“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”, Mickoski në Bruksel: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE

25/11/2026 18:55

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kërkoi një ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se vendet e rajonit kanë pritur për një kohë të gjatë përparimin e procesit të integrimit europian.

Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski tha se diskutimet do të përqendrohen te zgjerimi i unionit dhe buxheti për vendet kandidate.

Ai nënvizoi rëndësinë strategjike të rajonit për Europën dhe kërkoi që potenciali i tij të mos nënvlerësohet.

“Do të flasim më shumë për zgjerimin dhe buxhetin për vendet kandidate. Presim një ndryshim të qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne jemi porta e Europës. Ju lutem, mos e nënvlerësoni potencialin e Ballkanit Perëndimor, që është porta e Europës. Vendi ynë është në Europë. Qytetarët tanë janë të frustruar sepse kanë pritur për shumë kohë në oborrin e pasmë. Duam ta meritojmë vendin tonë në tryezë, bazuar në parimin e meritës”, deklaroi Mickoski.

Top Channel