Top Channel