E hënë, 28 Gusht 2023
20:00
“Jo veshje muslimane në shkollë”/ Franca vendos të ndalojë përdorimin e Ajabas në klasa

Franca do të ndalojë veshjen e rrobave fetare abaja në të gjitha shkollat shtetërore.

19:55
Nesër nis regjistrimi në Universitet/ 43 përqind e maturantëve kërkuan për fakultetin ekonomik

Maturantët kanë mësuar se në cilat universitete kanë fituar të drejtën e studimit dhe duke nisur nga nesër në 29 gusht deri në 11 shtator mund të regjistrohen pranë institucioneve të arsimit të lartë.

19:50
Moti i keq në datat 29-30 gusht, OSSH vendoset në gatishmëri të plotë

Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik.

19:34
Qiratë u dyfishuan/ Rritja më e fortë në bregdet dhe në Tiranë

Qiratë e shtëpive kanë pësuar rritje të konsiderueshme në harkun e pesë viteve ka zbuluar një analizë e Bankës së Shqipërisë.

19:18
Erdogan në Rusi për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave

Turqia njoftoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan “shumë shpejt” do të vizitojë Rusinë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ringjalljen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase, marrëveshje që mund të përdoret si trampolinë për negociata më të gjera të paqes me Ukrainën.

19:18
Media franceze artikull bukurive shqiptare, Rama: Shqipëria është padiskutim destinacioni i kësaj vere

Edhe media franceze “Le Figaro” i është bashkuar “trendit” të promovimit të Shqipërisë.

19:11
Rezidentët e Moskës kërkojnë qetësi mes shtimit të sulmeve të natës me dronë (fotot)

Banorë të Moskës diskutonin sot shtimin e sulmeve me dronë në kryeqytetin rus në dukje nga ushtria e Ukrainës.

19:10
Neuer, pas tetë muajsh në stërvitje, afron rikthimi në formacion i “gardianit”

Manuel Neuer zhvilloi këtë të hënë seancën e parë stërvitore me skuadrën e Bayernit që nga dhjetori i vitit 2022.

18:48
Sot Urani retrogradë, si do të ndikojë te shenjat e zodiakut…

E hëna nis me retrogradën e Uranit dhe kemi lajme të mira vetëm për këto shenja të zodiakut:

18:44
60 vjet që pas fjalimit historik të Martin Luther King Jr

60 vjet pas fjalimit historik që Martin Luther King Jr mbajti në Marshimin në Uashington për Punë dhe Liri, ëndrra e tij vazhdon të jetë një punë në zhvillim e sipër.

18:32
Foto/ Edhe Sarah Berisha me Dj Pm zgjedhin Greqinë! Shijojnë pushimet në fund të verës

Çifti i njohur dhe i dashur i publikut, Dj PM dhe Sarah Berisha, janë duke shijuar disa ditë pushimi.

18:21
Shtetet e Bashkuara dhe Kina bien dakord për bisedime mbi kontrollin e eskporteve

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo tha se ajo dhe homologu i saj kinez ranë dakord të hënën të shkëmbejnë informacione mbi kontrollet e eksporteve të SHBA-së që shqetësojnë Pekinin dhe të krijojnë një grup për të diskutuar çështje të tjera tregtare, por asnjëra palë nuk dukej e gatshme të bënte lëshime për mosmarrëveshjet që kanë dobësuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke i çuar në nivelin më të ulët në dekada.

18:19
Numra rekord emigrantësh afrikanë mbërrijnë në ishullin italian të Lampedusa (fotot)

Autoritetet në ishullin italian të Lampeduza po bënte thirrje për ndihmë prej numrave rekord të emigrantëve që po mbërrijnë në brigjet e tyre. Në dy ditët e fundit raportohet se aty kanë arritur 63 barka me më shumë se 1,800 emigrantë.

18:13
Amerikanët mendojnë se Biden është “shumë i moshuar”, Trump është “i korruptuar”

Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë pajtohen për një gjë: Presidenti Joe Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv në një mandat të dytë.

17:57
Së shpejti Meghan Markle do ta shikojmë si një influencer në Instagram

Meghan Markle, gruaja e Princit Harry, është e vendosur të rimarrë kontrollin e jetës, karrierës dhe pasioneve të saj, tani që ka lënë pas kufizimet dhe nuk është më pjesë e familjes mbretërore.

