E premte, 16 Tetor 2026
21:33
Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

Godina e Bashkisë Shkodër është sulmuar pasditen e sotme me gurë dhe bombë molotov nga një grup të rinjsh të maskuar.

21:28
Shkroi kundër dhunës në protestë, aktori Hervin Çuli në Top Story: Vandalizuan derën e banesës sime, gjeta një “X” të madh. Shteti ra, ka mbetur të marr armën

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, i ftuar në Top Story me Grida Dumën, ka zbuluar se hyrja e banesës së tij është vandalizuar dhe është kërcënuar pas shkrimeve të bëra kundër dhunës në protestë.

21:16
Inter, Chivu me ‘dhimbje koke’, probleme fizike edhe për Benjamin Pavard

Interi sheh që infermieria e tij të popullohet. Pas Lautaro Martinez, në listën e të dëmtuarve shtohet edhe Benjamin Pavard.

21:09
FOTO/ Mes protestuesve dhe policisë, babai shfaqet me vajzën e vogël në krah

Një pamje që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme në protestën që po zhvillohet prej orëve të mëngjesit në Tiranë.

20:53
Krim i rëndë në Itali/ Çifti gjendet i pajetë në banesë, zbulohen mjete me gjurmë gjaku në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mirandolës, në provincën e Modenës, Itali, ku një çift të moshuarish është gjetur i vrarë dhe me kokat e prera brenda banesës së tyre. Si i dyshuar kryesor për krimin është ndaluar djali i gruas, 54-vjeçari Daniele Tavoni.

20:26
Kategoria Superiore/ Teuta nuk ka rivalë, mposht edhe Dinamon dhe ruan kreun e klasifikimit

Teuta e Edlir Tetovës nuk di të ndalet në këtë fazë të Kategorisë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon në ndeshjen e javës së 7 me rezultatin 2-0 dhe shkon në kuotën e 19 pikëve duke e ruajtur kreun e klasifikimit.

20:21
Dy shqiptarë të Kosovës shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosjes

Dy shtetas nga Kosova, të ardhur nga Prishtina, janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

20:19
Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare

Bashkia e Vlorës është blinduar, duke vendosur hekura mbrojtës në dyert kryesore të godinës dhe në dritaret e katit të parë.

20:05
“26 të arrestuar me shenja dhune në Bllokun e Sigurisë”/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani: Të miturit u morën në pyetje pa prindër dhe psikolog

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka bërë publike gjetjet paraprake të monitorimit të kryer gjatë protestave të katër ditëve të fundit, duke evidentuar mbipopullim në komisariate, persona me shenja të dukshme dhune dhe shkelje të pretenduara të të drejtave të të miturve.

19:57
Agron Shehaj publikon pamjet nga ambienti ku pretendohet se u dhunuan protestuesit: Dhjetëra të rinj, mes tyre edhe të mitur, u mbajtën barkas

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zbuluar për herë të parë pamjet nga ambienti ku pretendohet se dhjetëra të rinj protestues, gjimnazistë e studentë janë dhunuar nga policia pas arrestimit të tyre në protestë.

19:53
Shtohen incidentet, protestuesit mbledhin stolat plastikë dhe i vënë flakën

Protesta e sotme është në kulmin e tensionit, me protestuesit që janë shpërndarë përreth qendrës së qytetit dhe po shkaktojnë trazira.

19:49
Video/ Qazim Laçi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, mesfushori i Kombëtares shënon kundër ekipit të Ramadanit

Qazim Laçi ka lënë gjurmën e tij në ndeshjen mes Çorum dhe Çaykur Rizespor, duke shënuar gol për skuadrën e tij në kampionatin turk.

19:49
Tensionet para Kryeministrisë, polici gjuan me gurë drejt protestuesve, kolegu e ndalon

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë edhe në ditën e katërt të protestës në kryeqytet, ndërsa tensionet mbeten të larta në zonën pranë Kryeministrisë.

19:43
Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr masiv ka përfshirë që prej mesditës zonën bregdetare në afërsi të pyllit të Semanit.

19:41
Protestuan gjatë paradites në Vlorë, disa studentë shoqërohen në polici pasi merren nga banesat e tyre

Disa të rinj, studentë që protestuan gjatë paradites së sotme në Vlorë, janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.

19:40
Tronditje në një spital në Itali/ Çifti paraqitet me foshnjën e pajetë në një qese, nëna: Nuk e dija që isha shtatzënë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Cecinës, në provincën e Livornos, Itali, ku një çift është paraqitur me një foshnjë të porsalindur të pajetë, të vendosur brenda një qeseje.

19:37
Erald Kapri publikon videon e të riut pas shoqërimit në polici: U terrorizua nga dhuna në furgon

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar në rrjetet sociale një video të një të riu, për të cilin pretendon se është dhunuar në furgonin e policisë gjatë protestës në Tiranë.

19:34
Për të dytën ditë radhazi, protestuesit thyejnë të njëjtën bankë te Ushtari i Panjohur, nxjerrin karriget dhe u vënë flakën në kryqëzim

Protestuesit kanë thyer për të dytën ditë radhazi të njëjtën bankë të nivelit të dytë, pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur në Tiranë.

19:16
Protestuesit largohen nga Kryeministria, u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë sheshit “Skënderbej”

Protestuesit janë tërhequr nga zona pranë Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

19:01
Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme deri në këto momente.

18:51
Tensionet në Tiranë, protestuesit pajisen me ujë fiziologjik dhe alkool për t’u përballur me gazin lotsjellës

Protestuesit që janë mbledhur sot në Tiranë janë përgatitur për t’u përballur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe sprajit nga policia.

18:46
FOTO/ Mes tensioneve në protestë, një djalë i vogël shfaqet me flamurin kuqezi në duar

Mes protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën prej katër ditësh, një imazh i veçantë është ai i një fëmije që është shfaqur në tubim me flamurin kombëtar shqiptar në krah.

18:31
Përplasje e fortë te kryeministria, bulevardi si fushëbetejë. Protestuesit breshëri gurësh drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me piper dhe gaz lotsjellës. Tubimi mbyllet me “armëpushim”

Protesta e dhunshme në Tiranë vijon prej katër ditësh. Ndryshe nga ditët e kaluara, ndoshta ndikuar edhe nga lodhja e madhe e ditëve të shkuara deri natën vonë, sot protesta nisi më vonë dhe më e qetë.

18:21
Rritet tensioni dhe dhuna në protestë, policia detyrohet të tërhiqet në drejtim të kryeministrisë

Janë rritur tensionet në protestën e sotme, me të rinjtë, që nuk dorëzohen, pavarësisht ndërhyrjes së policisë me mënyra të ndryshme.

18:14
VIDEO/ Përleshje mes policisë dhe protestuesit, disa efektivë dhunojnë ashpër të riun te Piramida

Përleshja mes policisë dhe protestuesve vijon edhe në ditën e katërt të protestës.

18:12
“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë.

18:00
Po me urën ç’patën?

Nga Filip Çakuli

17:58
Katër ditë protesta dhe përplasje, mediat prestigjioze ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë

Prej katër ditësh, protestat në Tiranë janë përshkallëzuar, duke e çuar kryeqytetin në një situatë të tensionuar. Mijëra të rinj dhe jo vetëm kanë bllokuar rrugë, kanë sulmuar godina qeveritare, banka apo biznese private si dhe kanë djegur stola, kosha mbeturinash dhe kioska.

17:51
Duke pritur Godonë në Shqipëri…

Nga Eduard Zaloshnja

17:50
Ekonomia në vijën e zjarrit të protestave

Nga Edvin Peçi

17:50
Protestuesit sulmojnë godinën e ish-hotel Dajti, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje

Godina e ish-hotel Dajtit, që aktualisht shërben si një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, ka rënë pre e sulmit të protestuesve.

