Fraksioni i dosjes “Veliaj”/ Elman Abule u paraqit në GJKKO, shtyhet për nesër shpallja e vendimit
Policia Rrugore në Dibër ka vendosur 1867 masa administrative në vetëm 12 ditë, si rezultat i kontrolleve dhe monitorimeve të intensifikuara në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Gjatë periudhës 13-24 nëntor, tre drejtues automjetesh janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim pa leje.
Nga 1867 masat administrative të vendosura, 365 janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 298 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 241 për parakalime të gabuara.
Gjithashtu, 154 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 65 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 39 për drejtim nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, 35 masa janë vendosur për qarkullim me xhama të errësuar, ndërsa 670 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Top Channel