17:53
DeSantis nxit banorët në Florida të përgatitjen për goditjen e uraganit (fotot)

Guvernatori i shtetit juglindor amerikan të Florida, Ron DeSantis nxiti sot banorët të përgatiten për goditjen e vendit nga stuhia Idalia, që sipas tij do të ashpërsohet në detin e Karaibeve duke u kthyer në një “uragan madhor”, duke prekur brigjet e Gjirit të Meksikës kësaj jave.

17:48
Dështoi te Reali, sulmuesi po mendon tërheqjen nga futbolli

Eden Hazard po mendon tërheqjen nga futbolli.

17:46
Ekspertët: Ushqimet ultra të përpunuara rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Cilat janë ato dhe si mund t’i shmangni?

Ushqimet ultra të përpunuara (UPF) mund të rrisin rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, kanë zbuluar dy studime të reja.

17:36
Prokurorët do të hetojnë shefin e futbollit të Spanjës, Luis Rubiales për puthjen e padëshiruar me Jenni Hermoso

Prokurorët spanjollë kanë hapur një hetim që mund të përfundojë me akuza për abuzim seksual kundër shefit të Federatës së Futbollit të vendit, Luis Rubiales.

17:33
​UNICEF: Një në katër fëmijë në Portugali është i prekur nga thatësira

Një në katër fëmijë në Portugali është i prekur nga thatësira ekstreme, paralajmëroi UNICEF në Portugali të hënën, pasi Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve publikoi një udhëzues për krizën klimatike.

17:28
Talibanët ndalojnë studentet afgane që duan të largohen nga vendi për të studiuar në Dubai

“Pasi talebanët mbyllën universitetet për gratë, shpresa ime e vetme ishte të merrja një bursë që do të më ndihmonte të studioja jashtë vendit”, thotë studentja 20-vjeçare afgane Natkai.

17:22
Marinsi amerikan që thotë se ka vrarë Bin Ladenin, arrestohet për rrahje në Texas (fotot)

Një marins i forcave speciale që ka thënë më parë se qëlloi ndaj Osama bin Laden, ka përfunduar i arrestuar dje në Texas i akuzuar për disa krime dytësore.

17:21
Bllokohen 11 mjete lundruese nga Saranda në Durrës

11 mjete lundruese janë bllokuar në total ditën e sotme nga Saranda në Durrës.

17:13
Denkov: Sofja nuk ndryshon qëndrim ndaj Shkupit

Bullgaria mbetet në pozicionin e njëjtë sa i përket Maqedonisë së Veriut, se duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian lidhur me domosdoshmërinë për ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, në një intervistë për gazetën e Sofjes “24 orë”.

17:04
Anulohen mbi 500 fluturime në Mbretërinë e Bashkuar, kontrolli i trafikut ajror pëson defekt teknik

Pasagjerët ajror në të gjithë Evropën u përballën me vonesa të hënën pasi sistemi i kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar pësoi një problem në “çështje teknike” që rezultoi në kufizime.

16:58
India arrin marrëveshjen për koncesionin gjigant të portit në jug të Iranit (fotot)

India e Irani kanë rënë dakord të mos kërkojnë ndërhyrje të arbitrazhit komercial për veprimet e tyre në portin e Chabahar në juglindje të Iranit, duke i hapur rrugë krijimit të një pike strategjike afatgjatë tregtare mes dy vendeve, njoftonin sot mediat iraniane.

16:57
Veriu i Italisë goditet nga moti ekstrem

Italia e Veriut vazhdon të luftojë kundër motit shumë të keq të hënën, me shumë rajone të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme, stuhitë me bubullima të forta, erërat e forta dhe rrëshqitjet e dheut.

16:54
Krimbi i gjallë gjendet në trurin e gruas australiane! Rasti i parë në botë, mjekët: Oh Zot kjo është e pabesueshme!

Një grua 64-vjeçare kishte kohë që ankohej për harresën dhe depresionin përpara se mjekët të nxirrnin një krimb të rrumbullakët 8 cm që normalisht gjendet tek pitonët.

16:51
Gjatë 24 orëve në vijim priten reshje shiu, Instituti i Gjeoshkencës: Mund të ketë përmbytje

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit.

16:42
Biden, Trump dhe sfidat e tyre në rritje në fushatën presidenciale të vitit 2024

Në fushatën presidenciale të vitit 2024, po shtohen sërish pikëpyetjet mbi kandidaturën e ish-Presidentit Donald Trump pasi ai u dorëzua tek autoritetet në Xhorxhia lidhur me akuzat për manipulim të zgjedhjeve javën e kaluar.

