Prezantohet Alfa Sauber F1, Leclerc e Ericsson pilotët

02/12/2017 13:47

Rikthimi i Alfa Romeo në Formula 1 tani është zyrtar. Në Muzeun e Alfa Romeo në Arese, në rrethinat e Milanos, është prezantuar në një konferencë për shtyp projekti ambicioz nga Presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne.

Në fakt, Ferrari do jetë pjesë e këtij projekti në furnizimin me disa pjesë të rëndësishme. Ndërkohë, pilotë të skuadrës do të jenë Charles Leclerc, kampion i botës në Formula 2 dhe pjesë e Akadamisë Ferrari, si edhe suedezi Marcus Ericsson.

“Rikthimi në Formula 1 është një ngjarje historike dhe një moment special jo vetëm për ne, por për të gjithë Italinë. Një pjesë e rëndësishme e markës tonë dhe për Formula 1. Zinxhiri i ADN-së së Alfa Romeos është ribashkuar dhe kompletohet me këtë projekt”, tha Presidenti Marchionne. “E shkuara dhe e ardhmja e Alfa Romeos bashkohen në këtë projekt të ri dhe kemi dy motive për të festuar: Alfa rikthen në pistë traditën e saj të lavdishme dhe i rikthejmë F1 një ‘brand’ që ka bërë historinë në këtë kategori. Marrëveshja me Sauber është fryt i një raporti me një skuadër që ka patur gjithnjë vlera dhe që gjthnjë ka patur në qendër të vëmendjes të rinjtë, si një dëshirë kjo e themeluesit të saj Peter Sauber. Alfa do të jetë sponsor gjeneral dhe do të ndajë burimet teknike dhe komerciale me skuadrën Sauber. Power Unit do të jetë e njejta si Ferrari zyrtar”, shoti më tej Marchionne.

“Alfa do t’i japë mundësi të rinjve si në të shkuarën, ashtu siç ka ndodhur me Kimi Raikkonen e Felipe Massa, që debutimin në F1 e kanë bërë pikërisht me Sauber. Kam kënaqësinë të prezantoj Charles Leclerc dhe Marcus Ericsson si pilotë zyrtarë për vitin 2018”, zbuloi Marchionne, ndërkohë që italiani Antonio Giovinazzi do të jetë piloti i tretë i skuadrës.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel