Në proces divorci me Arbenitën, por a e ka takuar Fero vajzën e tij? Kjo foto tregon gjithçka

28/08/2023 11:38

Arbenita dhe Fero janë drejt divorcit!

Ky vendim i modeles është marrë kur ajo u dhunua dhe u kërcënua me jetë nga ish-reperi në shtëpinë e tyre. Pas këtij incidenti, ajo së bashku me vajzën është larguar nga shtëpia dhe vendosi që të divorcohej. Këtë vendim e ka treguar vetë modelja përmes një video në rrjetet sociale.

Por si është raporti mes Feros dhe vajzës së tij? A e ka takuar atë pasi ka dalë nga qelia? Kjo ka qenë kureshtja e shumë personave dhe vetë Fero së fundmi, ka treguar se është takuar me vajzën e tij Nina.

Përmes një foto në Instastory ai shihet pranë Ninës e cila po falej.

Fero ka habitur të gjithë fansat e tij me lajmin që dha para ca ditësh, ku tregoi se do hiqte dorë nga muzika dhe do i përkushtohej fesë islame. Menjëherë pas këtij lajmi, edhe numri i fansave në Instagram i është rritur.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel