
Juventus mori biletën për në finalen e Kupës së Italisë, edhe pse humbi 3-2 ndaj Napolit në stadiumin “San Paolo”.
Bardhezinjtë vinin në këtë takim pas fitores 3-1 në takimin e parë, të luajtur në Torino dhe pas dy golave të Higuain, napolitanët duhet të fitonin me tre gola diferencë, për të shkuar më tej.
Sulmuesi argjentinas ndëshkoi ish ekipin e tij në fundin e pjesës së parë, dhe e kaloi sërish në avantazh në të dytën, pasi më herët Napoli kishte barazuar me anë të kapitenit Hamsik.
Vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin me golat e Mertens dhe Insigne, por kaq nuk mjaftonte për të shkuar në finale.
Juventusi do të përballet në finale me ekipin e Lazios, të cilët eliminuan Romën në gjysmëfinale.
Këtë vit bardhezinjtë janë në garë për të fituar të tre trofetë dhe kampionati e Kupa e Italisë janë vërtetë shumë pranë.
Top Channel