Kreu i shtetit Ilir Meta ka preferuar ta pijë kafen e mëngjesit këtë të premte me profesor Vangjel Kojën, ish trajner Volejbolli, i cili mbush 85 vjeç.

“Sot me Profesor Vangjel Kojën, trajnerin kampion të volejbollit tonë, për t’i uruar 85-vjetorin e ditëlindjes dhe për t’i shprehur mirënjohjen më të thellë për arritjet historike të volejbollit në të kaluarën”, shkruan Meta.

Ai thotë se volejbolli kërkon më shumë mbështetje për ta rikthyer këtë sporti në pjesë të krenarisë kombëtare. “Tradita e shkëlqyer në volejboll kërkon më shumë mbështetje për ta rikthyer këtë sport jo vetëm në pjesë të krenarisë kombëtare, por edhe duke përfshirë më shumë fëmijët e të rinjtë në këtë sport të bukur e me frymë ekipi”, shkruan Meta.

Top Channel