Anglia, Tuchel dhe ‘plaga’ e Botërorit: Mundem vetëm të mbijetoj me të…

17/09/2026 13:09

Tashmë skuadrat kombëtare në Evropë kanë nisur punën për ndeshjet e sezonit të ri në Nations League. Anglia padyshim që nuk bën përjashtim, por në prag të debutimit të Tre Luanëve në këtë kompeticion, trajneri Thomas Tuchel vendosi që të kthehet pak në kohë, te gjysmëfinalja me Argjentinën në Botërorin 2026.

Në atë ndeshje Tre Luanët kryesonin 1-0 deri në minutën e 85 kur Enzo Fernandez barazoi rezultatin e më pas Lautaro Martinez vulosi kalimin në finale të skuadrës Albiceleste me trajnerin gjerman që u vu në qendër të kritikave për ndryshimin e sistemin duke kaluar në një sistem me 5 mbrojtës 19 minuta nga fundi i ndeshjes.

‘Mendova, OK do të mbijetojmë. Kjo është të presësh vdekjen’-tregon Tuchel-nuk kemi zotërimin e topit, nuk po mbrojmë mirë, kemi nevojë për ndihmë’.

Por pikërisht në atë moment, sipas Tuchel, Anglia ndaloi së luajturi.

‘Luajtëm sikur të ishim 4 minuta nga fundi, por në realitet ishim 30-40 minuta-vijon trajneri i Anglisë-Argjentina mori kontrollin dhe ne e patëm të vështirë’

Megjithatë trajneri gjerman refuzoi të bëjë një parashikim se cfarë do të ndodhte po të bënte ndonjë lëvizje tjetër dhe mbrojti logjikën e vendimeve të tij.

‘Nuk e di se çfarë do të ndodhte-tha Tuchel-mund ta torturosh veten pafundësisht dhe të mendosh se nëse do të bëje një zëvendësim tjetër do të kishim fituar ndeshjen. Thjesht, nuk e di këtë. Plaga ime? Do të më duhet të bashkëjetoj me të’.

Top Channel