Rekord pas rekordi, filmi “Odisea” hiri i verës 2026/ Të fshehtat, si u realizua filmi që po bën “kërdinë” në kinematë botërore Parqet arkeologjike në vendin tonë këtë vit nga muaji janar deri në korrik patën më shumë se 170 mijë vizitorë.
Sipas tabelës më të dhënat e publikuar nga Ministria e Kulturës krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve është rritur dukshëm. Ndër parqet arkeologjike, Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë është gjithashtu një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë. Parku Arkeologjik Bylis është një nga sitet unik në vendin tonë, për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik. Nga ana tjetër turistë të kombësive të ndryshme janë vizitorët e përditshëm të pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar.
Në Pavionin e Lashtësisë gjenden 585 objekte. Objektet e paraqitura aty nisin me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet qartë në trojet tona. Mënyra e jetesës pasqyrohet në vendbanimin e Trenit, ndërtimet palafite në Maliq të Korçës dhe pranë tokave bujqësore.
Kultura e Komanit dëshmon për vazhdimësinë iliro-arbërore e shprehur në objektet arkeologjike, toponimi dhe në objektet etnografike. Objektet e paraqitura në vitrinat e tjera i përkasin periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit.
Top Channel