E mërkurë, 27 Maj 2026
09:55
“Do të jetë i grumbulluar në dy miqësoret e qershorit”, presidenti Duka konfirmon afrimin në Kombëtare të lojtarit në pronësi të Napolit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë në “Top Albania Radio”, ka zbuluar një emër të ri që do të grumbullohet nga trajneri Maran në dy miqësoret e radhës kundër Izraelin dhe Luksemburgun.

09:45
“Kushti ishte që trajneri të mos kishte flokë”, intervista e veçantë e Dukës: Me Maran do të luajmë më mirë, pagën e ka pak më të lartë se Sylvinho

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku u shfaq mjaft sportiv dhe foli edhe për gjëra jashtë kornizave, duke mor kursyer as shakatë, por edhe detaje mbi trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran.

09:31
Ferrari vihet nën “shënjestër”, kompania e njohur kryqëzohet pas prezantimit të makinës së re elektrike, aksionet në bursë bien frikshëm

Kompania ikonike italiane Ferrari ka prezantuar zyrtarisht makinën e saj të parë plotësisht elektrike, një hap historik për markën, por që është shoqëruar me reagime të përziera nga tregu dhe kritikët e industrisë automobilistike.

09:24
Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, gjatë një bastisjeje në Rripin e Gazës.

09:12
Kurban Bajrami në Vlorë, qindra qytetarë mblidhen në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin

Me qindra besimtarë myslimanë në Vlorë janë mbledhur në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

08:55
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët në Gjirokastër falin namazin: Paqe, bagëti dhe shumë mirëkuptim mes njerëzve

Dhjetëra besimtarë myslimanë në Gjirokastër kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit, duke përcjellë lutje për paqe, begati dhe më shumë mirëkuptim mes njerëzve.

08:50
E rëndë në Fier/ 68-vjeçari gjendet i pajetë pranë rrugës, policia: Dyshohet për shkaqe natyrale

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit.

08:45
Gjashtë vite më parë ishte shumë pranë stolit të kuqezinjve, Milani nis dhe njëherë tratativat për trajnerin gjerman

Emri i Ralf Rangnick rikthehet sërish në qendër të diskutimeve te Milani, gjashtë vite pasi tekniku gjerman ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të klubit kuqezi.

08:40
Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Një hap i madh për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, pas zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel.

08:35
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Lushnje, myfti Gramos Blliku: Solidaritet dhe rëndësia e sakrificës e harmonisë brenda komunitetit

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qytetin e Lushnjës qindra besimtarë myslimanë kanë festuar sot Ditën e Kurban Bajramit.

08:25
Kurban Bajrami në Durrës, qindra qytetarë i drejtohen Xhamisë së Madhe në qendër të qytetit

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festë që simbolizon sakrificën, dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit.

08:15
Presidenti Begaj uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festat si kjo rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

08:10
“Ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit”/ Tom Hanks në qendër të vëmendjes, aktori i njohur rikthehet me dokumentarin për Luftën e Dytë Botërore

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks rikthehet në qendër të vëmendjes me dokumentarin e ri televiziv “World War II with Tom Hanks”, një seri ambicioze prej 20 episodesh që synon të tregojë historinë e Luftës së Dytë Botërore për publikun modern.

08:05
Festa e Kurban Bajramit në Bulqizë, besimtarët falin namazin përpara xhamisë së qytetit

Edhe në Bulqizë, besimtarët myslimanë kanë kremtuar mëngjesin e sotëm festën e Kurban Bajrami me faljen e Bajramit, e cila u zhvillua në sheshin përpara xhamisë së qytetit.

08:00
E rëndë në Londër/ 27-vjeçari sulmon me thikë doktorin, dëshmitarët rrëfejnë horrorin: E godiste dhe qeshte

Një mjek është plagosur rëndë pasi u sulmua me thikë brenda repartit të urgjencës në spitalin Hillingdon, në perëndim të Londrës, në një incident tronditës që ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e stafit shëndetësor në Britani.

07:55
Qindra besimtarë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit, kreu i Myftinisë: Një festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror

Qindra besimtarë myslimanë në Fier kanë falur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, namazin e Kurban Bajramit në Sheshin Qendror të qytetit.

07:50
Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 31 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pas një vale të fuqishme sulmesh ajrore izraelite në jug dhe lindje të Libanit, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi përshkallëzim të operacioneve ushtarake kundër Hezbollahut.

07:40
Video/ Kaos para finales së Conference League, tifozët përplasen me policinë, shishet dhe karriget ‘fluturojnë’ në rrugët e Leipzig

Tensione dhe përleshje janë regjistruar në qendër të qytetit të Leipzigut, vetëm pak orë para finales së UEFA Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.

07:35
Kurban Bajrami në Kukës, qindra besimtarë falin namazin në dy xhamitë e qytetit

Ashtu si në mbarë botën, edhe në Kukës besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit.

07:30
Netanyahu telefonon Trump, zbulohet kërkesa e Uashingtonit: Mos e sulmoni Bejrutin, po rrezikoni negociatat SHBA-Iran

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi të operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.

07:20
U ndalua me drogë në qytetin turistik, autoritetet çeke lirojnë peshkopin rus. Reagon Moska: Provokim i qëllimshëm

Autoritetet çeke kanë liruar peshkopin ortodoks rus Hilarion, i njohur edhe me emrin e tij laik Grigory Alfeyev, pasi ai u ndalua nën dyshimet për posedim droge në qytetin Karlovy Vary, një prej destinacioneve më të njohura turistike në perëndim të Çekisë.

07:00
Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

00:30
E plotë/ Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE. Rama: Kemi thyer rekord. Kos: Përdoreni energjinë pozitive

Shqipëria dhe BE-ja janë ulur sot përballë njera-tjetrës në Konferencën Ndërqeveritare, që shënon edhe nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

E martë, 26 Maj 2026
23:47
Conference League/ Trajneri i Crystal Palace: Nuk e di çfarë iu japin për të ngrënë trajnerëve baskë që janë të gjithë në finale

Oliver Glasner, trajneri i Crystal Palace është shfaqur në konferencën për shtyp në prag të finales së Conferencë League ndaj Rayo Vallecanos që do të luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Leipzig.

23:17
Manchester City, nis epoka post-Guardiola, Elliot Anderson mund të jetë blerja e parë në merkato

Te Manchester City nis epoka post-Guardiola teksa po punohet për konfigurimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe objektivi i parë në merkaton e transferimeve është pikërisht Elliot Anderson.

23:13
Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur teksa kryhej një operacion antidroge.

22:55
Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen. Kos: Frytdhënëse letra e tij

Gjermania propozoi pak ditë më parë zgjidhje inovative për vendet kandidate për në Bashkimin Europian që vijnë nga Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

22:52
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Emergjenca e Ebolës në Afrikë po shkakton alarm në rritje tek autoritetet shëndetësore ndërkombëtare, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia shëndetësore e Bashkimit Afrikan paralajmërojnë se virusi mund të përhapet në më shumë vende të kontinentit.

22:49
Polemika në Kukës për reformën Administrativo-Territoriale/ Mazniku: Ka qenë decentralizuese. Boçi: 30 për qind e popullsisë së qytetit është larguar

Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi këtë të martë, më 26 maj, dëgjesën e radhës me qytetarët në Kukës.

22:47
“Thesari” i ish-kryeministrit të Spanjës/ Rubina, smeralde dhe diamante në kasafortë. Gazeta spanjolle: Ishte gati të ikte në Karakas

Njëqind bizhuteri të çmuara dhe orë luksoze, me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro. Sete rubinësh, smeraldesh dhe safirësh; gjerdanë, vathë dhe varëse të punuara me kujdes; një gargantilla (varëse) tërheqëse me 14 rubina me cilësi të lartë; unaza dhe byzylykë diamanti. Dhe orë koleksionuese Omega dhe Longines.

22:47
Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë të gjatë përpara, SPAK institucion flamurtar antikorrupsion

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja europiane Marta Kos, u ndal tek progresi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

22:42
Dy 20-vjeçare ekzekutohen në Kolumbi, njëra dyshohet se ishte në një lidhje me një anëtarë të bandës “Los del Sur”

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Kolumbinë, pasi dy gra 20-vjeçare u ekzekutuan nga persona të armatosur dhe të maskuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Girón, në veri të vendit.

22:30
Caktohet data e zgjedhjeve/ Perez dhe Riquelme në garë, Real Madrid vendos për presidentin më 7 qershor

Bordi zgjedhor i Real Madridit ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet për presidentin e ri të klubit më 7 qershor. Dy kandidatë, Florentino Pérez dhe Enrique Riquelme, janë në garë.

22:27
Mallorca, Vedat Muriqi nuk është ‘Pirati’, është thesari…nga Fenerbahçe te Barcelona, pretendentët për sulmuesin dardan

Të gjitha lamtumirat janë të hidhura, ka momente lumturie për disa, por shumica pushtohen nga nostalgjia, dhimbja dhe lotët. Tifozët e Mallorcas do ta vuajnë këtë me Vedat Muriqin edhe pse ende nuk ka ndonjë lamtumirë zyrtare.

22:10
Nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall rikthimin në arenën politike

Në sfondin e Akropolit dhe nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpalli rikthimin e tij në arenën politike, duke prezantuar forcën e re që synon të sfidojë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet e ardhshme.

22:06
Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rrëzon “2A Group”, kompania e Pacollit rikthehet në Aeroportin e Vlorës

Gjykata e Lartë prishi sot vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport.

22:05
Robert F. Kennedy Jr. kafshohet nga një gjarpër në Florida, videoja bëhet virale

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje të pazakontë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kapur me duar të zhveshura dy gjarpërinj në Florida.

21:49
Trazirat në ndeshjen me Egnatian, Disiplina nuk kursen Vllazninë. Gjobë dhe pezullim shembullor për Gurishtën

Komisioni i Disiplinës njoftoi para pak çastesh vendimet e marra në lidhje me shkeljet e bëra gjatë kësaj jave. Bie në sy dënimi i liderit të Vllaznisë me 6 ndeshje pezullim, pasi goditi me grusht kapitenin e Egnatias, Albano Aleksin. Nuk mungon as gjoba për sjelljen jokorrekte të tifozëve shkodranë.

21:35
Fituese e Topit të Artë/ Pas 14 sezoneve dhe 230 golave, Alexia Putellas i thotë lamtumirë Barcelonës së vajzave

Alexia është Barcelona dhe Barcelona është Alexia. E megjithatë kjo lidhje e fortë do të marrë një periudhë pushimi, sepse kapitenia mori vendimin për t’u larguar nga klubi i jetës së saj pas 14 sezonesh dhe pasi theu të gjithë rekordet e mundshme. Do të largohet nga skuadra blaugrana e vajzave për të kërkuar sfida të reja larg Spanjes.

21:19
Kos: Do t’i ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin/ Rama batuta me komisioneren: Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel

Mes deklaratave për progresin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në BE, batutat mes komisioneres europiane, Marta Kos, dhe kryeministrit Edi Rama nuk munguan.

21:00
“Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo”, Braçe kujton 26 majin e para 30 viteve: Historia e PS nuk nis me…

Erion Braçe ka kujtuar me anë të një postimi në Facebook 26 majin e vitit 1996, një ditë që deputeti socialist e cilësoi si një masakër elektorale.

21:00
Fiks Fare/ “Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, historia e konfliktit për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun

Fiks Fare denoncoi se në fshatin Progonat të Tepelenës, një konflikt vijon prej gati 4 vitesh, ndërsa asnjë institucion, qoftë policia, prokuroria, gjykata apo edhe vetë Kadastra, nuk e kanë zgjidhur.

20:59
Dramë në futbollin nigerian, sulmuesi 21 vjeçar Victor Udoh u gjet pa jetë në rrethana të dyshimta

Bota e futbollit është në gjendje shoku për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Victor Udoh. Sulmuesi 21 vjeçar nigerian u gjet pa jetë në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, në rrethana ende të paqarta.

20:54
“Procesi i anëtarësimit sfida më e madhe”/ Rama nga Brukseli: Ne do të jemi pjesë e familjes brenda kësaj dekade

Në konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria do të jetë pjesë e unionit europian brenda kësaj dekade.

20:47
“Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në”, Rama: Përparime të mëdha, kemi thyer një tjetër rekord për negociatat

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e tetë ndërqeveritare me BE-në. Në fjalën e tij ai nënvizoi dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e BE-së dhe renditi disa nga përmirësimet që vendi ka pasur.

20:30
Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian

Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për pastrim parash si dhe për vrasje.

20:23
Kontrollet e njëpasnjëshme, Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve mësyjnë në burgun e Fushë-Krujës

Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve po kryejnë kontrolle blic në Fushë-Krujë.

20:06
Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri- BE, ambasadori gjerman: Hap i rëndësishëm për anëtarësimin, pavarësia e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit, kushte të panegociueshme

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë.

19:56
Roma zyrtarizon blerjen përfundimtare të kartonit të Malen, kontratë me holandezin deri në 2030

‘Roma konfirmon se ka kryer blerjen përfundimtatre të Donyell Malen kontrata e të cilit skadon në 30 qershor 2030’-me këto fjalë klubi verdhekuq zyrtarizoi transferimin e Malen duke derdhur në arkat 25 milionë euro.

19:56
“Rusia kërkon të destabilizojë Europën”/ Presidentja e Komisionit, Von Der Leyen: Provokimet në vendet baltike, të qëllimshme

Shefja e Komisionit europian, Ursula Von Der Leyen akuzoi Rusinë se po përpiqet  të destabilizojë Europnë. “Kur shtetet baltike po vihen në provë, po vihet në provë e gjithë Europa”, deklaroi ajo të martën, sipas asaj që raporton ‘The Guardian”.

19:35
“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë

Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

19:13
“Shqipëria 100% në përputhje më politikat e BE-së”, Rama në Bruksel: Nuk kemi ndjerë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pak para nisjes së Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, teksa ka qenë i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

19:10
“Rama përjashtoi opozitën”/ Partia Demokratike: Gati tre nisma ligjore për integrimin, Shqipërisë iu shtuan kushtet

Para se Edi Rama të zbriste në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin për përjashtim te opozitës nga procesi i negociatave.

19:04
Plas grushti te Milani? Zlatan Ibrahimovic dhe Allegri kapen me duar në restorant, i ndan Igli Tare

Prapaskenat që po dalin në dritë pas shkarkimeve të bujshme te skuadra e AC Milanit dëshmojnë se situata brenda klubit kuqezi kishte degraduar përtej çdo limiti profesional.

18:48
Zbardhen prapaskenat/ Si Furlani “dogji” projektin e Igli Tares te Milani

Prapaskenat e fundit nga shtëpia e AC Milanit zbulojnë një thyerje të thellë në nivelet e larta drejtuese, ku përplasja e strategjive mes drejtorit Igli Tare dhe administratorit të deleguar Giorgio Furlani solli kaosin e brendshëm.

18:36
Kuqezinjtë e sotëm, më të shtrenjtit e historisë së futbollit shqiptar. Kombëtarja kapi rekordin e 139 mln eurove

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka përjetuar një transformim tektonik në dekadën e fundit, një ndryshim që nuk matet më vetëm me pasionin në shkallët e stadiumit, por me shifrat e ftohta të tregut europian.

18:33
Hoxha takim me ministrin francez për Çështjet Evropiane: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, projekte konkrete në fusha strategjike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka takuar në Bruksel ministrin francez për për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

18:25
Rikthim pas 35 vitesh me një mision/ Emigranti Flamur Zhuri rrëfen historinë e veçantë në ‘Ftesë në Pesë’: U kërkova francezëve karroca dhe…

Një histori e vecantë e një emigranti u rrëfye sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

18:05
Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i Partisë Demokratike, organizata më e madhe politike ndërkombëtare uron liderin e opozitës

Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), organizata më e madhe politike ndërkombëtare që bën bashkë partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë në botë, ka uruar zyrtarisht Sali Berishën për rikonfirmimin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

17:46
“Ne jemi bashkë”/ Me flamuj dhe banderola, të rinjtë protestë në Tiranë. Dalin krah studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe në tubimet e tyre kanë kërkuar të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

17:25
Sezoni turistik në prag, jep dorëheqjen drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës

Projektohen ndryshime në krye të Spitalit Rajonal të Vlorës. Drejtoresha e këtij institucioni, Lorena Arapaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen nga detyra.

17:20
Barcelona në gjurmët e “Neymarit të ri”, 20 milionë euro në lojë për talentin e Atletico Mineiro

Barça e sotme është një realitet, por ajo e së ardhmes mbetet një enigmë. Aktiviteti i transferimeve të klubit katalanas nuk ndalet gjatë periudhave të suksesit sportiv, edhe pse problemet financiare vazhdojnë. Një nga emrat që klubi po synon është Gabriel Veneno.

17:19
Plani i Putin po dështon? Rusia shton kërcënimet ndaj Ukrainës, analistët: Lufta nuk po ecën sipas planeve të Kremlinit

Rusia ka shtuar retorikën kërcënuese ndaj Ukraine, duke paralajmëruar për “sulme të vazhdueshme dhe sistematike ndaj Kievit”, pas valës së fundit të bombardimeve që goditën kryeqytetin ukrainas gjatë fundjavës.

17:05
Ushtria izraelite nis operacionet tokësore në Liban, kalon “Vijën e Verdhë” të vendosur nga armëpushimi 45-ditor

Ushtria izraelite ka nisur operacione tokësore në Liban përtej “Vijës së Verdhë” të armëpushimit.

16:57
Akuzohet për vrasjen e babait të tij Isak Andiq, djali i themeluesit të ‘Mango’ jep dorëheqjen nga kompania

Spanja është tronditur nga zhvillimet e fundit rreth vdekjes së themeluesit të rrjetit global të veshjeve “Mango”, Isaac Antic.

16:57
Sezoni katastrofik i kuqezinjve, reagon Leao: Ka qenë një periudhë që më ka vënë në provë, Milani do të kthehet i lavdishëm

Pas mbylljes së keqe të sezonit në Milano, sulmuesi portugez, Rafael Leao ka reaguar pëqr mes një postimi në rrjetet sociale.

16:45
Harry Kane është “Këpuca e Artë”, por kush janë 10 grabitqarët e golave në Europë? Muriqi një prej tyre

Me të gjitha ligat kryesore evropiane që kanë përfunduar, gara për Këpucën e Artë ka marrë fund. Pas muajsh konkurrence midis golashënuesve më të mirë të kontinentit, renditja përfundimtare është tani në dispozicion, duke përcaktuar lojtarin me më shumë pikë këtë sezon.

16:44
‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

Kastriot Cenko, 42-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në Ampelokipi në nëntor të vitit 2024, ka kërkuar falje para Gjykatës së Përzier me Juri, duke pretenduar se humbi kontrollin pas debateve të vazhdueshme në familje.

16:44
Aludimet se presidenti ka probleme shëndetësore, Trump i nënshtrohet kontrollit vjetor mjekësor 

Presidenti amerikan Donald Trump do t’i nënshtrohet këtë të martë kontrollit të përvitshëm mjekësor në Walter Reed National Military Medical Center, në një kohë kur vëmendja publike ndaj gjendjes së tij shëndetësore është rritur pas publikimit të disa fotografive të fundit.

16:33
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vjeçarin që lëvizte me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku viktimë ka mbetur një 21-vjeçar.

16:32
Kremtohet Kurban Bajrami në Bulqizë, qindra besimtarë bëhen bashkë në aktivitete dhe rite fetare

Në kuadër të festës së shenjtë të Kurban Bajramit, në të gjithë rrethin e Bulqizës janë zhvilluar aktivitete dhe rite fetare që simbolizojnë sakrificën, solidaritetin dhe bashkimin mes besimtarëve.

16:21
Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për “Diellën”.

16:15
Tragjedia në Belgjikë ku autobusi i shkollës u përplas me trenin, mes viktimave edhe dy fëmijë

Një aksident tragjik është regjistruar në Belgjikë, ku një autobus shkolle u përplas me një tren pasagjerësh në Buggenhout, në provincën flamande të Flandrës Lindore.

16:00
E rëndë në Korenë e Jugut/ Shembet mbikalimi në Seul, humbin jetën tre persona

Një aksident tragjik është regjistruar në Seul të Koresë së Jugut, ku një mbikalim që po prishej është shembur pjesërisht, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e të paktën tre të tjerëve.

15:54
Cherlsea e “përzuri” verën e kaluar/ Nicolas Jackson merr vendimin për të ardhmen, gjithçka varet nga…

Sulmuesi senegalez Nicolas Jackson është i gatshëm të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm, por vetëm nëse garanton një vend titullari në skuadrën e drejtuar nga trajneri i ri Xabi Alonso.

15:50
“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…

I ftuar në “Shqipëria Live”, ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili u ndal edhe njëherë te çështja e Ervis Martinajt.

15:48
Rrëzohet bordura fundore e çatisë në godinën e përshtatur për banim në Durrës/ Familjet të shqetësuara nga amortizimi i fasadave, thirrje bashkisë për ndërhyrje urgjente

Gjendja e amortizuar e fasadave të shumë godinave në Durrës është kthyer në çështje sigurie.

15:35
Ibrahimovic merr në dorë situatën te Milani, ish-sulmuesi gati të takohet në Londër me trajnerin spanjoll

Milani ka nisur një fazë të re ndryshimesh të thella në klub, pas largimeve të Massimiliano Allegrit, Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadës.

15:25
SPAK dhe Antimafia e Barit i ‘sekuestruan’ grupin/ Kush është Igli Kamberi, i dënuar më parë për atentatin ndaj një politikani italian

Igli Kamberi, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Itali.

15:19
Lukaku befason: Ndihem ende një futbollist i Napolit, kam edhe një vit kontratë

Pavarësisht vështirësive në muajt e fundit te Napoli dhe kohës së gjatë të qëndrimit në Belgjikë për t’u rikuperuar për Botërorin e kësaj vere, Romelu Lukaku befason me deklaratën e tij teksa thekson se është ende i lidhur me skuadrën napoletane.

15:12
10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

Të gjithë fermerët që duan të përfitojnë subvencione nga Skema Kombëtare kanë kohë deri më 25 qershor, e pavarësisht kësaj një numër i lartë fermerësh kanë preferuar që aplikimin ta bëjnë që në 24-orëshin e parë, duke bërë që numri i aplikimeve të shkojë në 10 mijë.

15:10
Kushtetuesja i ktheu Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për Veliajn, Hoxha në ‘Shqipëria Live’: Ishte politikan i fuqishëm, por…

Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë çështjen që lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

15:08
Kulmon pelegrinazhi i Haxhit, mijëra besimtarë myslimanë luten në malin e shenjtë të Arafatit në Mekë

Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të martë në malin Arafat, pranë Mekës, në kulmin e pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, ndërsa temperaturat e larta kanë shkuar pranë 40 gradë Celsius.

15:06
SHBA sfidon Kinën, Rubio ringjall “Quad”-in me projekte të reja strategjike në Azi

Shtetet e Bashkuara, India, Australia dhe Japonia kanë njoftuar projekte të reja bashkëpunimi detar dhe për mineralet kritike, duke ringjallur forumin “Quad”, i cili shihet me dyshim nga Kina.

15:04
‘Odisea’ e futbollistit të kombëtares së Arabisë Saudite, martohet, i vjedhin pasaportën dhe nuk i bashkohet kombëtares

Futbollisti i Romës i dhënë me huazim te Lens, Saud Abdulhamid përjetoi një aventurë si nëpër filma.

14:57
Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht nga kjo botë

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes tragjike nga jeta të nxënësit të saj, vogëlushit Algit, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një makinë një ditë më parë.

14:50
Shqipëria Live/ “16 vite që nuk e dimë fatin e saj”, nëna e Bleona Matës në lot: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, Bukurie Mata, nëna e Belona Matës, e cila humbi 16 vite më parë.

14:45
Rekord i temperaturave të larta në Europë, raportohet për shtatë viktima nga i nxehti në Francë

Europa po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, me temperatura rekord që kanë prekur veçanërisht Francë, ku autoritetet raportojnë tashmë shtatë viktima të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me kushtet ekstreme të motit.

14:40
Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj punonjësve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme.

14:29
“Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë

Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat ku komentoi referendumin e zhvilluar të shtunën në Partinë Demokratike, proces nga i cili Sali Berisha u rikonfirmua në krye të partisë.

14:21
“Nuk mund të ulesh në tryezë me një shtet që ke ligj lufte”/ Kalaja përplaset me Sulin, sekretari i Omonia-s: Ka 30 vite që ligji nuk është në fuqi

Sekretari i Omonia-s, Marin Suli, është përplasur me gazetarin Aulon Kalaja ndërsa diskutonin për Ligjin e Luftës me Greqinë.

14:03
Real Madrid shuan ëndrrat e Comos dhe Interit, Nico Paz kthehet në Spanjë, koha e riblerjes dhe planet për të ardhmen

Cesc Fabregas shpresonte ta mbante te Como, por Reali i Madridit i ka idetë e qarta. Flasim për Nico Paz që shumë shpejt do të kthehet të Los Blancos pas dy sezoneve në Serie A.

14:01
Ekspertët ngrenë alarmin/ Popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin 2064, shkak pandemitë, ndryshimet klimatike dhe…

Ekspertët paralajmërojnë se popullsia e Tokës mund të përgjysmohet deri në vitin 2064, si pasojë e krizave globale si ndryshimet klimatike, pandemitë, konfliktet apo mungesa e burimeve.

13:33
Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier.

13:22
Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë

SPAK dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit zhvilluan një aksion të përbashkët ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të përshirë në pastrim parash, vrasje dhe trafikim ndërkombëtar droge.

13:11
“Do t’i japim një goditje shkatërruese”/ Izraeli i kundërpërgjigjet ofensivës së Hezbollahut, nis një valë të re sulmesh në Liban

Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një vale të re sulmesh në të gjithë Libanin, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të intensifikojë ofensivën kundër Hezbollah.

13:11
Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, “nxënësi” i katalanasit firmos kontratën tre-vjeçare me Manchester Cityn

Enzo Maresca ka firmosur një kontratë trevjeçare me Manchester City, duke u bërë pasuesi i Pep Guardiola në stolin e nën-kampionëve të Anglisë.

13:06
Nesër Kurban Bajrami, KMSH uron: Festa që na fton të reflektojmë. Shoqëria ka nevojë për më shumë dashuri

Ditën e nesërme besimtarët mysliman në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin.

12:54
Video/ U shkarkua nga detyra pas sezonit të dështuar, Igli Tare largohet nga selia e Milanit me një… kornizë

Igli Tare është rikthyer mëngjesin e sotëm në selinë qendrore të Milanit në “Via Aldo Rossi”, ku ka përfunduar zyrtarisht largimin e tij nga klubi.

12:53
Lojë force ndaj Iranit, SHBA justifikon sulmet, Teherani paralajmërohet për përshkallëzim

Sulmet e reja në jug të Iranit, të ndërmarra në mesin e negociatave të paqes, u përshkruan nga Pentagoni si akt “vetëmbrojtjeje” dhe jo lufte.