Spanja ‘ndez’ Madridin, 2 milionë persona festojnë titullin botëror me La Roja
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka bojkotuar finalen e Kupës së Botës të zhvilluar të dielën në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Sipas të përditshmes britanike The Telegraph, ai refuzoi të ishte i pranishëm në stadium si shenjë proteste ndaj polemikave që kanë shoqëruar turneun e organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Raporti thekson se pika që çoi në këtë vendim ishte rasti i Balogun. Pezullimi i lojtarit pas kartonit të kuq të marrë në fushë u anulua, sipas medias britanike, pas presionit të fortë të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas The Telegraph, vendimi i Ceferinit për të munguar në finalen e Botërorit nuk ka precedent dhe konsiderohet si shenja më e qartë e përkeqësimit të marrëdhënieve mes kreut të UEFA-s dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Top Channel