17:44
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë

Një protestues ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë.

17:38
Policia ndërmerr ofensivë me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit detyrohen të largohen nga Kryeministria

Forcat e policisë janë përgjigjur ndaj gurëve të hedhur nga protestuesit me një ofensivë imponuese.

17:23
Foto e parë e Papa Leone XIV pas operacionit, shfaqet duke kremtuar Meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

“Lutja e Engjëllit të Zotit do të mbahet”. Ky është konfirmimi i dhënë nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, ndërsa Papa Leone XIV vijon rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer të martën në Poliklinikën Gemelli të Romës.

17:11
Incidentet në protestë, një efektiv policie dhe dy të mitur mbeten të lënduar dhe paraqiten në Spitalin e Traumës

Protesta e dhunshme që vijon sot në Tiranë, në ditën e katërt, është shoqëruar me disa persona të lënduar, të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës.

17:08
Protestuesi i hedh ujë, gruaja i kthehet: Nuk ia keni dalë në shkollë prandaj vini këtu

Vijon të jetë e tensionuar situata edhe në ditën e katërt të protestës së të rinjve. Protestuesit janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, ku vijojnë me thyerjen e dritareve dhe dyerve të institucioneve të ndryshme.

17:02
Gjykata pezullon punimet për muzeun hebraik në Vlorë, pranohet kërkesa për sigurimin e padisë

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë, duke vendosur pezullimin e punimeve në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria” në Vlorë.

16:56
Kategoria e Parë/ Kukësi mposht Besën, Flamurtari i imponohet Orikut me ‘poker’ golash

U zhvilluan këtë të premte dy ndeshjet e para të javës së 6 të Kategorisë së Parë. Kukësi priti Besën e vendit të dytë dhe arriti t’i imponohet duke e mundur me rezultatin 2-0. Njeriu i ndeshjes për skuadrën kuksiane u bë braziliani Alisson që ishte autori i të dy golave.

16:54
Djali i vogël i bashkohet protestës, ndihet keq për shkak të gazit lotsjellës. Policia e largon nga Kryeministria

Një fëmijë i mitur i shoqëruar nga babai i tij është bërë pjesë e protestës, duke rrezikuar shëndetin e tij.

16:53
Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Nga Financial Times

16:48
Sulmet ndaj pronës private, Malaj mesazh protestuesve: Mos cenoni biznesin privat që paguan tre kosto, i mbështes protestat pa shkatërruar institucionet

Zemërimi i protestuesve nuk po shkatërron klasën politike që ata duan të ndryshojnë. Përkundrazi, zjarri dhe gurët po bien edhe mbi shpatullat e bizneseve të vogla.

16:45
Bojkoti lë auditorët bosh/ Në fakultete vijon pezullimi i mësimit, Mark Marku mbështet studentët dhe dënon dhunën

Në ditën e katërt të protestës së studentëve, bojkoti mësimor vijon.

16:44
Lëndohet në protestë bashkëshortja e Sokol Olldashit

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Olldashi, ka mbetur e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme. Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, ka qenë pranë studentëve në mbështetje të kauzës së të rinjve për kushte më të mira dhe një të ardhme me dinjitet në Shqipëri.

16:42
Pamjet e rënda të dhunimit të të riut sot nga policia, pezullohen nga detyra dy efektivët e përfshirë

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale janë publikuar dhe kanë qarkulluar disa pamje tejet të rënda, ku shihen efektivë të Policisë duke tërhequr zvarrë një të ri protestues dhe duke e goditur atë me shkelma, ndërsa ndodhej i shtrirë përtokë.

16:34
Nisin tensionet te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Protesta është spostuar prej thuajse një ore te Kryeministria dhe ka nisur tensioni me policinë.