16:36
Grushti i shteti në Niger/ Franca refuzon ultimatumin për largimin e ambasadorit nga Niamey (fotot)

Ambasadori i Francës nuk është larguar nga Niger megjithë një ultimatum prej 48 orësh që iu dha të premten nga autoritetet ushtarake, tha sot me tone sfiduese presidenti Emmanuel Macron.

16:36
“Nuk jam i paduruar”/ Rama mesazh BE: Anëtarësimi i Ukrainës të mos jetë kërcënim për vendet e Ballkanit Perëndimor

Për Ramën, “i gjithë procesi i pranimit nuk është që ne të bindim BE-në që jemi të mirë për ta, por të transformojmë vendet tona”.

16:35
​Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i vështirë, duhet zbatuar marrëveshja bazë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë por duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe Ohër.

16:30
“Çfarëdo që bëjmë nuk është mjaftueshëm”/ Bërnabiç thirrje BE-së në samitin e Bledit: Na jepi një datë

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, ka marrë pjesë ditën e sotme në samitin e Bledit, ku ishin të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

16:18
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, në pranga dy vëllezër. Njëri prej tyre ishte në kërkim

Dy vëllezër në Sarandë ranë në pranga pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës.

16:16
Pamje tmerri nga shpërthimi i pikës së karburantit që lë 1 të vrarë e 40 të plagosur në Bukuresht (fotot)

Pamje të tmerrshme janë shpërndarë në rrjetet sociale ku zjarrfikësit shihen që vrapojnë për të shpëtuar pas një shpërthimi gjigant në një pikë karburanti, te ndjekur me pas nga nje tjetër, ku një person humbi jetën dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur.

16:14
Samiti i Bledit/ Kurti u kërkon vendeve të BE njohjen e Kosovës: Në veri s’ka më konflikte, presim zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar njohjen e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur optimizmin që Prishtina t’i bashkohet familjes evropiane.

16:11
Polonia dhe vendet baltike kërkesë Bjellorusisë: Dëboni menjëherë luftëtarët rusë

Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë ta përzë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner, luftëtarët e të cilit janë duke u strehuar atje pas kryengritjes së dështuar kundër Moskës.

16:10
Ndoti me beton karrexhatën gjatë ecjes në të, ndëshkohet me masë administrative maksimale mjeti i tonazhit të rëndë

Një mjet i tonazhit të rëndë është ndëshkuar me masë administrative prej 100 mijë lekësh, pasi në ecje ndoti me beton karrexhatën. 

15:58
Ish-punëtorët e sigurimit fizik protestë në Kosovë, reagon KEK-u: Nuk kanë kontratë pune

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj protestës së sotme të ish-punëtorëve të sigurimit fizik, ku njofton se në bazë të dokumentacionit të cilin e kanë trashëguar, figuron se njësia “ish Mbrojtja dhe Siguria” ishte ndarë nga KEK-u në vitin 2004, sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

15:41
Taksitë pa shofer/ Kanë dalë në rrugët e Kalifornisë, drejtohen nga robotë

Këtë verë ne Kaliforni, kalimtarët në rrugët e San Franciskos mund të ndahen në dy kampe: vendasit që janë mësuar me një paradë makinash pa shoferë ose turistë mrekulluar që kërkojnë të japin foto nga një vizion i së ardhmes.

15:38
Hipitë protesta kundër drogës/ Komuniteti “Christiana”, të shqetësuar nga trafikantët e drogës

Christiania e Danimarkës, është një vendstrehim për hipitë dhe artistët për më shumë se 50 vjet.

15:31
Varreza gjigante e makinave elektrike shfaqet në Kinë, të gjitha të të njëjtit model (fotot)

Varreza të çuditshme me qindra makina elektrike po shfaqen në Kinë, ku mjetet në dukje të reja lihen për t’u kalbur.

15:19
“20 vite euro-optimizëm”/ Rama nga Samiti i Bledit: Shpresoj ta mbani premtimin për zgjerim në 2030-ën edhe pse se besoj!

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Slloveni, ku së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor merr pjesë në samitin e Bledit – një organizim strategjik i përvitshëm motoja e të cilit këtë herë është “Solidaritet për Sigurinë Globale”.

15:18
Në 8 muaj, 180 armë pa leje/ Më së shumti pistoleta dhe kallashnikov bashkë me drogën

Disa armë iu gjetën të fshehura në banesë Gentjan Hoxhës, i cili u arrestua një natë më parë në zonën e Brrylit në kryeqytet, pasi në makinë iu gjetën armë të ftohta si edhe doza kokaine dhe heroine.

15:15
Polakët u helmuan nga norovirus/ Përhapet nga mungesa e higjienës në ushqime dhe në ujin e pijshëm

Instituti i Shëndetit Publik, në bazë të analizave virologjike ka konstatuar norovirus në lidhje me rastin e helmimit të ekipit të turistëve tri ditë më parë në Vlorë.

15:11
Çfarë i zhgënjeu turistët? Në Sarandë, shërbimi u përkeqësua nga mbipopullimi

Saranda është duke jetuar këto ditë fund gushti pikun e sezonit turistik për këtë vit.

14:58
Basha, homazhe në nderim të ish-prefektit dhe kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Qazim Mulleti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me deputetet demokrate Flutura Açka dhe Merita Bakiu, bën homazhe në nderim të ish-prefektit dhe kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Qazim Mulleti.

14:57
Adani sulmon Lukakun: Jam i zhgënjyer, mendoja se kishte vlera

Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë transferimit te Roma, me verdhekuqtë që po negociojnë për pagën e belgut, para se të kompletojnë huazimin e tij për një sezon.

14:53
Propozohet që deri më 2030 BE-ja dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

14:48
Shkencëtarët tregojnë teknikën e re që mund të zbulojë demencën gjatë gjumit

Shkencëtarët kanë krijuar një shirit koke që mund të zbulojë shenjat e hershme të sëmundjes Alzheimer gjatë gjumit.

14:40
Shkelën rregullat e qarkullimit duke u kthyer në rrezik për ngjarje rrugore, arrestohen 12 drejtues mjetesh në Vlorë

Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Vlorë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

14:27
Macroni thirrje Kosovës dhe Serbisë: Do të rishikohen vizat, nëse nuk sillen me përgjegjësi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

14:24
Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentohet me një motomjet në Krujë/ Shoferi në pranga

Një 41-vjeçar nga fshati Bilaj, Krujë është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin e tij tipi “Volkswagen”, në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar një motomjet.

14:18
51-vjeçari ndërroi jetë në spital, arrestohet një person në Kurbin! Policia: Pas sherrit e la të dëmtuar në kanal

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku një 51-vjeçar humbi jetën për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në kanalin kullues pranë banesës së tij.

14:06
Kosovë/ Përdorues të kokainës, mosha gjithnjë e më të reja

“Kam nisur me marihuanë kur i kam pasur 13 vjet. Tash i kam 39”, rrëfen Agimi për Radion Evropa e Lirë.

14:02
Gara për Kukësin/ PS dhe Rithemelimi kanë gati kandidatët, PD pritet të marrë vendimin

Pavarësisht përpjekjeve për të pasur një kandidat të përbashkët, opozita me shumë gjasë do të shfaqet edhe në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit sërish e përçarë.

13:55
Lajçak takoi Osmanin në forumin Alpbach të Austrisë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në Forumin Evropian Alpbach, në Austri.

13:49
Tjetër goditje në merkato, Vllaznia prezanton një mbrojtës

Vllaznia arrin marrëveshjen me mbrojtësin Dritmir Beci.

13:39
Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, 3 të arrestuar në Korçë

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje.

13:38
Kadastra on line/ Rama: Fluks pune në sistemin digjital, sistemi i vjetër i sekserëve nuk punon më

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga shërbimet që po ofrohen në sistemin digjital të Kadastrës.

13:26
A mund të hani gjalpë nëse keni diabet? Përgjigjja do t’u surprizojë

Diabeti është një sëmundje kronike që kërkon kujdes të veçantë në zgjedhjen e ushqimit.

13:26
Rezistenca ndaj antibiotikëve, një kërcënim në rritje për shëndetin!

Antibiotikët janë një nga zbulimet më të mëdha të shekullit të 20-të në sektorin e mjekësisë dhe luan një rol të madh në trajtimin e pacientëve me çdo lloj sëmundjeje, luftojnë infeksionet bakteriale dhe ndalojnë riprodhimin dhe përhapjen e tyre të mëtejshme.

13:25
Në ndjekje të kriminelit, makina e policisë aksidentohet në Fier

Një makinë policie është aksidentuar në Fier, në zonën lindore të qytetit.

13:15
Luiza e treta në botëror! Atletja shqiptare pati probleme fizike, por ia doli

Luiza Gega bën një paraqitje të mirë në botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

13:11
Zjarret në Evros dhe Rodope, zjarrfikësit në luftë me flakët

Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në Evros dhe Rodope në Greqi.

