E mërkurë, 15 Prill 2026
19:08
Dita e dytë e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, komanda amerikane: Asnjë anije iraniane nuk ka kaluar në 48 orët e fundit

Ushtria amerikane tha se kishte penguar anijet të largoheshin nga portet iraniane gjatë 48 orëve të para të bllokadës detare të imponuar nga SHBA-të ndaj Iranit.

18:52
“Fermerët do e kenë naftën pa taksë”/ Berisha nga Berati: Shqiptarët mbushin makinat në vendet fqinje, ne do barazojmë…

Nga takimi me fermerët në Berat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se nëse vjen në pushtet, PD do të pesëfishojë grantet për fermerët.

18:48
Juventus, Milik ‘i mallkuar’, polaku pëson një tjetër dëmtim muskular

‘Mallkimi’ vazhdon për Arkadiusz Milik. Futbollisti polak që u kthye në mesin e muajit mars pas një peridhe të gjatë dëmtimi është i detyruar të ndalet përsëri.

18:47
Horror, arbitri ekzekutohet me armë zjarri në mes të ndeshjes…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ekuador, ku arbitri i futbollit Javier Ortega është vrarë me armë zjarri në mes të një ndeshjeje, duke shkaktuar panik të madh te lojtarët dhe tifozët e pranishëm.

18:39
Kampionët e Shqipërisë zyrtarizojnë përforcimin e radhës, mbrojtësi nigerian do të jetë gati për sezonin e ardhshëm

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar një përforcim të ri në mesfushë në prag të fundit të sezonit, duke afruar futbollistin nigerian, Benjamin Akindoyo.

18:28
Meloni pret Zelenskyn në Romë: Italia dëshiron të prodhojë dronë bashkë me Kievin, mbështetja për Ukrainën ka rëndësi strategjike

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, zhvilloi sot një takim në Romë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

18:27
Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut, kabineti izraelit i sigurisë shqyrton mundësinë e një armëpushimi në Liban

Kabineti izraelit i sigurisë do të diskutojë një armëpushim të mundshëm me Libanin sot, sipas një burimi izraelit.

18:10
Barcelona, Laporta nuk përmbahet: Arbitrimi, një turp, i papranueshëm dhe i patolerueshëm

‘Është një turp, e papranueshme’-Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk u përmbajt dhe foli me një gjuhë shumë të ashpër në lidhje me arbitrimin e sfidës së Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid në çerekfinale.

18:05
Ekskluzive/ Trajneri Daja përplaset me mesfushorin Goudiaby, e dërgon të luajë me Dinamon B

Kur u duk se Dinamo po kthehej në ditët e saj më të mira, ekipi kryeqytetas u ndal vetëm me një barazim 1-1 në Ballsh përballë Bylisit. Ndeshja u kushtëzua më së shumti nga një nga karton i kuq tejet naiv i Goudiaby, i cili mori dy të verdhë në harkun e vetëm dy minutave, 66-të dhe 68-të.

18:03
Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me ish-konkurrentët e BBVIP?

Para pak kohësh ish-banori i Big Brother VIP 5 Keijsi, deklaroi në Top Albania Radio se nuk ishte më në një lidhje romantike me Inën, me të cilën nisi marrëdhënien brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

17:54
Intensifikohen negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, zyrtari i lartë pakistanez drejt Teheranit për të përcjellë një mesazh nga Uashingtoni

Marshalli i Pakistanit, Asim Munir, i cili është një ndërmjetës kyç  nw negociatat midis SHBA-së dhe Iranit, ka mbërritur në Teheran si kreu i një delegacioni të nivelit të lartë, thotë ushtria e vendit.

17:51
‘Artikull fyes’, Marina Berlusconi reagon ashpër, mohon përfshirjen në politikë dhe sulmon gazetarin: Gjuhë prej një shpellari

Marina Berlusconi ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar në Il Fatto Quotidiano, duke hedhur poshtë çdo sugjerim për përfshirje të saj në politikë dhe duke e cilësuar shkrimin si fyes dhe mizogjin.

