E martë, 17 Prill 2018
18:11
Greqi, 30 kg qese plastike në bark shkaktojnë ngordhjen e balenës

Para një pamjeje të pazakontë janë ndodhur ekspertët që kanë kryer autopsinë e një balene gjigante, të cilën e ka nxjerrë deti të ngordhur disa ditë më parë në brigjet e ishullit grek të Santorinit.

18:08
Hapja e negociatave, Meta pret Vlahutinin: Akt inkurajues. Të reflektojmë për sfidat që na presin

Presidenti Ilir Meta priti në një takim në Presidencë ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, me rastin e publikimit të progres-raportit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian.

18:01
Dy Koretë, drejt “abrogimit” të ligjit të luftës, në fuqi prej viteve ‘50

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut duket se po përgatiten për herë të parë për t’i dhënë zyrtarisht fund luftës mes dy vendeve, kur udhëheqësit respektivë, diktatori Kim Jong-un dhe presidenti Moon Jae-in të takohen gjatë javës së ardhshme.

17:48
“Cicërimat” e Trumpit stampohen në letra higjienike

“Cicërimat” më pikante të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë dalë tashmë në shitje në internet, të stampuara aty ku nuk iu shkon mendja: te letrat higjienike të tualeteve!

17:47
“Shqipëria, një vend i pazakontë me politikanë të pazakontë”

“Një vend i pazakontë me politikanë të pazakontë, tani kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Me këtë titull, revista Forbes nis një artikull kushtuar Shqipërisë.

17:39
Agjenti nervor i përdorur ndaj Skripalit, në gjendje të lëngshme

Agjenti nervor i përdorur për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury, është transportuar në formë të lëngshme. Ky është përfundimi i Departamentit për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet rurale (DEFRA).

17:26
BE detyron rrjetet sociale të “dorëzojnë” mesazhet e terroristëve

Komisioni Europian po tenton të detyrojë kompanitë teknologjike, pavarësisht vendit ku i kanë selitë e tyre në Bashkimin Europian, të dorëzojnë “e-mail”-e, mesazhe SMS apo komunikimet në aplikacione të ndryshme të të dyshuarve për terrorizëm brenda pak orësh pas një urdhri gjyqësor.

17:25
“Po, përdor Photoshop!” (FOTO)

Pasi e mohoi për muaj me radhë se përdorte Photoshop në fotot e saj, Lauren Goodger ka rrëfyer të vërtetën.

17:24
50 filmat më të mirë të shekullit XXI (Foto)

Kush janë filmat më të bukur të shekullit XXI? Një pyetje shumë e vështirë po të kemi parasysh se që nga viti 2000 janë prodhuar mijëra filma.

17:14
Rama shigjeton opozitën: La kockat për të mos hapur negociatat

Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Europian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp.

17:08
Arena Kombëtare merr formë, tribunat drejt përfundimit – VIDEO

Stadiumi i ri që do të presë ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit po materializon projektin e bukur në një prej veprave më madhore sportive në vendin tonë.

17:08
Milan, Cutrone do të rinovojë deri në vitin 2022

Një arsye për të buzëqeshur! Milan dhe rinovimi i Cutrones duket se janë një hap larg. Mëngjesin e kësaj të marte, agjentët e sulmuesit Branchini dhe Orgnoni janë takuar me drejtorin sportiv të kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, në selinë e klubit.

16:58
Del në ankand një Ferrari i vitit 1953. Pritet të blihet me një çmim skandaloz (Foto)

Ka ngelur një e vetme dhe ai që kërkon ta bëjë të tijën, duhet të “luftojë” shumë në ankand për ta fituar atë.

16:57
Negociatat, Majlinda Bregu paralajmëron pështjellim dhe “fshikullon” PD

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në qeverinë e Partisë Demokratike është një ndër emrat e përfolur në media si drejtuese e grupit negociator të palës shqiptare në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

16:51
Taulant Balla: Rekomandimi i pakushtëzuar, njohje e arritjeve të Shqipërisë

Për sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla reakomandimi i KE për hapjen e negociatave është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

16:44
Hashash shqiptar në vend të pasagjerëve! Kapet një tjetër dërgesë në Greqi

Një sasi prej 146 kilogramë kanabis i sekuestrua prej departamentit të antidroges në vendin e quajtur Vergjina në afërsi të Verias në Greqine Veriore.

16:39
Sllovakia s’gjen paqe. Protesta edhe pas dorëheqjes së kryeministrit

Indinjata popullore në Sllovaki nuk u fashit me dorëheqjen e kryeministrit shumëvjeçar, Robert Fico, e ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak.

16:36
E pabesueshme! Futbollisti sulmon trajnerin e tij pas zëvendësimit (Video)

Një episod skandaloz ka ndodhur në futbollin bolivian.

16:36
Arrestimi i kuksianëve, PD akuzon Prokurorinë për standarde të dyfishta: E kapur nga Rama!

Partia Demokratike e interpreton heshtjen e Prokurorisë në lidhje me atë që e quan arrestim të paligjshëm të protestuesve kuksianë si kapje politike të këtij institucioni.

16:33
Amber Rose di si të relaksohet (FOTO)

Amber Rose është një nga personazhet e njohur që shijoi “Coachell-ën” këtë fundjavë.

16:20
48 ekipe në Katar 2022, kundërshtohet nga klubet e mëdha

Përpara 1 viti, FIFA miratoi zhvillimin e Botërorit të vitit 2026 me 48 skuadra, por së fundmi presidenti i këtij institucioni,Gianni Infatino zbuloi një plan tjetër; atë të rritjes në 48 edhe të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës të vitit 2022 si dhe zgjatjen e këtij evenimenti me 4 ditë.

16:17
Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Një ditë e madhe për Shqipërinë

Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e cilësoi si një ditë të madhe për Shqipërinë.

16:11
BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

Ndërsa prezantoi progres-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg, Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini foli edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, u shpreh se dy vendet duhet të arrijnë marrëveshje për të normalizuar raportet.

15:31
Progres raporti, Vlahutin: Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot

Pak para se shefja për politikë të jashtme Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn të paraqesin progres raportin për zgjerimin, shefja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin tha se shqiptarët kanë arsye sot për të qenë të gëzuar.

15:24
Kokainë në Qafë Thanë, gjendet pakoja në kufirin e gjelbër

Afërsisht 1 kg kokainë janë sekuestruar në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

15:23
Kërcënohet pas përdhunimit. ADN zbuloi autorin, kërkon të blejë heshtjen e vajzës

“Erdhi, shtyu derën dhe unë u rrëzova. Ai mu hodh sipër dhe pastaj iku”, është shprehur në 16 tetor të 2017 e dëmtuara.

15:14
Të izoluar pranë Tiranës, banorët e Kllojkës: Vuajmë për 3 km rrugë

Për të përshkruar vetëm 3 kilometra, banorëve të fshatit Kllojkë në kufi me Elbasanin u duhet më shumë se 30 minuta për shkak të amortizimit të rrugës.

15:10
Topi i golfit i Tiger Woods shitet për 24 mijë euro

Golfi është një sport për njerëz shumë të apasionuar dhe që të merresh me këtë sport është pasioni që prevalon mbi talentin. Shpesh kjo kërkon edhe guximin e një të çmenduri. Por në fakt ka edhe nga ata që janë edhe më të çmendur.

15:02
116 milionë euro për shtëpinë “kozmike”

Ish-i dashuri i Naomi Campbell, rusi Vladislav Doronin, ka shpenzuar mbi 116 milionë euro për të kthyer në realitet një vilë në formën e një anije kozmike.

14:58
Blegtorët në vështirësi, mbyllet thertorja; Nga Dibra duhet të shkojnë në Lezhë

Mbyllja e thertores në Klos ka ndikuar në shitjen e bagëtive në tregun e gjësë së gjallë. Të dëmtuar janë banorët e zonave përreth të cilët jetojnë me të ardhurat nga blegtoria.

14:56
Një satirë për kombin, humori i zi nga Vangjel Kozma

Një satirë fund e krye mbi kombin tonë. Sipas Vangjel Kozma, fjala “komb” do të thotë nyje dhe nyje do të thotë gdhë. Kurse ne vazhdojmë të mburremi se jemi gdhëja më e vjetër në Evropë.

14:55
Ekspozita me pyje e artistes polake që zgjodhi Tiranën

Ideja për të sjellë për publikun një ekspozitë për natyrën tek fotografja polake Katarzyna Lason fle që prej 1 dekade, që në kohën kur jetonte në një kryeqytet të zhurmshëm si Londra. Pas Londrës, ajo udhëtoi në Bullgari e Shqipëri, e kur mbërriti në vendin tonë, vendosi të ndërtonte jetën e saj këtu.

14:53
Emery: As unë, e as Neymar nuk ikim nga PSG

Unai Emery nuk ka dyshime se sezoni i ri do ta gjejë “yllin” Neymar në formacionin e PSG-së, edhe pas spekulimeve të fundit që e konsiderojnë thuajse një çështje të mbyllur kalimin e tij në “Bernabeu” këtë verë.

14:52
A po ia kalon Kina perëndimit?

Qeveritë perëndimore kanë vite që u ofrojnë mbrojtje firmave ekzistuese, duke dëmtuar kështu jo vetëm të rinjtë që duan të futen në lojë, por edhe rritjen e prodhimit në përgjithësi. Tashmë që Kina e ka kuptuar shpejt vlerën e një tregu të lirë e me konkurrencë, Perëndimi duhet të ndryshojë udhë menjëherë, ose rrezikon të mbetet pas.

14:49
Ankesat për prokurimet, raporti në Kuvend: Nga 1099, janë pranuar gjysmat

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni shtetëror që merret me ankesat që kanë kompanitë private kundrejt vendimeve për tenderat apo koncesionet.

14:47
Ahmetaj-bashkive: Shlyeni borxhet

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka paralajmëruar bashkitë që të shlyejnë borxhet e prapambetura ndaj bizneseve, pasi në të kundërt qeveria do u presë fondet.

14:47
Tjetër çmim për Igli Taren, këtë herë si zbulues talentesh

Pa më të voglin dyshim Igli Tare ka një kontribut të madh në sukseset e Lazio në vitet e fundit, me rolin e tij si Drejtues Sportiv ai ka bërë afrimet e duhura të talenteve të reja në ekip.

14:42
Kosovë, LDK kërkon hetim për fondet e ndara nga qeveria

Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbledhur firmat e 40 deputetëve dhe ka proceduat kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.

14:40
Qafë Thanë, makina përmbyset në rrugë

Një aksident, fatmirësisht pa persona të lënduar, ka ndodhur mesditën e sotme në Qafë Thanë.

14:39
Barcelona kërkon mesfushorin e Lacios

Nga një skuadër me emra të panjohur, tani të gjithë janë në orbitën e klubeve më të mëdha të Evropës. Radhën për të kaluar në vitrinë e ka Luis Alberto, që është në objektivat e merkatos së Barcelonës.

14:38
Turqi, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste në Turqi, Devlet Bahçeli, bëri thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 26 gusht të këtij viti.

14:36
Studimi: Ngjyrën e flokëve e përcaktojnë 124 gjene

Rezultatet e një hulumtimi të ri tregojnë se 124 gjene kanë rol kyç në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut, mbi 100 prej të cilave nuk njiheshin më parë për influencën e tyre në pigment.

14:31
Kina dhe Japonia drejt një linje të moderuar

Të dyja shtetet aziatike kanë rinisur pas tetë vjetësh dialogun ekonomik. Në takimin në Tokio në qendër të diskutimeve qe kërkimi i “perspektivave të reja” – dhe një kundërshtar i përbashkët.

14:29
Macron: Nuk është koha për Ballkanin

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha ligjvënësve europiane në Strasburg se BE-ja nuk duhet të pranojë vende të reja derisa blloku të ketë një integrim më të thellë e t’i jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.

14:27
Një “Pulitzer” edhe për reperin Kendrick Lamar

Çmimi “Pulitzer” këtë radhë u lidh me skandalet e vitit. Vlerësimi prestigjioz për shërbimin publik i shkoi “New York Times”-it dhe “New Yorker”-it, dy gazetat që rrëzuan nga piedestali producentin e famshëm të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, i akuzuar për agresion seksual.

14:21
Negociatat e anëtarësimit në BE, sot raporti me rekomandimin pozitiv

Sot rreth orës 15:30 minuta, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të prezantojë zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

14:19
Anije hapësinore ruse, të lëna në mëshirë të fatit – FOTO

Baikonur Cosmodrome, ka qenë godina e parë dhe më e madhe në botë për misionet hapësinore, me Sputnik 1 (sateliti i parë artificial) dhe Vostok 1 i Yuri Gagarin (Anija e parë hapësinore) që janë nisur prej aty.

13:59
Ndihmë e shpejtë, apo twerk?! – VIDEO

Në videon, e cila është filmuar në Kinë, mund të shihen tre infermiere të cilat tregojnë se si duhet të kryeni procedurën kardiovaskulare për të shpëtuar jetën e një të sëmuri.

13:54
Pija e rënies në peshë

Nuk ka më freskuese se kjo pije dobësimi me bazë kastravecin, limonin dhe menten. Të gjithë përbërësit janë natyral dhe që gjenden lehtësisht.

13:46
Macron në PE, fjalim pasionant para ligjvënësve

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar evropianëve t’i bëjnë ballë autoritarizmit në rritje dhe të riangazhohen ndaj demokracisë.

13:46
Zbulon se ka 3 miliardë lireta, por nuk i konverton dot

Mund të ishte bërë milioner, por është gjendur vetëm me një valixhe plot me miliarda lireta që janë, sipas ligjit, letra pa vlerë.

13:39
Të dehur dhe me shpejtësi, policia pezullon 153 patenta

Vetëm gjatë javës së kaluar policia rrugore e Lezhës ka pezulluar 153 leje drejtimi, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 7 drejtues mjetesh.

13:35
Vodhi në Austri, arrestohet kosovari në Kukës

Një shtetas kosovar është vënë në pranga nga policia kufitare në Kukës me qëllim ekstradimin e tij drejt Austrisë.

13:32
Ndodh në Japoni, kanceri zbulohet nga analiza e urinës

Shkencëtarët po krijojnë një analizë që zbulon kacnerin tek pacientët vetëm nëpërmjet mostrave të urinës.

13:16
Ankth te Man. City, rrezikon t’i bllokohet merkatoja

Manchester City është në ankth. Skuadra angleze rrezikon të ndëshkohet nga FIFA me bllokim të 2 sesioneve të merkatos së saj, lajm që u publikua nga e përditshmja britanike ‘The Telegraph’. Sipas kësaj të përditshme shkaku për dënimin e mundshëm të kampionëve të saposhpallur të Anglisë është nënshkrimi me Benjamin Garrè në vitin 2016.

13:10
Buffon në Botëror!

Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës, por Gianluigi Buffon po.

13:08
Kokainë në lavazh, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga pronarin e një lavazhi pasi iu gjet kokainë.

12:52
Vuçiç: Serbia s’ka forcë punëtore, po merr shqiptarët

Në një intervistë të gjatë televizive, presidenti serb Aleksander Vuçic ka folur dhe mbi punësimin në Serbi, por ajo çfarë duket e çuditshme është se ai thotë se gjithnjë e më shumë po punësohen shqiptarë, raporton B92.

12:45
Manchester United largon yjet: Pogba, i pari në listë

Aventurës së dytë të Paul Pogba te Manchester United duket se po i vjen fundi. Tashmë raportet mes mesfushorit francez dhe trajnerit Mourinho është përkeqësuar shumë javët e fundit dhe në shumë ndeshje portugezi e ka lënë 25 vjeçarin në stol dhe këtu përfshihen edhe përballjet e Ligës së Kampioneve ndaj Sevillas në 1/8 e finaleve.

12:35
Rubens Barrichello rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Dy muaj pas një prej momenteve më të vështira të jetës së tij, braziliani Rubens Barrichello tregon arsyen pse ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në muajin shkurt.

12:34
Veliaj në Verona: Projekte të përbashkëta për ndriçimin dhe transportin publik

Tirana dhe Verona kanë projekta të përbashkëta në fushën e ndriçimit dhe transportit publik.

12:32
“Marrëzia” vazhdon edhe në Durrës, komuniteti i shqetësuar

Moria e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive kudo nëpër qytet, po dhe fare pranë shkollave është kthyer në shqetësim edhe për komunitetin në Durrës.

12:28
Plagosja e Vlorës, pronari i lokalit arrestohet për lojëra të paligjshme

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 51-vjeçarit një ditë më parë në lagjen “Rilindja” në Vlorë. Por ndërkohë ngjarja ka nxjerrë në dritë një tjetër fakt, pronari i lokalit organizonte lotari të palejuara.

12:26
Lagja pa rrugë në Lezhë, banorët: Bashkia s’na zgjidh problemin

Banorët e një blloku të ri banimi në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës ankohen për mungesën e infrastrukturës.

12:15
Brenda hotelit më të njohur të Maldiveve – FOTO

Edhe pse jo çdokush mund të shkojë me pushime atje, vilat “Anantara Kihavah” në Maldive është vlerësuar si hoteli më i publikuar në Instagram.

12:13
Konkurrenca e paligjshme, nisin kontrollet për serviset dhe varrezat e makinave

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur kontrollet për serviset, varrezat e makinave dhe ato të transportit rrugor, për të eleminuar konkurrencën e pandershme.

12:04
Rekomandim pozitiv Shqipërisë, raporti i BE përmend edhe emrin e Tahirit

Komisioni Europian pritet të rekomandojë sot zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, pas përparimeve të cituara aty që nisin me ruajtjen e thellimin e reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, me përparim në të pesë prioritetet kyçe e vijimësinë e rezultateve të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

12:00
Suedi, ndërtohet rruga e parë që do vetëkarikojnë makinat- FOTO

Suedia ka ndërtuar rrugën e parë elektrike, e cila lejon që makinat elektrike të karikojnë baterinë pa qenë e nevojshme që të ndalojnë.

11:42
TopAwards/ Elvana barazon rekordin e Butrintit dhe Noizy

Kjo është java e 5-të që Elvana Gjata qëndron në krye të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Por ky nuk është suksesi i vetëm i Elvanës këtë javë pasi artistja nuk ka zënë vetëm vendin e parë por ajo ka pushtuar tre vendet e parë.

11:41
Ligji i strehimit social, Vasili: PS prishi konsensusin

Ligji për strehimin social mund të bëhet një tjetër temë debati mes maxhorancës dhe opozitës, teksa kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha në një dalje për mediat se PS minoi konsensusin për ligjin e strehimit social.

11:41
“Të rinjtë, gjithë jetën me qira”

Rreth një e treta e të rinjve mund të jetojnë në shtëpi me qira për gjatë gjithë jetës së tyre.

11:37
Shisnin kanabis pranë shkollave, tre të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër grup kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, duke vënë në pranga tre persona.

11:31
Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet edhe Ze Marian

Ato morën famë botërore gjatë Euro 2016-s, teksa Irid Oksa dhe Rike Roci po ndiqnin një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë.

11:27
Deklarata e fortë e Juncker: Nuk dua rikthim të luftës në Ballkan

“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”.

11:27
Tetë orë përleshje të përgjakshme në burg, 7 të vdekur, 17 të plagosur

Një konflikt mes bandave nisi një përleshje të përgjakshme mbrëmjen e së dielës në një burg në Karolinën e Jugut, duke shënuar trazirat më të mëdha në burgjet e SHBA që prej vitit 1993.

11:10
Me thikë në dorë, por “fluturon në ajër” – VIDEO

Një 20-vjeçar që po ndiqej nga policia pas një sherri masiv në Cardiff, teksa po arratisej mbi një biçikletë e me thikë në dorë është rrëzuar nga një këmbësor duke “fluturuar” për pak metra.

11:09
Prokurorja nuk justifikon pasurinë, nuk i dalin llogaritë për dy apartamente

Besa Nikëhasa, pjesë e sistemit të drejtësisë prej 25 vitesh, ka pasuri kryesisht shtëpi e garazhe, burimi i të cilave nuk justifikohet.

11:04
Kur hyn Shqipëria në BE, sipas astrologes Meri

Çfarë thonë yjet , a mund të kemi një datë për futjen zyrtare të Shqipërisë në Be sipas astrologjisë? Me sa duket po. Astrologia e njohur shqiptare Meri Shehu, e ka një përgjigje..

11:01
Shtohen lindjet jashtë martese në BE, kryeson Franca

Lindjet jashtë martese janë shtuar ndjeshëm në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian, me Francën që mban vendin e parë e ndjekur ngushtësisht nga Bullgaria e Sllovenia.

10:51
Basha në komisionin gjerman: Detyrë e vështirë…

Detyrë të vështirë e quan Lulzim Basha bindjen e komisionit për Çështje Europiane në Bundestagun gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

10:41
NBA, fiton Golden State. Miami Heat frenon Philadelphian

Golden State entuziazmon sërish tifozët e tij në Oracle Arena pasi mundën sërish San Antonion për të marrë kryesimin 2-0 në fazën e playoffit.

10:37
Trafik droge nga Shqipëria në Itali: 7 të arrestuar

Pesë të arrestuar në Itali dhe dy Shqipëri është bilanci i operacionit “Affari di famiglia”, që ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare të narkotrafikut.

10:37
“Montecarlo Masters”, fitojnë Djokovic dhe Nishikori

Novak Djokovic e nis me këmbë të mbarë turneun Masters të Montecarlos në tenis për meshkuj. Tenisti serb, që e ka fituar 2 herë këtë turne në 2013 dhe 2015 mposhti në bashkëkombësin e tij Dusan Lajovic me rezultatin 2-0. Djokovic nuk shpenzoi shumë energji në këtë ndeshje të cilën e mbylli pas 57 minutave lojë duke i fituar setet 6-0;6-1.

10:23
Moda, të jeni lehtësisht elegante

Kush nga ne nuk do të donte të ndjehej mirë kur takohet me dikë? Kur adhurojmë të ndjehemi me pamjen e duhur në rastin e duhur? Pra, duam të jemi shik dhe supertrendi, por edhe të mos shpenzojmë shumë. Ka disa mënyra për këtë.

10:12
Policia arreston qenin, sulmoi drerin

Një foto qesharake tregon një qen të arrestuar nga policia në Ontario të SHBA.

10:06
Shpresat kundër Italisë më 11 shtator

Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë.

09:56
Luleshtrydhet, e kuqja e tavolinës së pranverës

Të bukura për t’u parë, të mira për tu ngrënë dhe për shëndetin e bukurinë. Flasim për luleshtrydhet, shijen e kuqe të pranverës.

09:47
Jessie J triumfon edhe në Kinë, shpallet fituese e “X Factor”

Për 4 sezone në Britani dhe Australi ajo ka qenë pjesë e programit që përzgjedh zërat më të mirë , “The Voice”, Jessie J kësaj here ka preferuar të jetë konkurrente e një programi të ngjashëm me “X Factor” në Kinë.

09:34
Transformimi për 3 muaj, gjithçka në 54 sekonda – VIDEO

Një 24-vjeçar ka transformuar tërësisht formën e tij fizike në vetëm 12 javë, e përmes një video 54-sekondëshe ai ka treguar transformimin që trupi i tij ka pësuar.

09:34
Gjeneral Parllaku mbush 99 vjeç, Luan Rama: Fitimtari i tri kohëve

Gjenerali Rrahman Parllaku, është ndër të paktët partizanë që jetojnë dhe dëshmojnë histori të tri kohëve, asaj të partizanit e luftëtarit antifashist, heroi e komandani ushtarak dhe persekutimit komunist.

09:30
Basha në Berlin: Opozita, e bashkuar për të kërkuar hapjen e negociatave

Kreu i Partisë Demokratike ka folur para seancë dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme të Budestagut në Gjermani, për progresraportin e Komisionit Europian.

09:14
Bricjapi, shenja e ditës

Yjet sot jua bëjnë ditën me gjallëri dhe zbavitje. Hëna dhe Afërdita të dhurojnë gëzim, humor të mirë, pasion dhe grintë qoftë në punë e qoftë në dashuri.

09:09
Enzima që “ha” plastikë. Zbulohet bakteri që asgjëson mbetjet

Me plastikën, shkenca arriti të zhvillonte atë që u konsiderua si materiali i mrekullueshëm. Tani, një enzimë natyrore e përmirësuar mund të ndihmojë pastrimin e ndotjes së njërit prej llojeve më të vështira të saj.

09:07
Kukan: BE do të hapë negociatat me Shqipërinë

Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ka thënë për DW eurodeputeti Eduard Kukan.

08:58
Edhe motrat Hadid, vishen si motra – FOTO

Ato sigurisht që nuk janë grupi i parë i motrave që kopjojnë njëra-tjetrën në stilin e veshjes.

08:48
Foto nga prindër të dëshpëruar

Teknologjia gjithnjë e më tepër po i vjen në ndihmë njeriut, por kjo mesa duket përveçse anëve pozitive ka edhe anët e saj negative.

08:29
Aksident i trefishtë te “Pallati me Shigjeta” – FOTO

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rreth orës 07:20 të mëngjesit në kryeqytet.

08:22
Rusia vendos për Sirinë: Inspektorët do të lejohen në Douma

Rusia njoftoi se inspektorët e armëve kimike do të lejohen të vizitojnë zonën e sulmit të pretenduar në Douma, ku ekipi ndërkombëtar nuk ka mundur të hyjë deri më tani, edhe pse ndodhet në vend që prej ditës së shtunë.

08:06
Montella e konfirmon: Talenti 22-vjeçar drejt Barcelonës

Vincenzo Montella ka komentuar zërat që e shohin mbrojtësin Clement Lenglet, larg skuadrës së tij.

07:38
Situata në Siri, Erdogan telefonon Merkel: Duhet të ruhet sovraniteti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me situatën në Siri