Guardiola në pankinën e Italisë? Maldini tenton goditjen e madhe për Të Kaltrit

20/07/2026 15:15

Pep Guardiola hyn në listën e kandidatëve për pankinën e kombëtares italiane. Në orët e fundit, ka pasur një kontakt mes ish trajnerit të Manchester City dhe Drejtorit Teknik, Paolo Maldini i mbështetur nga Leonardo për të kuptuar sesa i realizueshëm është ardhja e tij në stolin e 4 herë kampionëve të botës.

Sipas Sky Sport Italia, palët kanë zhvilluar edhe një takim mes tyre në fundjavë në Barcelonë. Sigurisht bëhet fjalë për një tentativë të rëndësishme në lidhje me një emër që do të fshinte pakënaqësitë e krijuara për një zgjedhje të mundshme të Andrea Pirlo për të cilin jo të gjithë ishin dakord as në Federatë e as mes tifozëve.

Ndërsa Guardiola do të rizgjonte entuziazmin e vjetër edhe pse operacioni për katalanasin është i komplikuar dhe me shumë pengesa si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë personal duke qenë se 55 vjeçari ka deklaruar se ka ndërmend të marrë një periudhë pauze. Dhe jo rastësisht, Guardiola ka refuzuar disa oferta të pasura.

Mëngjensin e kësaj të hënë, presidenti i Federatës, Giovanni Malagò  foli për një listë me kandidatët për stolin e Italisë.

‘Lista me vetëm Mancinin e Pirlon si kandidatë? Ka të tjerë emra kandidatë për rolin e trajnerit të Italisë-tha Malagò-por nuk i them. Për trajnerin nuk ka asnjë përplasje, por fjala konsensus niset nga ideja se të gjithë duhet të jenë dakord. Edhe nëse kjo ide ekziston, më pas duhet parë se si zbatohet në praktikë. Po flasim për të hyrë në detaje lidhur me një person të caktuar. Edhe pak ditë durim dhe do ta mësoni gjithçka’.

 

Top Channel