13:07
“Dëmtohet linja kryesore e ujësjellësit në Bulqizë”/ Shërbimi i UKD: Rasti është denoncuar! Policia hedh poshtë rastin

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Dibër ka njoftuar se ndërprerjen e ujit në Bulqizë, si pasojë e dëmtimit të linjës kryesore të ujësjellësit nga persona të pa identifikuar.

13:04
“Dua drejtësi për djalin”, mamaja e Rubiales nis grevën në kishë: Hermoso, thuaj të vërtetën!

Jose Luis Rubiales është në mesin e një cikloni teksa presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit puthi në mënyrë të papritur futbollisten e kombëtares së Spanjës, Jennifer Hermoso.

12:54
I shpërtheu bombula teksa po e montonte, plagoset 62-vjeçari në Patos

Një 62-vjeçar është plagosur në Patos, pas një shpërthimi me bombul gazi.

12:51
Qeveria franceze e sheh veshjen islamike në shkolla si “sulm politik”

Veshja e fustaneve abaja nga disa vajza myslimane në shkollat franceze është “sulm politik”, tha të hënën zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Olivier Veran, derisa e shpjegoi ndalimin e kësaj veshjeje.

12:30
Fundi i “Kepit të VIP-ave”/ Pas propozimit për martesë, Ronaldo dhe Jori puthen në buzë

Mbrëmjen e djeshme ka qenë finalja e “Kepit të VIP-ave”, ku u finalizua me lidhjen e Mevlanit dhe Livian.

12:29
Balliu sfidon Atleticon: Kam duel direkt me Carrasco, me kombëtaren synoj Europianin

Rayo Vallecano e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në LaLiga, teksa skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares, Ivan Balliu ka koleksionuar dy fitore, ndaj Almerias dhe Grandës.

12:29
Parqet arkeologjike/ Deri në korrik 170 mijë vizitorë! Shifrat janë rritur

Parqet arkeologjike në vendin tonë këtë vit nga muaji janar deri në korrik patën më shumë se 170 mijë vizitorë. 

12:18
Punimet në kryeqytet, transformohet sheshi i pallateve “Liseci”

Sheshi i pallateve “Liseci” është rehabilituar dhe tashmë është bërë sistemimi dhe rregullimi  në njësinë administrative Nr.4. 

12:15
Droga mes të miturve! Elbasan, shtohen përdoruesit në rradhët e adoleshentëve

Për mjekët toksikologë stina e verës shihet gjithmonë si shqetësim për rritjen e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.

12:09
Bashkohen kryeministrat e Ballkanit! Të gjithë në darkën Sllovene, para samitit të Bled

Në Slloveni është mbledhur samiti strategjik i përvitshëm i Bledit. 

12:05
Rehabilitohet blloku urban pranë Rrugës së Qelqit në Kombinat/ Veliaj: Ky është mandati i çdo blloku dhe  rrugice

Blloku urban në afërsi të ish-Fabrikës së Qelqit në Kombinat po rehabilitohet nga Bashkia e Tiranës.

12:00
Luizi dhe Kiara së shpejti prindër? Ish-banori i “BBV2” i tregon të gjitha me këtë foto

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi se Kiara mund të jetë shtatzënë, ku në një foto ajo shihet me barkun e rrumbullakosur, por çifti e ka mohuar.

11:59
“30 mijë ton prodhime deti në vit”/ Rama: Akuakultura, vlerë e shtuar e ekonomisë blu

30 mijë ton prodhime deti parashikohen të arrihen brenda një vit nga akuakultura.

11:51
Irani: Iraku është pajtuar për çarmatimin e militantëve kurdë

Irani dhe Iraku kanë arritur marrëveshje për çarmatimin dhe zhvendosjen e “grupeve të armatosura terroriste” të rajonit kurd të Irakut, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme e Iranit.

11:50
Kathimerini: Greqia, ‘porta’ e Indisë në BE

U deshën 40 vjet që një kryeministër indian të vizitonte Athinën, që kur Indira Gandhi erdhi në Greqi në shtator të vitit 1983.

11:46
Mot me përmbytje, probleme në zonat turistike të Spanjës

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë të dielën Spanjën duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona.

11:45
OnlyFans: Kush është Leonid Radvinsky, pronari i pakapshëm i një perandorie pornografike që ndihmon luftën në Ukrainë?

Fitimet e OnlyFans janë rritur në qiell vitin e kaluar dhe lajmet se pronari i saj fitoi më shumë se 300 milion dollarë në dividentë ka ndezur pyetje të reja rreth manjatit të pornografisë.

