Kryeministri Edi Rama sfidoi biznesin e vogël që të protestojë në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, por e cilësoi protestën të paargumentuar dhe të nxitur politikisht.

“Ju vazhdojeni protestën, por është e dështuar sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë për çfarë flitet. Kështu që nuk i ha njeri këto uljet e qepenave dhe goditjet nga larg me çizmet. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që nuk janë në skemën e TVSH, nuk ka lidhje fare. Protesta le të vazhdojë, është puna juaj jo e jona”, u shpreh ai.

Deklarata e Kryeministrit u bë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët ndër të tjera u ankuan edhe për taksat vendore, sipas tyre të rritura nga bashkitë.

“Kjo ka ndodhur, ne ul taksat dhe bashkitë i kanë rritur dhe kur ju bëni bilancin dhe thoni që po paguani më shumë, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre pse kanë rritur taksat”, u shpreh ai.

Top Channel