Roma, 3 gola për 3 pikë ndaj Veronës

16/09/2017 00:00

Roma ka marrë një fitore të lehtë në Serie A ndaj Veronës në “Olimpico”, duke e mposhtur 3-0.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht ishte belgu Nainggolan në minutën e 22 që hapi serinë e golave dhe më pas boshnjaku Dzeko dyfishoi shifrat.

Skuadra e Veronës u tregua totalisht e pafuqishme në pjesën e dytë, duke mos e rrezikuar thuajse asnjëherë portën e Romës.

Dzeko shënoi edhe golin e tretë për Romën në minutën e 61, duke e vulosur në 3-0 rezultatin edhe pse deri në fundin e takimit verdhekuqtë shpërdoruan edhe shumë raste të tjera për shënim.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 6 pikëve, por me një ndeshje më pak.

Top Channel