Pasi e mohoi për muaj me radhë se përdorte Photoshop në fotot e saj, Lauren Goodger ka rrëfyer të vërtetën.

Ylli 31 vjeçar i’u përgjigj akuzave se kishte modifikuar një selfie me të brendshme javën e kaluar, duke zbuluar për rubrikën “Now” se shumë njerëz i rregullojnë fotot e tyre në rrjetet sociale, dhe ajo është një prej tyre.

“Shumë njerëz përdorin Photoshop në fotot e tyre. Edhe Kardashian-ët!” tha bukuroshja e reality show “TOWIE”.

Lauren gjithashtu u shpreh për revistën “Closer” se poston fotografi me të brendshme për të “përgëzuar veten” dhe trupin e saj.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel