Reshje shiu dhe shtrëngata në veri, dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti sot në vend
25/11/2026 08:03
Sot, moti do të karakterizohet nga reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata.
Në qarqet e tjera të vendit parashikohen reshje me intensitet të dobët. Në zonat veriore dhe lindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Sa i përket temperaturave, vlerat minimale dhe maksimale parashikohen të luhaten:
Në zonat bregdetare: 6–16°C.
Në zonat e ulëta: 3–15°C.
Në zonat malore: -1–9°C.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë lokalisht e fortë.
Top Channel