11:38
Në proces divorci me Arbenitën, por a e ka takuar Fero vajzën e tij? Kjo foto tregon gjithçka

Arbenita dhe Fero janë drejt divorcit!

11:23
Mungesa e këtyre vitaminave po ju shkakton dhimbje këmbësh

Nivelet e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë për shkak të ndikimit të tyre në sistemin e nervave dhe muskujve të këmbëve.

11:22
Mbajti flamurin serb në trup, reagon nëna e Rita Orës: Të kam bërtitur shumë, më fal!

Ditën e djeshme Rita Ora u komentua dhe kritikua tepër për vendosjen e flamurit serb në trup, gjatë një koncerti në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged.

11:21
Makina përplaset me motorin, plagosen dy të rinjtë italianë në Sarandë

Dy turistë italianë janë plagosur këtë të hënë në Sarandë, pasi teksa udhëtonin me motor, janë përplasur me një makinë.

11:09
Modelja shkon me bikini në aeroport, por ndalohet të hyjë në avion

Një vajzë u ndalua të hipte në avion dhe shkak u bë veshja e saj që u vlerësua si “papërshtatshme”.

11:07
Dy të vdekur, disa të plagosur nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Rusia e sulmoi rajonin Poltava në lindje të Ukrainës gjatë natës së 27 gushtit, duke i vrarë dy persona dhe duke shkaktuar dëme, njoftuan sot autoritetet rajonale.

11:07
Rusia akuzon ish-punonjësin e konsullatës amerikane për spiunazh

Shërbimi i sigurisë FSB ka akuzuar një ish-punonjës të konsullatës amerikane në Lindjen e Largët Ruse për mbledhjen e informacionit në emër të Uashingtonit, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

11:05
I shpallur në kërkim, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër për kultivim të kanabisit

Një 33-vjeçar nga fshati Pepaj, Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga.

11:03
37-vjeçari shqiptar kërcënoi se “do të hidhte ndërtesën në erë”,  dorëzohet pas 36 orë negociata me policinë italiane

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, me probleme të shëndetit mendore, refuzoi shtrimin e detyruar në spital dhe ngriti  barrikadë në shtëpinë që ndan me prindërit e tij, të cilët, nuk ishin të pranishëm në atë kohë. 

10:59
Agjentët e kundërzbulimit ukrainas godasin me sukses bazën ajrore ruse: Shpërthimet ishin spektakolare!

Baza ajrore Kursk në Rusinë perëndimore u dëmtua në një sulm ukrainas gjatë fundjavës.

10:46
Ylli i Hannah Montana arrestohet në Teksas! Nën akuzë për vjedhje dhe dehje në publik

Ylli i Hannah Montana, Mitchel Musso, u arrestua të shtunën me akuzën e vjedhjes dhe dehjes në publik, pasi vodhi një qese me patatina.

10:41
“Nuk doja të rrezikoja me Verstappen, më mirë i dyti”, Alonso: Makina “fluturonte”

Fernando Alonso zhvilloi një tjetër performancë pozitive këtë sezon teksa në Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoort, spanjolli e përfundoi garën në vendin e dytë pas liderit Max Verstappen.

10:29
Armë nga Kosova drejt vendit tonë, kapet në Morinë 26-vjeçari

Një 26-vjeçar u arrestua në pikë kufitare të Morinës, pasi po tentonte të kalonte nga Kosova drejt Shqipërisë armë zjarri.

10:22
Byzylykë elektronik për të kontrolluar emigrantët! Braverman: Do të pengojë zhdukjen e tyre deri sa t’i transferojmë në Ruandë

Qeveria britanike nuk përjashton përdorimin e byzylykëve elektronik për të kontrolluar emigrantët që vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

10:16
Katër emigrantë mbyten në ishullin grek Lesbos

Katër emigrantë janë mbytur në ishullin grek, Lesbos, në përpjekje për ta kaluar detin nga Turqia, njoftoi të hënën Roja Bregdetare e Greqisë.

10:09
Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Durrës, arrestohet një 19-vjeçar

Një këmbësor është përplasur për vdekjen nga një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar në Durrës.

10:06
Plagosen me armë një shqiptar dhe një greke në Athinë/ Nuk njiheshin me njëri-tjetrin, të paqarta rrethanat e ngjarjes

Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 20-vjeçare greke mbetën të plagosur të dielën në mbrëmje jashtë një shkolle në rrugën Panormou në lagjen Ambeloqipi të Athinës.