Anglia, Tuchel dhe ‘plaga’ e Botërorit: Mundem vetëm të mbijetoj me të…
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i sugjeroi Carlo Ancelottit që t’u japë më shumë mundësi futbollistëve që luajnë në kampionatin brazilian dhe këtë ai e bëri gjatë një interviste të dhënë në Brazilia.
‘Ditë të kaluara i dhashë një këshillë Ancelottit dhe tani ai ka marrë disa futbollistë që luajnë në kampionatin brazilian për ndeshjet miqësore me Australinë; është një shenjë e mirë-tha Lula-po të isha në vendin e tij do të zgjidhja 22 më të mirët e çdo roli në kampionatin brazilian dhe do t’i merrja në kombëtare për ndeshjet e radhës në datat e FIFA’.
Presidenti i Brazilit e bëri një diskutim të tillë duke bënë në diskutim preferencën e Seleçaos për futbollistët që luajnë jashtë vendit.
‘Grumbullohen vetëm futbollistë që luajnë përtej oqeanit, edhe ata që luajnë në skuadra të divizioneve të dyta. Ka nga ata që në Evropë rrinë në stol, por që gjithsesi merren në kombëtare’-vuri Lula në dukje.
Fillimisht Ancelotti kishte përfshirë 10 futbollistë të kampionatit brazilian në skuadrën e tij për miqësoret me Australinë dhe këtë të mërkurë e çoi këtë numër në 11 teksa thirri Matheud Martinelli në vend të Joao Pedros të Chelsea të dëmtuar.
Top Channel