Ukraina godet bazën ajrore ruse me dronë, nxjerr jashtë shërbimit pesë avionë luftarakë
Ambasadori i ri iranian në Romë, Ali Akbar Rezaei, deklaroi se Teherani kërkon paqe dhe mbështetjen e Europës për t’i dhënë fund konfliktit. Në një intervistë për Corriere della Sera, diplomati e beri te qarte se Republika Islamike nuk synon të prodhojë armë bërthamore dhe është e gatshme t’i rikthehet marrëveshjes nukleare të vitit 2015.
Sipas tij, negociatat vijojnë, edhe pse me ritme të ngadalta. Por edhe pse e bën të qartë se Irani i kundërvihet armëve atomike, Rezaei nënvizon në të njëjtën kohë se vendi i tij nuk e pranon kurrsesi kapitullimin përballë presionit ndërkombëtar.
“Irani është i gatshëm të pranojë sërish kontrollet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Doktrina jonë nuk e parashikon prodhimin e bombës atomike”, këmbënguli diplomat i lartë.
I pyetur për sulmet ndaj vendeve të Gjirit, ambasadori pretendon se Teherani është duke vepruar në vetëmbrojtje, pas agresionit të nisur, sipas tij, nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, e pranon se situata nuk mund të kthehet plotësisht në gjendjen e mëparshme, megjithatë e konsideron rikthimin e neutralitetit të plotë të ujërave atje, si një zgjidhje të mundshme të ngërçit. Në fund, Rezai i bëri thirrje Europës të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit me SHBA-në.
“Nëse 27 vendet anëtare të BE-së do të kishin reaguar të bashkuara dhe me vendosmëri në vitin 2018, Donald Trump nuk do të kishte mundur të tërhiqte SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo marrëveshje mund të kishte parandaluar luftën me të cilën përballet vendi i tij sot.
Top Channel