Shqiptarët nuk mund të mungojnë edhe në Formula 1. Nuk bëhet fjalët për pilot, as për mekanikët e skuadrave, por në ekipin e specializuar mjekësor të garave në F1.

Prej disa vitesh, Dr.Teni Kamberi, me origjinë nga Presheva, është pjesë e ekipit mjekësor në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Dr.Teni Kamberi është bërë faktor në mjekimin e disa pilotëve të famshëm të aksidentuar si Hamilton, Alonso dhe një ditë më parë të Kevin Magnussen, i cili u përfshi në garën e fundit në një aksident mjaft të rëndë.

Nëpër duart e tij kanë kaluar edhe shumë e shumë pilot të tjerë të aksidentuar në garat e Formula 1.   Dr.Teni Kamberi me gjithë modestinë e tij, është një nga ata që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë me veprën e tyre, duke shpëtuar jetë njerëzish.

Dr. Teni Kamberi ka qenë pjesë e stafit mjekësor edhe gjatë Kampionatit të fundit Europian, Euro 2016. Madje ka asistuar edhe në ndeshjen ku pati më shumë shqiptarë se çdo herë tjetër në një ndeshje futbolli, në Shqipëri-Zvicër.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel