Kimi Antonelli ka realizuar një pole position historike në kualifikimet e Çmimit të Madh të Silverstone, duke lënë pas Ferrarit e Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton.

Piloti italian ndali kronometrin në 1:28.111, duke regjistruar një avantazh prej 175 të mijtat ndaj Leclerc dhe 347 të mijtat ndaj Hamiltonit. Ky është pole position-i i parë për një pilot italian në Silverstone që nga viti 1953, kur Alberto Ascari nisej nga vendi i parë.

Pas Antonellit, George Russell u rendit në vendin e katërt, 370 të mijtat më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës, i cili pak orë më parë kishte fituar edhe garën Sprint.

Rreshti i dytë u plotësua nga Isack Hadjar, i cili surprizoi duke lënë pas edhe Max Verstappen, ndërsa përkrah tij u rendit kampioni aktual Lando Norris.

Top Channel