17:49
Goditja e grupit kriminal të trafikut të kokainës, SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen mbi 12 mln euro dhe 89 automjete, lëshohen 11 urdhër-arreste

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka goditur një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, duke iu sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro.

17:48
Ministrja Sala në takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel: Do forcojmë sistemin shëndetësor, mbetemi të fokusuar në rrugën europiane

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi ditën e sotme një takim me Komisionerin Várhelyi në Bruksel, ku u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë tek Kapitulli 28 për shëndetin publik.

17:42
Juventus, Spalletti ëndërron ende Osimhen, por problemi është sërish…Napoli

Pas rinovimit me Spallettin, Juventusi ka vetëm një objektiv për sezonin e ardhshëm; fitoren e titullit. Trajneri toskan ishte i qartë me klubin dhe pret të paktën një përforcim të rëndësishëm për repart.

17:37
Jamal reagon pas eliminimit: Dështuam, por nuk dorëzohemi, Championsin e sjell në Barcelonë një ditë

Nga humbja edhe mëson dhe kjo duket se ka ndodhur me Lamine Yamal. Pas eliminimit nga Champions League në betejën me Atletico Madrid, 18-vjeçari ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale.

17:35
Djegia e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, Braçe shkon në vendngjarje: Hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale ndaj kujtdo

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shkuar sot në ambientet e pallatit të djegur ditën e djeshme pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

17:30
Rëndohet bilanci/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi me armë në shkollën në Turqi, 13 të plagosur

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën jugore të Kahramanmaraş në Turqi, raportoi transmetuesi NTV.

17:23
Përfshihet nga flakët automjeti në Sarandë, pronari ishte dënuar më parë për marrëdhënie seksuale me të mitur

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen nr. 4 të Sarandë, duke u djegur plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

17:22
Punonte murator në Shqipëri, 32-vjeçari arrestohet duke shpërndarë drogë në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge, vetëm dy ditë pasi kishte mbërritur në vendin fqinj. Të hënën e shkuar, gjatë pasdites, në një rrugë bregdetare të Marotës, karabinierët vunë re një skuter që lëvizte çuditshëm para se t’i afrohej një makine.

17:21
SPAK goditi grupin ndërkombëtar të kokainës, zbardhen 8 episode të trafikimit në drogës në vitin 2020 nga Peruja në Holandë

SPAK ka zbardhur tetë episode të trafikimit të kokainës në vitin 2020, nga një grup që ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë.

17:06
Si ‘Bonnie dhe Clyde’ grabitën vilën luksoze në MB, dalin pamjet kur shqiptari me të dashurën dhe grupin e shokëve “përpijnë” kasafortën

Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar së fundmi një video që tregon momentin kur dy nga anëtarët e bandës shqiptare prej disa personash kryejnë vjedhje masive në shtëpi luksoze dhe dyqane në Mbretërinë e Bashkuar.

17:02
Ushtria shqiptare dhe amerikane stërvitje të përbashkët me dronë, Ambasada Amerikane në Tiranë: Bashkëpunim që do të përparojë gatishmërinë mbrojtëse

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lajmëruar se ushtria amerikane dhe ajo shqiptare kanë kryer stërvitje të përbashkët mbi operacionet me dronë.

17:00
“Nuk jemi vetëm numra”/ Pas debatit në Samitin e Diasporës Balla pret në Kuvend juristen Eva Baçi, çfarë u diskutua

Pas debatit në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka pritur në Kuvend juristen shqiptare Eva Baçi, e cila jeton në Itali. 

16:55
Ra në kontakt me elektricitetin teksa po peshkonte, humb jetën një person në Lezhë

Një person ka humbur jetën në Shënkoll të Lezhës pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me elektricitetin.

16:51
Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu përplaset me Ballën: Projektligji për shtetësinë është i njëjtë me ‘pasaportat e arta’ që ndaloi BE-ja

Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu, është përplasur me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë diskutimeve për projektligjin e ri për shtetësinë.

16:51
Teherani vlerëson dëmet e luftës në 270 miliardë dollarë, kërkon kompensim nga vendet e rajonit

Irani po kërkon kompensim për dëmet e shkaktuara nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke vlerësuar humbjet totale direkte dhe indirekte në rreth 270 miliardë dollarë, ndërsa përpjekjet diplomatike nga vendet e rajonit për t’i dhënë fund konflikteve vazhdojnë.

16:47
“Ekstradimi më çon drejt vdekjes”/ Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtim çështjen e ish-policit nga Bangladeshi

Gjykata e Lartë ktheu për rishqyrtim çështjen e ekstradimit të Sohel Rana Shehik, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit që të marrë informacione shtesë nga Bangladeshi për ish-policin i cili akuzohet në vendin e tij se ishte angazhuar në një kompani që përmes një skeme online shkaktoi një dëm tek qytetarët prej 93 milionë euro.

16:24
Starmer i drejtohet Trumpit për Iranin: Nuk do të ndryshoj mendje, nuk do marrim pjesë në këtë luftë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se nuk do të përkulet para presionit për t’u përfshirë në një luftë me Iranin, duke thënë se konflikti nuk është në interesin kombëtar të vendit.

16:22
Kosova bllokoi importin e bagëtive nga Shqipëria për shkak të shpërthimit të murtajës në Dibër, reagon AKVMB: U asgjësuan kafshët e mbetura në fermë

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka reaguar pas shfaqjes së një rasti të izoluar të murtajës së bagëtive të imëta në një fermë në Shupenzë.

16:16
BBC do të shkurtojë deri në 2,000 vende pune, shkurtimi më i madh i stafit që nga viti 2011

BBC do të shkurtojë deri në 2,000 vende pune në një nga ristrukturimet më të mëdha për transmetuesin publik britanik në një dekadë.

16:14
E rëndë në Tiranë, 44-vjeçari humb jetën nga arresti kardiak, gjendet në shkallët e pallatit ku jetonte

Policia e Tiranës raporton një rast të rëndë në lidhje më një 44-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në kryeqytet. Dyshimet e para janë për arrest kardiak.

16:03
“Kishte probleme me zemrën, nuk donte të lëvizte”/ Zjarrfikësi rrëfen për TCH momentin e shpëtimit të të moshuarës: Si e binda të largohej nga banesa

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

16:01
Kanosi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe përplasi qëllimisht automjetin e tij, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohet “Range”

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi ka kanosur dhe dhunuar një 33-vjeçar.

15:53
Aksione në Tiranë dhe Krujë, policia arreston dy të rinj për shitje të lëndëve narkotike

Policia e Krujës dhe ajo e Tiranës kanë goditur dy raste të tregtimit të lëndëve narkotike, teksa kanë bërë të mundur arrestimin e një 19-vjeçari me iniciale A. M. dhe 30-vjeçarit A. K.

15:39
Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron largimin e Presidentit, nxjerr videon e ish-rivalit Orban në ballkonin ngjitur: Çfarë mendoni se po lexon?

Një moment i veçantë është regjistruar në Hungari, ku kryeministri i ri Péter Magyar u përball rastësisht me ish-kryeministrin Viktor Orbán.

15:32
E rëndë në Greqi, tre të rinj drogojnë 19-vjeçaren deri në vdekje, mes autorëve edhe një shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kelafonias në Greqi. Tre të rinj, mes tyre një shqiptar dyshohet se kanë droguar një 19-vjeçare deri në mbidozë, çka i ka shkaktuar asaj vdekjen prej sulmit në zemër.

15:28
Samiti i diasporës, diskutimi për të shpëtuar gjuhën arbëreshe që po shuhet mes folësve të saj në Itali

Dita e tretë dhe e fundit e Samitit IV të Diasporës nisi me Mëngjesin e Vëllazërimit në kuadër të sesionit me temë “Trashëgimia e së Shenjtës”, që i referohet pasurisë shpirtërore dhe materiale të lidhur me besimin që ka formësuar identitetin tonë kombëtar, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

15:20
Heroi që shpëtoi banorët, zjarrfikësi rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në banesën e saj: Më tha më lër të digjem

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

15:01
Kanosën 30-vjeçarin në Vlorë dhe i kërkuan 30 000 euro, arrestohen 3 autorët

Kanosën një 30-vjeçar, që t’iu jepte 30 000 euro, dhe i morën automjetin atij, falë veprimeve të shpejta të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas.

14:46
Greqia nënshkruan marrëveshjen për fillimin e shpimeve për “Bllokun 2” në Jon, vlerësohet deri në 270 miliardë metra kub gaz natyror

Një hap të rëndësishëm ka hedhur sot Greqia për projektin e kërkimit të hidrokarbureve në “Bllokun 2”, në veriperëndim të Jonit, pasi u firmos kontrata që hap rrugën për shpimin e parë kërkimor në det të hapur pas më shumë se 40 vitesh.

14:45
Video/ Pamje dramatike nga sulmi në shkollën në Turqi, nxënësit e frikësuar hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave

Disa pamje dramatike janë publikuar nga mediat për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë në Turqi në në provincën juglindore të Kahramanmaras.

14:35
Tragjike në Itali/ Gruaja dhe burri humbin jetën pasi bien nga ballkoni i banesës, nisin hetimet për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bisceglie të Italisë, ku një çift ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tyre gjatë një konflikti familjar.

14:30
Kishte fshehur armët e babait brenda në çantë, autori i sulmit në Turqi një nxënës i klasës së 8-të

Një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën juglindore të Kahramanmaras në Turqi ka lënë të vdekur katër persona dhe 20 të tjerë të plagosur.

14:30
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, 4 të arrestuar, shpallet në kërkim administratori i “Arlis”. Dëmtohen 71 shtëpi, kompania: Do rindërtojmë fasadën dhe apartamantet

Policia ka arrestuar mesditën e sotme katër persona pas zjarrit që përfshiu një pallat pranë Farmacisë 10 në Tiranë një ditë më parë.

14:18
Zjarri në kompleksin e banimit, policia njoftim zyrtar: Katër të arrestuar, nis hetimi për pronarin e pallatit. Shkak dyshohet…

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se 4 persona janë arrestuar, pas zjarrit që përfshiu pallatin pranë QSUT një ditë më parë, ndërsa hetimi penal ka nisur edhe për pronarin e pallatit.

14:16
Kategoria Superiore në fazat e fundit të saj, Drejtori i Garave në FSHF: Kampionati i hapur, ja si ndahen shpërblimet financiare

Kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore dhe të gjitha llogaritë janë të hapura, si në garën për një vend në Final Four ashtu edhe për mbijetesën. Në këtë moment vetëm Vllaznia e ka prerë zyrtarisht biletën për në Final Four, dhe tani gara është për 3 vendet e tjera.

14:01
“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative

“Nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie”, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

13:56
Trump i kërkon presidentit kinez të mos i dërgojë armë Iranit: Ai ka nevojë për naftë… ne jo

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se Kina është e gatshme t’i furnizojë Iranit me armë. Megjithatë, presidenti amerikan deklaroi se ka angazhimin e presidentit kinez se kjo nuk do të ndodhë.

13:51
Paulo Roberto Falcao vë bast mbi Ancelottin: Brazili do të fitojë Botërorin falë tij

‘Brazili do të fitojë Botërorin, ka sulmues shumë të fortë dhe në stol është Carlo Ancelotti. Më pas shoh Francën dhe Spanjën. Sigurisht topi është i rrumbullakët dhe do të vendosin episoder, por për mendimin tim në fund do të fitojë skuadra e Carlos’-ky është parashikimi i bërë nga Falcao, dy muaj përpara fillimit të Botërorit të kësaj vere.

13:49
Takim historik Liban-Izrael, përballja e parë që nga viti 1993: “Zhdukni” Hezbollahun

Përfaqësues izraelitë dhe libanezë u takuan për herë të parë pas më shumë se tre dekadash për bisedime të drejtpërdrejta politike, një ngjarje kjo që u përshkrua nga Shtetet e Bashkuara si një “moment historik”.

13:47
38 vite burg për bandën në Angli/ Shqiptarët grabitën dhjetëra banesa luksi, 3 milionë paund vjedhje, gjithçka i gjenin online

Janë dënuar me 38 vite burg një bandë shqiptare plaçkitësish të banesave që operonin në pjesën më të madhe të Anglisë qëndrore dhe veriperëndimore, të cilët arritën të vidhnin sende ku vlera totale sipas medias shkonte në afro 3 milionë stërlina.

13:30
“Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi”/ Zjarri në Tiranë, Rama: Nuk mund t’i lëmë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin që ra pasditen e së martës në një pallat pranë spitalit “Nënë Tereza”.

13:28
Tronditet sërish Turqia, një tjetër sulm me armë në shkollë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Turqia është tronditur sërish sot, pas një sulmi të armatosur në një shkollë.

13:24
Besiktasi pendohet për Muçin, paraqitja e sulmuesit kuqezi bën “Shqiponjat” të mendojnë për rikthimin

Edhe pse Ernest Muçi po bën shumë mirë te ekipi i Trabzonspor, drejtuesit ende nuk e kanë ndarë mendjen për të blerë ose jo kartonin e sulmuesit shqiptar.

13:17
Trumpit “nuk i del e keqja” me Melonin: Irani me bombën atomike, e hedh në erë Italinë

Donald Trump shprehet i shokuar nga qëndrimi i Giorgia Meloni. “Nuk do që të ndihmojë në luftën tonë kundër Iranit”, tha ai në një bisedë telefonike për Corriere della Sera.

13:16
Foto/ 4.5 milionë euro të shpenzuara për video të nxehta? Si qëndron e vërteta mes sulmuesit të Arsenalit dhe modeles seksi

Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres është bërë shënjestër e një lajmi të rremë që ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe disa media, duke pretenduar në mënyrë të pavërtetë se ai ka shpenzuar rreth 4.5 milionë euro në platformën OnlyFans për përmbajtje të krijueses Sophie Rain.

13:07
Paulo Dybala mes Romës dhe…Milanit, ‘Corriere Della Sera’: Do t’i pëlqente të luante me kuqezinjtë

Paulo Dybala mund të transferohet te Milani në qershor. Kjo është hipoteza më e fundit e ngritur nga e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas i cili nuk është i sigurt se do të qëndrojë në kryeqytetin italian.

13:04
Ligji për portet turistike, reagon BE: Ndryshimet duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona

Kuvendi miratoi pak ditë më parë projektligjin portet turistike, duke duke i hapur rrugë investitorëve strategjikë të ndërtojnë porte turistike pa kaluar nga procedura e koncesionit.

13:02
“Nuk mund të vendosni kë të hiqni nga rendi i ditës dhe kë jo”/ Debat në Këshillin e Mandateve, Peleshi i përgjigjet Korreshit: Sot vetëm do…

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në ambientet e Kuvendit ka sjellë debate mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, pasi PS ka sjellë disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

13:00
Parandalohet tragjedia në një shkollë të mesme në Oklahoma, drejtori përballet me sulmuesin, plagoset në këmbë

Është parandaluar një tragjedi e mundshme në një shkollë të mesme në Oklahoma, ku drejtori i institucionit u përball me një person të armatosur.

12:56
Serbia armatoset, gati të nënshkruajë kontrata të reja për pajisje ushtarake. Justifikohet Vuçiç: Siguria më e ndërlikuar nga Prishtina, Tirana e Zagrebi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.

12:53
Spanja afrohet me Kinën: Aleate strategjike, jo rivale ekonomike dhe gjeopolitike

Spanja ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm në Europë në mbështetje të zgjerimit të tregtisë me Kinën dhe të trajtimit të këtij vendi si aleat strategjik, e jo si një rival i rrezikshëm ekonomik dhe gjeopolitik.

12:50
VIDEO/ Zjarri që ‘përpiu’ pallatin pranë QSUT, shikoni si janë shkrumbuar apartamentet në brendësi

Top Channel ka siguruar pamjet nga brenda apartamenteve që u shkrumbuan nga zjarri që përfshiu një pallat shumëkatësh përballë QSUT-së.

12:50
Bllokada mbi bllokadën, rreziku i lëvizjes së Trumpit në Gjirin e Hormuzit

Që nga 13 prilli kur hyri në fuqi bllokada detare e Washingtonit në Ngushticën e Hormuzit, marina e Shteteve të Bashkuara ka detyruar tetë anije cisternë të lidhura me Iranin që të ndryshojnë drejtim.

12:43
“Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore deri në fund të korrikut”, Kushtetuesja zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve, si u ndanë votat

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, pas padisë së këtyre të fundit, duke vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve.

12:42
“Zorba the Greek” në Tiranë/ Shfaqja e instrumentistit grek në TKOB dhe qytetet e tjera të vendit

Melodia e instrumentit tradicional grek të buzukut do të mbushë skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit që po përgatit një shfaqje jo të zakontë për skenën shqiptare, me pjesëmarrjen e Panagiotis Libanovnos.

12:38
Italia/ Ruggeri e Zaniolo u lanë jashtë kombëtares, marrin revanshin ndaj Barcelonës e Milanit

Në harkun e 4 ditëve, u bënë protagonistë në fushën e lojës dy futbollistë që u lanë jashtë kombëtares italiane nga Gennaro Gattuso dhe bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo dhe Matteo Ruggeri. Futbollisti i Udineses dhe ai i Atletico Madrid konfirmuan paraqitjet e tyre në muajt e fundit.

12:32
Tensione në aksionin për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, IMT shemb biznesin e këshilltarit të bashkisë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër ka vijuar edhe këtë të mërkurë, duke përfshirë këtë herë edhe një përfaqësues të së majtës në Këshillin Bashkiak.

12:25
Sherri mes të rinjve në Korçë/ Policia arreston 19-vjeçarin që plagosi të miturin, nis procedimi edhe për tre të tjerë

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja lidhur me një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku janë përfshirë disa shtetas, kryesisht të rinj.

12:21
Zjarri në pallatin shumëkatësh pranë QSUT/ Qytetarja kërkon shoqen e saj: Jetonte vetëm, e ka celularin të fikur

Banorët dhe të afërmit e personave që humbën banesat nga zjarri që ‘përpiu’ pallatin shumëkatësh, kanë treguar detaje nga ngjarja.

12:16
“Aty ku luan Daku, nuk i takon dot prindërit e tij sepse…”/ Ligji për shtetësinë përplas Ballën me Shehun, demokrati: Zëvendëson shqiptarët me të huajt

Me propozim të Taulant Ballës, kryetar i grupit parlamentar socialist, në komisionet parlamentare nisi diskutimi i ndryshimeve të ligjit për shtetësinë shqiptare që marrin të huajt.

12:08
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Një plan rezervë për të siguruar që Evropa të mund të mbrojë veten duke përdorur strukturat ekzistuese ushtarake të NATO-s, në rast se SHBA largohet, po fiton terren pasi ka marrë mbështetjen e Gjermanisë, një kundërshtare afatgjatë e qasjes për të vepruar e vetme.

12:01
Simeone thumbon Lamine Yamal: Duhej të kisha frikë një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tregolësh

Tani me kualifikimin në xhep të Atleticos së tij dhe një ndeshje të komplikuar të lënë pas krahëve, është e lehtë për të folur, por Diego Pablo Simeone nuk i kurseu thumbat në drejtim të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal

12:00
Kosova bllokon importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria: Shkak shpërthimi i murtajës së bagëtive të imta në Dibër

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta, e njohur si Peste des Petits Ruminants (PPR), në Qarkun e Dibrës.

11:56
“E kam blerë 150 mijë euro”, humbi banesën nga zjarri, qytetari: Natën e kam kaluar jashtë, s’kam njeri këtu

Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri ditën e djeshme pranë QSUT-së, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka treguar se ka humbur banesën e tij nga flakët.

11:55
Urdhër-arresti nga SPAK për përfshirje në trafik droge, kush është Mir Pepa?

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për përfshirje në trafik droge si grup i strukturuar kriminale, mes tyre edhe biznesmeni Mir Pepa, një person i njohur për policinë.

11:55
Gjyqi për dosjen “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës, kryeministri Rama dhe Taulant Balla do të thirren si dëshmitarë

Me SPAK-un neutral as pro dhe as kundër për thirrjen si dëshmitar të Edi Ramës dhe me avokatët e të pandehurve që insistojnë dëshminë e kryeministrit, gjykata e posaçme vendosi. Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani për të folur për ‘Partizanin’ për kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

11:52
Asllani përgatit valixhet, Besiktasi e blen mesfushorin vetëm kur Interi të bëjë ulje me 50%

Besiktas po reflekton mbi blerjen e kartonit të Kristjan Asllanit. Mesfushori i Shqipërisë u huazua nga Inter te “shqiponjat” e Stambollit në merkaton e janarit, por duket se situata ka marrë tjetër kthesë.

11:49
Kosova pa President, Konjufca i gatshëm për zgjedhje: Nëse ky është vullneti i opozitës…

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i partive opozitare.

11:45
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja sa do të shitet benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vend.

11:37
Trump “harron” shpejt aleatin e tij Viktor Orban: Peter Magyar është njeri i mirë

Edhe pse bëri fushatë për Viktor Orban, presidenti i Shteteve të Bashkuara e quan Peter Magyar ‘një njeri të mirë’.

11:37
Arsenal dhe Reali i Madridit në udhëkryqin e sezonit, nata e gjatë e Artetës dhe Arbeloas

Kur bëhet fjalë për Arsenalin, sezonet futbollistike nuk janë asnjëherë të qeta; edhe atëherë kur duket se gjithçka shkon vaj dhe se mund të jetë viti i duhur për triumfet e mëdha. Mikel Arteta tentoi; lëmë mënjanë lojën e bukur dhe të përqendrohemi te pikët edhe pse ato vijnë me goditjet standarde ku bllokimi i portierit është në limit apo vonesave në lojë nga rrëzimet e shpeshta në fushë.

11:28
“Mbështesin Shqipërinë në BE”, Gjekmarkaj takohet me kryetarin e parlamentit suedez, deputeti i PD: I shpreha edhe shqetësimet e opozitës dhe linçimin ndaj Berishës

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim zyrtar në Suedi me Kryetarin e Parlamentit atje, Andreas Norlen, Nënkryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Morgan Johansson dhe deputetin Fredrik Ahlstedt.

11:24
Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi legjendar i Real Madridit

Klubi i Real Madrid ka njoftuar ndarjen nga jeta të një prej figurave të tij historike, José Emilio Santamaría, në moshën 96-vjeçare.

11:16
Një ndër më të mirët në fushë, Mitaj shkëlqen në kualifikimin e Al Ittihad në Championsin Aziatik

Mitaj rikthehet në fushë me Al Ittihadin, si ndër më të mirët në takimin që i kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike.

11:10
Zjarri përpiu pallatin 12 katësh pranë QSUT, zjarrfikësit heronj në krye të detyrës gjatë gjithë natës

Geron Imeraj dhe Andys Gjoshi janë dy nga dhjetëra zjarrfikës që kanë luftuar me flakët që përfshinë pallatin 12 katësh përballë QSUT një ditë më parë.

11:05
Chivu i mbyll gojën kritikave, Interi gati të shpërblejë trajnerin rumun me rinovim të kontratës

Në fillim të sezonit kishte shumë pikëpyetje, por Cristian Chivu ka arritur të përmbysë çdo parashikim duke u shndërruar në protagonist te Inter.

11:00
Foto-lajm/ Dhjetëra apartamente të përfshira nga flakët, ja çfarë mbeti nga pallati që u dogj dje pranë QSUT-së

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat, pjesë e një kompleksi, në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

10:58
Zjarri shkatërrues në pallatin në Tiranë, Inspektorati i Përgjithshëm: Ngrihet grupi i punës, inspektim i menjëhershëm për zbulimin e shkaqeve

Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me zjarrin e madh që shkrumboi pallatin në Tiranë, duke zbuluar se është ngritur grupi i punës për inspektim i menjëhershëm të shkaqeve të këtij aksidenti.

10:56
Goditje të rënda për Liverpoolin dhe Francën, ylli i sulmit humb Botërorin dhe fillimin e sezonit të ardhshëm

Klubi i Liverpool ka marrë një lajm tronditës, pasi sulmuesi Hugo Ekitike pritet të mungojë për rreth nëntë muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë.

10:54
Seanca për kryebashkiakun e Tiranës/ Zbardhen diskutimet, Ndreca kërkon shtyrjen e gjykimit. Dumani: Burgjet s’kanë marrë masa për njoftimin e tij

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurit e tjerë është shtyrë për në 27 prill.

10:48
Malago do Allegrin në krye të Italisë/ Milani nis nga puna për të zëvendësuar trajnerin, kush janë emrat që përfliten

Giovanni Malago konsiderohet kandidati kryesor për t’u bërë presidenti i ri i FIGC, ndërsa vendimi final pritet të merret pas zgjedhjeve të ardhshme.

10:47
Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, vihet në pranga 38-vjeçari në kryeqytet, zbulohen katër raste

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi rezulton autor i disa vjedhjeve në kryeqytet.

10:42
Kritikoi ashpër arbitrimin në Atletico-Barcelona, Raphinha mund të ndëshkohet nga UEFA

Raphinha nuk e fshehu frustrimin e tij në mbrëmjen e së martës pas përfundimit të ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Barcelonës në Metropolitano.

10:34
Dyshime për skema mashtruese me TVSH dhe fshehje të ardhurash, goditen 6 shoqëri, Prokuroria e Tiranës sekuestron mbi 73 mln lekë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe bllokuar 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

10:27
Gjyqi në themel për Veliajn, shtyhet sërish seanca, ja kur do të mbahet procesi gjyqësor i radhës

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë.

10:21
I përfshirë në skandal vëllai i tij, Mbreti Charles “refuzon” të takohet me të mbijetuarat e abuzimeve të Epstein gjatë vizitës në SHBA

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla nuk do të takohen me të mbijetuarit e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein gjatë vizitës shtetërore në SHBA këtë muaj.

10:15
Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, nis seanca, familja e Afrim Bunjakut kërkon burg përjetë për të akuzuarit

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e njohur si “Banjska”, ku tre të akuzuarit janë sjellë përballë trupit gjykues për vazhdimin e procesit.

10:11
Samiti i IV i Diasporës, aktiviteti nis me “Mëngjesin e Vëllazërimit”/ Të pranishëm kryeministri Rama dhe përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare

Ditën e sotme po vijon në ditën e tretë Samiti i IV i Diasporës, aktivitetet që nisi me “Mëngjesin e Vëllazërimit”, ku përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare do të japin mesazhe bashkimi dhe harmonie, mes tyre Imam Rifat Alili, Dom Pjetër Popaj, Nikodhim Preston dhe të tjerë.