16:22
Inter, Lautaro Martinez kujton: Disa shokë të skuadrës mendonin për Botërorin, unë nuk e braktis anijen

Lautaro Martinez flet hapur në një intervistë për kanalet zyrtare të kombëtares argjentinase gjatë së cilës në mënyrë indirekte preku edhe temën Inter.

16:10
Protestuesit ‘stacionohen’ te Bulevardi, nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Protestuesit janë zhvendosur në këto çaste para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

16:06
Pas gurëve drejt konvikteve’, zv.kryeministrja Koçiu: ‘Qytet Studenti’ është vendi ku studentët duhet të ndihen të sigurt, dje u kthye në shënjestër të dhunës

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar sot në qytet “Studenti”, një ditë pasi në disa godina mbrëmjen e djeshme u hodhën gurë dhe u thyen xhamat e dyerve dhe dritareve.

16:00
Protestuesit sulmuan bizneset, kordon i përforcuar policor te selia e PS-së/ Drejtori i Rendit: Nuk kemi pasur njëanshmëri

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, ka mohuar pretendimet për njëanshmëri të Policisë së Shtetit gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se ligji zbatohet njësoj për të gjitha institucionet, publike dhe private.

15:54
Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

Gjatë tri ditëve të protestave, një numër i konsiderueshëm biznesesh u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që mbrojtja dhe reagimi i Policisë ndaj tyre ishte minimal, për të mos thënë inekzistent.

15:41
Protestuesit shkojnë te “Ekonomia”, i vënë flakën dhe shkatërrojnë derën, policia u hedh gaz lotsjellës

Janë zhvendosur protestuesit tashmë nga Ministria e Arsimit.

15:39
Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Disa të rinj janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar në Gjirokastër.

15:23
Një panoramë ndryshe nga tubimi në Tiranë/ Protestuesit dhe policët përqafohen mes tyre, lihen “pezull” gurët dhe gazi lotsjellës

Ora shënon 13:22… Situata para Ministrisë së Arsimit, e cila më herët ishte mes kaosit, përplasjeve, hedhjes së gurëve drejt policisë, e këta të fundit me gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, tashmë ka një panoramë tjetër.

15:11
Pas dorëheqjes së Lazer Matijas, trajneri i Kombëtares së vajzave merr rolin e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër

Armir Grima është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Ky është përfundimi nga votimi i kryer nbë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme në Shkodër, ku trajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave mori 20 nga 21 votat e anëtarëve me të drejtë vite të kësaj shoqate, ndërkohë që në Asamble morën pjesë 30 delegatë.

15:07
“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 244 procedime gjatë protestës në Tiranë, 120 policë të plagosur

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, ka bërë me dije se 127 persona janë arrestuar dhe 244 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

14:48
“Jam 17 vjeçe, prindërit e dinë që jam në protestë”, gjimnazistja për “Shqipëria Live”: Mamit i kam hapur lokacionin, i ndihmoj ata që janë keq

Një 17-vjeçare, nxënëse gjimnazi, ka treguar përvojën e saj gjatë protestës, duke rrëfyer për përdorimin e gazit lotsjellës dhe vështirësitë me të cilat janë përballur protestuesit.

14:48
Jose Mourinho falenderon tifozët e Romës: Mirënjohje e përjetshme ndaj jush

Rikthimi i Jose Mourinhos në Romë nuk kaloi pa u vënë re. Përkundrazi iu bë jehonë në maksimum nga tifozët verdhekuq, në shenjë mirënjohjeje për 3 vitet që ai jetoi në kryeqytetin italian e sidomos për fitoren e Conference League në 2022.

14:47
Protesta dje në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Kemi arrestuar 56 persona, 97 të tjerë janë proceduar

Policia e Tiranës ka bërë me dije se pas protestës së dhunshme dje në Tiranë, janë arrestuar 56 persona, ndërsa 97 të tjerë janë proceduar.

14:39
“Fushëbetejë” te Ministria e Arsimit/ Përplasje të forta, protestuesit me gurë, policia me ujë dhe gaz lotsjellës  

Nuk ka zgjatur shumë “paqja” mes protestuesve dhe policisë në zonën e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.

14:30
Napoli, Allegri është pozitiv: Nuk jam u shqetësuar, me De Bruyne vetëm një keqkuptim

‘Nuk jam i shqetësuar, duhet gjetur zgjidhje për problemet’-Massimiliano Allegri shfaqet pozitiv në prag të sfidës që Napoli do të luajë në transfertë ndaj Venezias me skuadrën napoletane që ka fituar vetëm 3 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në kampionat dhe Champions League.

14:16
Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me protestat në kryeqytet, do të qëndrojë e mbyllur prej ditës së sotme deri në një afat të pacaktuar.

14:16
Viktima u ndoq 3 kilometra nga autori që aktivizoi eksplozivin me telekomandë/ Prishje të pazareve të drogës, zbardhet vrasja e Beqir Devollit në Gjirokastër

Tashmë është zbardhur vrasja e Beqir Devollit me tritol në Gjirokastër.

14:03
Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar, në gjendje të rëndë 55-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës.

14:01
Premier League, Enzo Fernandez, i vetmi futbollist për të cilin është paguar dy herë mbi 100 milionë euro

Neymar Jr vazhdon të jetë futbollisti për të cilin është paguar shifra më e lartë për transferimin e tij nga një klub në tjetrin. Paris Saint Germaini pagoi 222 milionë euro në 2017 për të marrë brazilianin nga Barcelona. Por në historinë e futbollit është i vetmi lojtar për të cilin është paguar më shumë se 100 milionë euro në dy raste.

13:58
Protesta në Lezhë, thyhen xhamat e shkollave/ Të plagosur nga përplasjet një nxënëse dhe dy efektivë policie

Protesta e nxënësve në qytetin e Lezhës ka përshkallëzuar në përplasje me policinë, ku mbetën të plagosur dy efektivë dhe një nxënëse.

13:52
Protestat dhunshme në vend, reagon sërish Rama: E kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë, sot s’ka forcë në botë që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas protestave të dhunshme në vend, teksa e shoqëron me një foto të një tabele të rrëzuar.

13:51
A do t’i mbrojë Policia e Shtetit bizneset private që sulmohen nga protestuesit e dhunshëm? Ministri Demo përgjigjet për “Shqipëria Live”: Pyesni ata me maska…

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i vënë përballë pyetjes se si do të mbrohen bizneset private nga sulmet dhe shkatërrimet gjatë protestave, e drejtoi përgjegjësinë te protestuesit e maskuar, duke thënë se pyetja duhet t’u bëhet atyre.

13:49
“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë përmes dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij.

13:25
Mother Jones për vizitën e Berishës në SHBA: Departamenti i Shtetit e quajti “të korruptuar”, zyrtarët e Trump e pritën në Dallas

Kreu i opozitës shqiptare, të cilit së fundmi i ishte ndaluar hyrja në SHBA, arriti të merrte pjesë në “konventën e zgjedhjeve të mesmandatit” të Partisë Republikane.

13:12
Nis tensioni te Ministria e Arsimit, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion pasi goditën me gurë

Kanë nisur përplaset te Ministria e Arsimit, kur protestuesit nëse me hedhjen e gurëve në drejtim të oficerëve dhe institucionit.

13:10
Aeroporti i Rinasit njofton anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë, ja destinacionet që preken  

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë një njoftim zyrtar ku ka lajmëruar anulimin e disa fluturimeve me Italinë.

13:07
‘Pashë gjak, tym, dëgjova britma…Pata fat që mbeta gjallë’/ Mikel Merino kujton sulmin me bomba ndaj Borussias së Dortmundit në 2017

Mikel Merino, aktualisht mesfushor i Arsenalit dhe që pati një rol të rëndësishëm në triumfin e Spanjës në Botërorin 2026, tregon për momentin e frikshëm që përjetoi me Borussian e Dortmundit në 2017 kur autobusi i klubit gjerman u bë viktimë e një atentati. Futbollisti spanjoll rrefeu gjithçka për ‘The Players Tribune’ teksa tha se ishte me fat që mbeti gjallë dhe se u ndihmua nga ëngjëlli i tij mbrojtës.

13:07
Dibra i bashkohet protestave/ Goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj

Edhe të rinjtë në Dibër i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit.

13:06
Mbetën të plagosur rëndë gjatë protestës, si paraqitet gjendja e shefit të rendit të Shkodrës dhe 34-vjeçares protestuese, në monitorim intensiv te Trauma 

Shefi i Rendit të Policisë së Shkodrës, Fasli Rama, dhe 34-vjeçarja protestuese, Evanthi Pango, ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, ku janë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

12:55
Tensione në Vlorë, të rinjtë përballen me policinë para selisë së PS-së, hedhin vezë drejt efektivëve

Studentët dhe të rinjtë që janë mbledhur në Vlorë kanë marshuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ku janë përballur me forcat e policisë.

12:46
Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona, të rinjtë I rikthehen marshimit pasi u shpërndanë nga efektivët

Situata vijon të jetë e tensionuar në qytetin e Korçës, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me përplasje me forcat e policisë.

12:38
Protestës i bashkohet dhe Pogradeci, gjimnazistët marshojnë në qytet me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Ka nisur protesta edhe në qytetin e Pogradecit, ku disa të rinj nga gjimnazet e qytetit janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

12:20
Protesta në Durrës, shoqërohen 27 studentë, disa prej tyre u kapën me molotov dhe shishe benzine

Tensionet mes studentëve dhe policisë në Durrës kanë vijuar edhe sot.

12:18
“Protestuesi që u la në burg, iu gjetën disa karta banke”/ Flasin avokatët: Për të tjerët s’kishte prova, 7 me shenja dhune, do kallëzojnë veprimet e policisë

Avokatët e disa prej protestuesve kanë folur pas dhënies së masave për 19 të arrestuarit e ditës së parë të protestës.

12:16
Tensione te Zogu i Zi/ Kosha në flakë dhe qarkullimi i paralizuar, protestuesit bllokojnë rrugën

Tensione po shënohen në zonën e Zogut të Zi, aty ku janë grumbulluar një pjesë e protestuesve.

12:10
Kur numri në fanellë të kushton gjobë, çfarë ndodhi me klubet amatore në Itali për shkak të ‘88-ës “neo-naziste”

Një numër i thjeshtë në fanellë mund të kthehet në shkak sanksionesh, madje edhe në kategoritë amatore.

12:09
Michael Olise mbulohet me miliona, bëhet imazhi i markës së njohur sportive në vend të Kylian Mbappe

Kompania e njohur e veshjeve sportive Nike ka arritur një marrëveshje me yllin e Bayernit të Mynihut, Michael Olise duke e shndërruar në një nga imazhet kryesore të saj të linjës së këpucëve të futbollit.

12:05
Nuk shënojnë vetëm bardhezinjtë, vëllezërit e Conceição dhe Koopmeiners protagonistë në Europa League

Kjo e enjte në Europa League nuk ishte e veçantë vetëm për Juventusin dhe tifozët e saj, por solli edhe një koincidencë mjaft kurioze që lidhet drejtpërdrejt me dy nga emrat kryesorë të skuadrës bardhezi.

12:02
Protestuesit drejt rrugës së Durrësit, disa prej bizneseve qëndrojnë hapur, por nxjerrin ‘truproja’ jashtë ambienteve të tyre

Ndërsa një pjesë e madhe e bizneseve përgjatë Rrugës së Durrësit janë mbyllur nga frika se mund të bien pre e sulmeve dhe shkatërrimit nga protestuesit, disa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë hapur.

11:57
Efekti përmbysje, Juventus thyen me në fund tabunë 320-ditore në Europë

Ndonjëherë fitoret nuk kanë vetëm peshën e tri pikëve, por edhe forcën për të çliruar mentalitetin e një skuadre.

11:53
Sërish tensione në Lezhë, policia shoqëron një prej të rinjve, tentonte të thyente xhamat e makinave

Situata në Lezhë vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka shoqëruar një të ri.

11:34
Ende pa u grumbulluar plotësisht protestuesit në Tiranë, policia nis me shoqërimet, të rinjtë me maska bllokojnë qarkullimin te “Myslym Shyri” 

Ka nisur në Tiranë grumbullimi i protestuesve.

11:30
Protestë edhe në Vlorë, studentët mblidhen përgjatë Bulevardit ‘Ismail Qemali’

Protesta e studentëve në Vlorë vijon përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”.

11:26
“Shpërndahuni”/ Tensione në Lezhë, një nxënës rrezohet teksa ndiqej nga policia, qytetarët i vijnë në ndihmë

Përshkallëzohet situata në Lezhë teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë.

11:22
Conference League/ Formacioni i raundit të parë sipas ‘Sofascore’, përfshihet mbrojtësi i Egnatias

Egnatia e nisi pozitivisht aventurën e saj të parë në Fazën e Ligës në Conference League teksa barazoi 1-1 me Midtjylland në sfidën e zhvilluar në mbrëmjen e 15 tetorit në ‘Elbasan Arena’.

11:18
Bizneset te rruga e Durrësit ulin qepenat nga frika e dëmtimeve, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin

Ndërsa protestuesit kanë nisur të grumbullohen në Rrugën e Durrësit dhe para Ministrisë së Arsimit, pjesa dërrmuese e bizneseve në këtë zonë kanë mbyllur aktivitetin, duke ulur qepenat nga frika e dëmtimeve të mundshme.

11:09
Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, pas grumbullimin në Sheshin Skëndërbej protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë

Protesta në kryeqytet ka shënuar sot ditën e katërt të saj.

11:05
Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë plagosin në fytyrë një nxënëse

Një nxënëse ka mbetur e gjakosur në fytyrë në Lezhë, pasi është goditur nga një prej gurëve të hedhur nga protestuesit në drejtim të efektivëve të Policisë.

11:00
Protesta në Tiranë e rrethe, Gjekmarkaj: Shqipëria bëhet europiane kur qytetarët respektohen jetojnë në një kornizë demokratike

Nga Agron Gjekmarkaj

10:55
Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS

Është sulmuar sërish sërish selia e PS-së në Shkodër, ku të rinjtë kanë qëlluar me gurë drejt xhamave.

10:55
Inter, Chivu bën zgjedhjen, Josep Martinez titullar ndaj Bolognas, Provedel në Ligën e Kampioneve

Cristian Chivu duket se e ka vendosur se cili portier do të jetë titullar për ndeshjen mes Bolognas dhe Interit që do të luhet në Dall’Ara dhe që është e vlefshme për javën e 7 të Serie A.

10:48
Gjykata lë në burg një prej protestuesve të arrestuar gjatë ditës së parë, 6 lihen në arrest shtëpie, detyrim paraqitje për 12 të tjerë

Gjykata ka lënë në burg një prej protestuesve të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës.

10:44
Dita e dytë e protestës në Korçë, nisin shoqërimet nga policia

Nis dita e dytë e protestës në Korçë.

10:43
Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

Protesta është shtrirë sot edhe në Laç e Burrel, qytete në të cilat nuk pati tubime në tre ditët e para të protestës.

10:21
VIDEO/ Fisnik Asllani shënon golin e parë sezonal, por nuk i shërben Hoffenheimit

Fisnik Asllani gjen golin e tij të parë në këtë sezon me fanellën e Hoffenheimit.