“Vendi juaj është mahnitës, duam të gjejmë mundësinë të investojmë”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug: Projekti do vazhdojë
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në festimet për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në qytetin e Fierit. Në fjalën e tij ai komentoi edhe në lidhje me protestën.
“Duke qenë se keni qëndruar shumë në këmbë, edhe unë flas gjatë, por do mundohem të them disa gjëra, sepse duhen thënë këtu dhe e dini që janë gjëra që lidhen me çfarë po ndodh sot. Nuk është thjesht diçka që ndodh me një grupim që i ka bashkuar bulevardi, duke nisur me një protestë legjitime për ambientin dhe vazhduar më pas me të tjera. Kjo po përdoret nga njerëz dhe vende që nuk kanë ndonjë dhimbje për flamingot dhe dhe Zvërnecin, por sepse Shqipëria është një epiqendër e një sërë përplasjesh.
Njerëzit që dalin atje nuk e them se janë agjendë apo që dalin nga forca të errëta, por përveç një pjese të mirë që janë këta politikanët e rinj të partive të reja që u vjetëruan më shpejt seç duhet, është një pjesë njerëzish aty, që kanë rënë pre e kësaj. Këtyre u duket sikur bota është me ta, sikur gjithë këto platforma i kanë në qendër, sikur këta po luftojnë për vendin e tyre. Kush e mendon kështu, e mendon shumë gabuar. Shqipëria këtu ka qenë dhe çështje lumenjsh, shpendësh e të tjera, ka pasur, dhe shumë të rënda.
Kur ne kemi ardhur në pushtet, këtu bëhej turizëm gjuetie. Kishte sistem për të sjellë turistë me çifte, manjakë, që vnin të organizuar, merreshin me fugona. Unë nuk diskutoj atë grusht njerëzish që janë ambientalistë, megjithëse dyshoj se ata janë aty. Në Shqipëri në atë kohë nuk kishte flamingo, sepse gjuetia e egërsirave që vinin nga vendet e tjera me çifte, kishte bërë që në gjithë lagunat tona, edhe në Karavasta pelikani kaçurrel u masakrua.
Është kthyer për të nxjerrë vezë shumë më pas. Dhe sot kemi një regjistër të gjithë popullsisë së shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë. Numri është shumëfishuar që kur erdhëm ne, sepse kjo parti në qeveri ndaloi për 10 vite gjuetinë. Ne kemi inventarin dhe këtë e dinë të gjitha organizmat që merren me jetën e egër. Dhe ne kemi inventarët sesi pyjet janë ripërtërirë. Ato ishin bërë territore pa zogj, ku edhe ujqërit kishin nisur të pakësoheshin dhe shumë specie autoktone kishin nisur të zhdukeshin. Ujqërit i vrisnin për sport.
Sharrat prisnin në të katërta anët e shumë trajlera me drurë nxirreshin nga vendi. Pasuroheshin një rrjet i tërë kriminelësh. U desh PS në qeveri që të ndalonte për 10 vite shfrytëzimin e pyjeve. Të mblidhesh sot dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime, por kjo bëhet duke u ulur dhe kërkuar transparencën që kërkon. Dikush që del në protestë dhe kërkon që unë të jem i butë, ka një minimum etik, që të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash: Hajde, ulu me këta ekspertë dhe trego çfarë do të bësh.
Jo me atë teknikën se nuk ka negociata, largohu. Kur del në protestë për flamengot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. T’i kërkosh hesap në këtë formë një qeverie që e ka bërë Shqipërinë një vend që është vendosur në mbrojtje lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa është Park Kombëtar dhe Narta e Vjosa nuk ka lidhje me projektin. Të thuash këto është guximi i atij që nuk ka turp. Kur ti e bën këtë për të manipuluar, është diçka që mund ta bësh, por me Edi Ramën dhe PS kjo nuk funksionon.
Kjo parti dhe kjo shumicë qeverisëse kanë refuzuar numër të pafundëm koncesionesh për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë. Jemi ende në një betejë ndërkombëtare me një maskara që është kategoria e atyre që Shqipëria nuk duhet t’i pranojë për të investuar këtu.
Ju dha e drejta për të ndërtuar hidrocentral në Vjosë, për të importuar plehra. Deri në Tiranë kanë shkuar letra poshtë dyerve se humbët 110 milionë euro për tekat e Edi Ramës se i mori ai, i fitoi në gjyqin ndërkombëtar. Nëse ne do të ishim të rrethuar nga tradhtarët, çfarë problemi do të kishim ne për të thënë se hidrocentralët dhe importin e plehrave i kanë pranuar të tjerë?
12 hidrocentrale të dhëna nga ai mos o zotshmi, që bjeshkët i dhanë jetën dhe njerëzit e tyre u sakatuan për të, nuk u bëri as rrugën në Valbonë dhe i dha peshqesh 12 hidrocentrale. Ishte kjo parti që i anuloi ato, përveç nga dyve që kishin nisur punën e s’kishin ç’bënin. Këta llapaqenat ia hodhën në kurriz edhe ato Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.
Top Channel