E martë, 17 Prill 2018
05:39
SHBA gati sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të hënën se po shqyrtojnë aplikimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, si dënim për mbështetjen që kjo e fundit ka dhënë për regjimin sirian të Bashar Al Assad.

04:01
Cikalleshi gjen sërish rrjetën në Turqi (Video)

Sokol Cikalleshi ka shënuar një tjetër gol me peshë në kampionatin turk, teksa ka ndihmuar skuadrën e tij, Osmanlispor të marrë një barazim 3-3 ndaj Trabzonsporit.

03:02
Shakaja e çuditshme e VAR, penallti në pushim të ndeshjes

Një ngjarje komplet e pazakontë ka ndodhur në takimin e fundit të javës së 30 të kampionatit gjerman, atë mes Mainzit dhe Freiburgut.

01:45
Edhe Kanadaja tërheq trupën diplomatike nga Kuba

Kanadaja ka vendosur të tërheqë trupën diplomatike, bashkë me familjarët e tyre, nga kryeqyteti i Kubës, Havana. Ky vendim ka ardhur pasi një pjesë e tyre kanë shfaqur çrregullime të ndryshme, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një sulmi me valë ultrasonike.

01:13
Pagesat për menaxherët, Juve shpenzon më shumë

Janë publikuar bilancet e klubeve të Serisë A për vitin 2017, teksa ajo që bie në sy është një rëni e shpenzimeve në pagesa për menaxherët e futbollistëve.

00:27
Modelja zbulon tradhtinë e Trump (Foto)

Ish modelja e Play Boy, Barbara Moore ka rrëfyer një histori dashurie me Presidentin amerikan Donald Trump, duke zbuluar edhe tradhtinë e këtij të fundit.

E hënë, 16 Prill 2018
23:56
Çfarë i ka bërë bashkë Canën dhe Klodin e Big Brotherit (Foto)

Ai ishte një ndër meshkujt e parë shqiptarë që deklaroi publikisht se kishte prirje të ndryshme seksuale, gjatë edicionit të Big Brother 3, në Top Channel.

23:23
Zbulohet shuma që pagoi Anderlechti për Abazajn

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të kalimit të Kristal Abazajt te klubi belg i Anderlechtit, kanë dalë edhe detajet e para të këtij operacioni.

22:59
Igumenicë, kapen 121 kg kanabis. Një shqiptar në pranga

Një sasi prej 121.5 kg kanabis u sekuestruan këtë të hënë prej Antidrogës greke, në vendin e quajtur Parapotamo, në afërsi të Igumenicës.

22:57
Reagimi në “Bernabeu”, Buffon: Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi

Polemikat ndaj deklaratave që lëshoi pas ndeshjes me Realin e Madridit nuk kanë pushuar ende dhe Gianluigi Buffon duket se po tërhiqet.

22:22
Jetimët që ndryshuan botën

Kanë prekur fundin kur kanë qenë fëmijë, duke mbetur jetimë, por janë rritur dhe kanë ngjitur majat.

21:36
Topin e parë e nis… ariu!!! (Video)

Një skenë e rrallë u pa në prag të ndeshjes Masjoek-Angoesjt, e vlefshme për kategorinë e tretë të futbollit në Rusi.

21:34
Klima po ndryshon, shtohen përmbytjet dhe ditët e nxehta

Mbi 1,6 miliardë euro financime i duhen Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme për të siguruar ujë për popullatën, bujqësine dhe industrinë.

21:31
“Pulitzers”, Weinstein nderon “NYT” dhe “NY-er”

“The New York Times” dhe “The New Yorker” kanë fituar së bashku çmimin “Pulitzer” për shërbimin më të mirë publik gjatë kësaj të hëne, për zbulimin e skandalit të Harvey Weinstein, mes raportimeve që galvanizuan edhe lëvizjen “#MeToo” nëpër rrjete sociale, duke i dhënë një rëndësi kombëtare e ndërkombëtare ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

21:24
“Bombardimet e bënë punën, por puna e një nate nuk mjafton”

Bombardimet e kryera në Siri nga Amerika, Britania dhe Franca e bënë punën vet, i treguan kasapit Bashar al-Asad se ka për ta paguar shtrenjtë përdorimin e armëve kimike. Por puna e aleatëve nuk mbaron këtu. Asadi dhe mbështetësit e tij nga Rusia dhe Irani nuk duhen lejuar që të mposhtin forcat që ndaluan ISIS-in.

21:12
Si shpenzohen lekët e studentëve? Pajisje luksi, abonim TV…

Përmes një raporti monitorimi në 3 universitetet më të mëdha publike në vend, “Qëndresa qytetare” ka analizuar sesi shpenzohen paratë që këto institucione sigurojnë nga tarifat vjetore të studentëve.

21:05
“Playboy Italia” harron italianet, hapet me një braziliane

“Playboy Italia” harron italianet, hapet me një braziliane

21:01
Njihuni me futbollistët më besnikë në botë (Foto)

CIES Football Observatory ka publikuar një listë me futbollistët në aktivitet që kanë më shumë sezone me të njëjtin ekip.

21:00
PD akuzoi Xhafajn, Ministria: Keqardhje!

Ministria e Brendshme iu përgjigj akuzave të opozitës në drejtim të ministrit Fatmir Xhafaj. Partia Demokratike akuzon vëllain e Fatmir Xhafajt për trafik droge.

20:52
A ishte i ligjshëm arrestimi i kuksianëve? Ministria: Pyesni Prokurorinë dhe Gjykatën

Partia Demokratike dhe familjarë të personave të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit akuzojnë Policinë e Shtetit se ka shkelur ligjin me 23 të ndaluarit në orët e natës.

20:37
Skandal në prokurori/ Oficeri, 500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e “Eskobarit…”

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Beratit duke marrë ryshfet. Nëpërmjet intervistave dhe kamerave të fshehta, Fiksi dokumentoi se oficeri, Gertmond Koroveshi mori një ryshfet prej 500 mijë lekësh nga një qytetar, për t’i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes.

20:31
Greqi, degjeneron në dhunë protesta kundër bombardimeve në Siri

Një protestë paqësore kundër sulmeve ajrore në Siri, nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, ka degjeneruar në dhunë, pasi protestuesit janë përpjekur të rrëzojnë një statujë të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Harry S. Truman, në qendër të Athinës.

20:27
Athina dhe Shkupi, sërish në udhëkryq për emrin

Qeveria greke ka kërkuar seriozitet në negociatat që po zhvillon me Shkupin për çështjen e emrit, e ka reaguar menjëherë pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Zoran Zaev.

20:17
Elhaida Dani “pushton” Rusinë, Kremlini e pret me lule

Elhaida Dani ka udhëtuar drejt Kremlinit për të interpretuar si aktore në shfaqjen “Katedralja e Parisit”.

20:10
Ekskluzive/ Besnik Hasi: Shpresoj të vijë rasti të jem trajner i Kombëtares

Besnik Hasi mund të konsiderohet si një nga ikonat e futbollit shqiptar, për karrierën e tij futbollistike në perëndim, por edhe atë prej trajneri. I rritur profesionalisht në perëndim, ai në moshën 27-vjeçare mbërrin në Kombëtaren kuqezi si shqiptari i parë i Kosovës që debutonte me Kombëtaren.

20:09
LSI-së “i firojnë” këshilltarët edhe në Lezhë

5 këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Lezhës, 2 të LSI, 1 i G-99, 1 i partisë ardhmëria shqiptare si dhe një tjetër këshilltar i partisë së personave me aftësi të kufizuara, kanë zyrtarizuar largimin nga forcat respektive politike për t’iu bashkuar PS.

20:06
28 eurodeputetët, letër Thaçit e Haradinajt për “gylenistët”

28 deputetë të Parlamentit Europian, nga grupime të ndryshme politike, kanë firmosur një letër të përbashkët dhe ua kanë dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

20:00
Kristal Abazaj transferohet në Belgjikë, tek Anderlecht

Futbollisti shqiptar Kristal Abazaj finalizoi një marrëveshje të bujshme, ende pa përfunduar zyrtarisht sezoni, duke firmosur me skuadrën më të titulluar të futbollit belg, Anderlechtin.

20:00
Kullat tek Liqeni, gjykata “harron” të zbardhë vendimin

Afati për të zbardhur një vendim administrativ është vetëm shtatë ditë.

19:50
Skandali me drejtësinë, nga i akuzuar në dëshmitar për…500 mijë lekë

Fiks Fare denoncon sot në mbrëmje një skandal në sistemin e drejtësisë.

19:47
Negociatat, përplasje në distancë PS-PD

Pak pas mesdites së të hënës, kur Top Channel kishte bërë publik raportin e Brukselit në të cilin rekomandohet hapja e negociatave me Shqipërinë, mazhoranca dhe opozita nuk i rezistuan debatit, ndonëse në distancë.

19:34
Vendimi historik i Hagës: Jo kanabis në qendër të qytetit

Duke sinjalizuar se mbase festës po i vjen fundi, Haga bëhet qyteti i parë holandez që ndalon tymosjen e kanabisit në qendrën e tij, në stacionet e metrosë dhe zonat kryesore tregtare, lëvizja më e fundit e autoriteve holandeze për të kufizuar politikën tradicionale të tolerancës.

19:24
Tom Doshi si Adriatik Llalla, SHBA i mbyll “derën”

Departamenti Amerikan i Shtetit denoncon publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.

19:19
13 vjeçari zbulon thesarin e mbretit “Bluetooth”

Një 13 vjeçar ka zbuluar një  thesar të vërtetë në Gjermani, që mund t’i përkasë mbretit që futi krishterimin në Danimarkë.

18:56
UEFA dënon Tiranën: Mban shpërblimin 215 mijë eurosh

Pesë anëtarët e Dhomës Rregullatore të Konflikteve, në qeverinë europiane të futbollit UEFA, janë ata që kanë vendosur t’i mohojnë skuadrës së Tiranës një çek të majmë financiar, të cilin bardheblutë duhej ta përfitonin sipas programit nga pjesëmarrja në Europa League.

18:56
Juventus, titulli në “xhep”

Tifozët e Juventusit mund të bëjnë llogari sa të duan, por avantazhi i formacionit të trajnerit Allegri tregon se po vendoset vërtet hipotekimi në titullin e shtatë radhazi.

18:37
Lavrov: Nuk kemi ndërhyrë për të prekur provat e sulmit kimik

Inspektorët e Organizatës ndërkombëtare për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) nuk po mund të hyjnë në zonat e kontrolluara nga Rusia dhe regjimi sirian në qytezën e Doumës, ku do të përpiqen të gjejnë prova për sulmin e supozuar kimik të 7 prillit.

18:26
Vonesa “vrau” Majollarin. Avokati tregon pse 28-vjeçarit iu refuzua azili

Emisioni “Pasdite në Top Channel” trajtoi të hënën rastin e Mario Majollarit, i cili u vra për gjakmarrje pak ditë më parë, në Tiranë.

18:23
Zero pikë në 5 transferta; Wenger, drejt largimit nga Arsenali

Me humbjen e së dielës kundër Newcastle, Arsenali po vuan aktualisht një nga ecuritë më negative në transferta në historinë e Premier League.

18:19
10 derbit e futbollit që nuk duhen humbur

Kur flitet për derbi dhe rivalitet në futboll, pjesës më të madhe të tifozëve u shkojnë nëpër mend takime si Barcelona-Real, Milan-Inter, Manchester City- Manchester United, por ka edhe të tjera përballje, që janë akoma më të ashpra.

18:13
Vonohet avioni, bosi i kompanisë qeras paragjerët

Rrallëherë ndodh që të ndeshesh përballë një oferte për të pirë diçka gjatë një fluturimi. E kur kjo gjë bëhet nga vet shefi ekzekutiv i kompanisë, me të cilën je duke udhëtuar, situata bëhet edhe më e rrallë.

18:01
8 arsye pse femrat duhet të masturbojnë

Të flasin për masturbimin për shumë femra është një tabu, që edhe kur hapet si temë i sikletos. Por ndoshta ka ardhur koha të flitet më shumë për të dhe ndikimin pozitiv që ka në organizëm, të paktën sipas asaj që sugjerojnë pjesa më e madhe e studimeve në këtë fushë.

17:59
10 arsye pse Formula 1 ka rikthyer spektaklin në pistë

Pas një nisjeje pa shpërthime në garën premierë të Melbournit, Formula 1 e shtoi dozën e spektaklit këtë sezon me dy ndalesa emocionuese gjatë këtij muaji.

17:53
Raporti për Kosovën, KE nuk harron përpjekjen për abrogimin e Gjykatës Speciale

Përpjekja e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të abroguar ligjin për Gjykatën Speciale është reflektuar edhe në progres-raportin e Komisionit Europian.

17:48
Parisi festonte titullin, Neymar luante poker. Sinjal lamtumire?

Nëpërmjet golave dhe lojës së tij të shkëlqyer, Neymar e ka drejtuar Paris Saint-Germain drejt fitimit të titullit kampion në Francë, sukses që u zyrtarizua matematikisht mbrëmjen e së dielës pas goleadës 7-1 ndaj Monacos (deri dje kampione në fuqi), përpara se të ndalej për shkak të një dëmtimi në këmbë.

17:35
Drejt “Rusi 2018”, Pelè: Neymarit i uroj fatin tim! Brazili mund t’ia dalë

“Neymar do të jetë në Botërorin e Rusisë, madje do të jetë në formë optimale sepse dëmtimi i tij nuk është i rëndë”.

17:01
Plagosje më armë zjarri në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e pasdites në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Vlorës.

16:55
Conchita, rrëfim shokues në Instagram

Conchita Wurst, fituese e Eurovision-it në vitin 2014, ka zbuluar se është e prekur nga SIDA.

16:50
Edhe KE kërkon “peshqit e mëdhenj”: Më shumë përpjekje kundër krimit të organizuar

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por kushtëzon ecurinë e këtyre negociatave me mbarëvajtjen e mëtejshme të reformës në drejtësi, sidomos procesit të vettingut.

16:47
Basha në Berlin: Kërkuam hapjen e negociatave, mbështesim ëndrrën e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike është duke zhvilluar një vizitë në Bundestagun gjerman. Me anë të një video live në “Facebook”, Basha u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negociatave.

16:28
Marrëdhëniet greko-turke “tronditen” për disa ishuj të Egjeut

Një deklaratë e fundit e kryeministrit turk ka tensionuar përsëri marrëdhëniet greko-turke, duke thelluar më tepër krizën e madhe të krijuar kohët e fundit midis dy fqinjëve.

16:11
United u mëson përulësinë lojtarëve të rinj me këtë foto të Messit

Manchester United është një shembull në rritjen e lojtarëve të rinj. Klubi anglez nxjerr çdo sezon 2-3 futbollistë me shumë të ardhme që luajnë më pas me ekipet e Premier League.

15:59
Iniesta ka vendosur, do të largohet nga Barcelona

Andres Iniesta ka marrë vendimin për të përfunduar aventurën e tij me Barcelonën dhe për të vazhduar karrierën në Kinë.

15:19
Zvarritet hetimi për CEZ, prokuroria kërkon dhe tre muaj kohë

Pas zhurmës dhe bujës për rihapjen e hetimeve mbi privatizimin e OSSH nga CEZ, tashmë pritet që edhe kjo dosje të zvarritet për faj të procedurës.

15:06
“Marrëzia” u zgjat me ligj; U ndryshua me kërkesë të deputetëve

Një muaji pasi qeveria e kryeministrit Rama nisi punën në tetor të vitit 2013-ës, nisi aksionin e njohur “ Fundi i marrëzisë ” kundër pikave të paligjshme te basteve dhe lojërave të fatit.

15:04
Bixhozi “ha” 120 milionë euro. Veprojmë mbi 20 kompani të lojërave të fatit

Kumari është një nga industritë më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Sipas autoritetit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 20 kompani, të lojërave të fatit, që nga kazinotë, bastet sportive dhe kazinotë elektronike.

15:01
Shqipëria hap negociatat, raporti i BE: Përparim në 5 prioritetet kyçe

Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa abuzimet me të drejtat e njeriut do ta lënë sërish në pritje Turqinë.

14:56
Të premten gjyqi i kuksianëve

Të premten Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

14:52
A do të shkojë Ibra në Botëror? Vendos ai!

Lajmin e ka dhënë vetëm siç di ai: Ibra edhe një herë tjetër ka folur me gjuhën e tij, duke bërë me dije se mundësitë që ai të shkojë në finalet e kampionatit botëror të futbollit janë rritur shumë.

14:49
“Kthesa e vdekjes” në aksin Tiranë-Elbasan

Çifti i bashkëshortëve Gurishta ishin viktima të radhës të asaj që quhet njolla më e zezë e aksit Elbasan-Tirane, kthesa e parë pas tunelit të Krrabës.

14:29
Borissov viziton Prishtinën, kërkon kompromis me Serbinë

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov deklaroi se, nëse Kosova e Serbia nuk nënshkruajnë një marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre, asnjëra palë nuk do të integrohet në Bashkimin Europian.

14:19
Titaniku i ndërtuar me lego, 10-vjeçari autik punoi për 700 orë

Kopja më e madhe në botë e Titanikut nga lojërat “Lego” u ndërtua në më shumë se 700 orë, apo 11 muaj, nga një djalë 10-vjeçar nga Rejkjaviku i Islandës.

14:16
Putin bisedon me Rouhanin, paralajmëron “kaos” global

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për “kaos” global, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Iranit, të fokusuar te sulmi i së premtes mbrëma mbi Sirinë.

14:16
Bizneset e Fierit sërish protestë kundër skemës së TVSH

Biznesmenët e Fierit protestuan sërish kundër futjes në skemën e TVSH. Para prefekturës shumë tregtare dolën me pankarta që kundërshtojnë taksen prej 20 për qind.

14:07
Bllokimet më të këqija të trafikut në histori

Bllokimet e trafikut po e vështirësojnë jetën e udhëtarëve çdo ditë.

14:03
Rikthimi i bujshëm, puthje të nxehta mes çiftit

Këngëtari me origjinë kanadeze ka dhuruar plot emocione me performancat e tij të ndjera në festivalin vjetor të “Coachella”. Ai këndoi hitin më të fundit “Call Out My Name” që është pjesë e albumit “My Dear Melancholy”. Performanca e tij preku publikun pasi këngëtari ende dukej zemërthyer nga Selena Gomez.

13:59
Koha e duhur për të blerë makinë, ulje deri në 42 %

Shifrat më të fundit të regjistrimit të automjeteve të lëshuara nga industria motorike në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar se dyqanet kanë përjetuar muajin e tyre të dymbëdhjetë të njëpasnjëshëm të shitjeve në rënie në mars.

13:53
E kush nuk e ka ambicie pjesëmarrjen…

Era Rusin prej gati dhjetë vjetësh nuk e kemi parë në festivalin e fundvitit, ku dhe përcaktohet fituesi që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

13:44
Zgjidhet makina e vitit, për herë të parë kjo markë

Si asnjëherë më parë një fuoristradë e prodhuar nga Volvo është cilësuar si makina më e mirë e vitit. Kjo është arritur falë suksesit të modelit XC40, pasardhëse e XC90 dhe XC60.

13:44
“Blindohen” portat, 450 minuta lojë asnjë gol

Java e 32 e Serisë A mund të quhet fare mirë java e portierëve. Kjo për faktin se në 10 ndeshjet e luajtura këtë fundjavë në kampionatin italian u shënuan vetëm 13 gola që barazon rekordin negativ të tij të regjistruar në sezonin 2010-2011.

13:37
U poshtërua nga PSG, Monaco rimburson tifozët

Pas humbjes poshtëruese me Paris Saint Germain 7-1 në kampionat, Monaco mori një vendim që shihet rrallë në futbollin e sotëm; do të rimbursojë të gjithë tifozët e tij që e ndoqën skuadrën në Paris duke parë edhe triumfin e titullit të skuadrës së Unai Emery.

13:37
Apple ka një iPhone X sekret (FOTO)

Apple ka ndërtuar një version sekret të iPhone X që nuk është publikuar kurrë. Ky iPhone misterioz nuk është folur asnjëherë nga Apple dhe është zbuliar përmes disa dokumenteve, që tashmë janë të deklasifikuara.

13:24
Raketat mbi Siri, imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin

Imazhet të reja satelitore janë publikuar së fundmi të cilat tregojnë se si sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA zhdukën thuajse krejtësisht qendrën kryesore të armëve kimike në Sirisë, por lanë rrethinat thuajse të paprekura.

13:16
Basha në Berlin, Balla: Shpresoj të mos lobojë kundër integrimit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, konfirmon atë që kanë shkruar mediat ndërkombëtare për hapjen e negociatave.

13:09
Certifikohen për sigurinë publike 25 policët e parë bashkiakë

25 punonjësit e parë të policisë bashkiake morrën certifikatën nga Akademia e Sigurisë për aftësimin në fushën e sigurisë publike.

13:03
Bayern humbet mesfushorin për ndeshjet me Real Madrid

Bayern Munchen me shumë gjasa nuk do të ketë në fushë kundër Real Madrid mesfushorin kilian, Arturo Vidal. Konfirmimin e ka dhënë trajneri Heynckes: “Do të operohet, ka pësuar një përndrydhje të gjurit, pa asnjë kontakt”.

12:59
Surpriza për Buffon! Drejt lëvizjes së papritur në merkato…

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë në faqet e para të mediave dhe këtë radhë jo për ndonjë deklaratë të fortë apo për suksesin e Juventusit ndaj Sampdorias, por për lëvizjet e merkatos.

12:54
“Udhëtimi” i nxehtë i Emily Ratajkowski (FOTO)

Emily Ratajkowski nuk heziton kurrë të tregojë linjat e saj perfekte me bikini, aq më tepër kur bëhet fjalë për të reklamuar linjën e saj të veshjeve.

12:45
Basha publikon në Facebook arrestimin e kuksianëve: Thirrje për reagim popullor

Teksa Edi Paloka i paraqiti pamjet e arrestimit të kuksianëve në deklaratën për median, ku u shpreh se nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa ata të lirohen, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka postuar këto pamje në profilin e tij në Facebook, ku thotë se kjo është thirrje “për një reagim popullor kundër padrejtësisë”.

12:40
Paloka-Xhafajt: Lufta ndaj krimit? Film i parë që para 5 vjetësh

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se “nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën, deri në lirimin e kuksianëve që mbahen në burg”.

12:31
Surpriza e Ardi Veliut, vlerësohet policja e parë femër në Shqipëri

Jolanda Flaga është në prang pensioni dhe si punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit ka dhe një këshillë: Respektoni njëri-tjetrin.

12:22
“Vilat”pa rrugë; Lagjja e ish-udhëheqësve në Pogradec e degraduar

Prej vitesh kjo rrugë në Pogradec është bërë e njohur si Rruga e Vilave. Panoramika e saj dhe ndërtimi i vilave qeveritare para viteve ’90 e bënin mjaft të veçantë për kohën, por duket se degradimi e ka bërë që të jetë larg çdo elementi që mund ta bëjë atë të quhet rrugë.

12:13
Në Durrës vidhen kapakët e pusetave, banorët: Na rrezikohet jeta

Banorët e Lagjeve 16 dhe 18 në Durrës ankohen për gropat e hapura në rrugë, të cilat u rrezikojnë jetën çdo ditë.

12:11
Përparim Spahiu: Statusi i Minatorit mbetet “hallexhi” i dënuar me vdekje

Ndërkohë që kryeministri Rama zhvillonte interpelancën me minatorët, ka reaguar deputeti i LSI Përparim Spahiu, i cili me anë të një deklarate thotë se kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve, ndërsa qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status.

12:10
Kylie braktis rolin si nënë për…(FOTO)

Kylie Jenner ka braktisur rolin e saj të ri si nënë për të marrë pjesë në Festivalin e Coachella në Kaliforni.

12:06
Do përdornin tualetin, arrestohen. Lumë akuzash ndaj Starbucks

Bosi i Starbucks, Kevin Johnson, ka kërkuar personalisht ndjesë për atë që në mediat sociale është cilësuar si një episod ku racizmi ka arritur nivelin më të lartë të tij.

12:00
“Në Elbasan 2-3 grupe kriminale”, Xhafaj: Policia do ua nxijë jetën

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa duke folur në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike në Elbasan, tha se vetëm në këtë qark janë identifikuar 2-3 grupe kriminale, që siç tha vetë ministri “policia do ua nxijë jetën”.

11:59
Misioni i fundit, NASA në kërkim të botëve aliene

Nëse tekat e motit dhe shkenca nuk do të ndërhyjnë, kërkimi më ambicioz për botë aliene përreth yjeve më të shndritshëm në qiell, do të nisë të hënën me lançimin e anijes hapësinore më të re të NASA-s që gjurmon planetët.

11:53
Rikthehen “huliganët” në Angli?! Përleshje me hanxhar pranë stadiumit – VIDEO

Skenat e dhunshme të tifozerisë angleze pas dhe para ndeshjeve në stadium kanë qenë një problem, për të cilin janë dashur vite punë e mijëra ndëshkime për të arritur “qetësinë” e sotme.

11:52
Minatorët kërkojnë statusin. Biseda me kryeministrin, Rama: Po punojmë

Kryeministri Rama, në prani edhe të ministrave Ahmetaj e Gjiknuri, ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me minatorët.

11:50
Prisni në trafik! Elefanti po bën gjimnastikë! (FOTO)

Një elefant ka vendosur të bëj fiskulturë në mes të rrugës këtë mëngjes, teksa makinat kanë pritur në radhë në një rrugë mjaft të frekuentuar në Afrikën e Jugut.

11:45
Roma s’u ndërtua për një ditë, por mund të shembet për aq

Vetëm gjatë këtij viti, nëpër qytetin e Romës janë hapur rreth 44 gropa erozioni. Asfaltet e kryeqytetit italian bëhen me nga një gropë të re çdo dy-tri ditë. Normalisht kanë përmasat e një dhome, pak metra të gjera e pak metra të thella. Por në shkurt të këtij viti këto gropa thithën gjashtë makina në kanalet e nëndheshme të  tokës, pasi zhdukën 50 metra nga rruga Livio Androniko, duke bërë të evakuohen disa ndërtesa.

11:42
Shpresa e shkencës për sëmundjen e gjakut, për herë të parë në Europë…

Për herë të parë në Europë do të ketë një modifikim gjenetik të njeriut, pasi autoritet rregullatore dha lejen për terapinë e pastrimit të ADN-së.

11:40
FSHF konfirmon: Më 10 tetor luajmë kundër Jordanisë

Pas dy miqësoreve që do të zhvillohen në Zvicër në muajin qershor, kundër Kosovës dhe Ukrainës, FSHF ka arritur akordin për një tjetër miqësore në muajin 10 tetor.

11:26
Rama mbledh grupin e PS: Ikni në rrethe. Punoni si për zgjedhje

Për rreth një orë Edi Rama ka mbledhur grupin e tij parlamentar pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku nuk e ka fshehur pakënaqësinë për sa i përket funksionimit të partisë në bazë.

11:23
Meta te Fakulteti Gjeologjik: Të promovojmë Shqipërinë!

Të fuqizojmë dhe rrisim potencialin e gjeo-turizmit, për të promovuar Shqipërinë. Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, në kuadër të “Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë”.

11:12
Luan Rama: Mbajtja në burg e 11 kuksianëve, krim shtetëror

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e quan krim shtetëror nga policia, prokuroria dhe gjykata arrestimin dhe mbajtjen në burg të 11 kuksianëve, protestues në Rrugën e Kombit.

11:10
Në Krime i vënë “zjarrin” Trump, May dhe Macron

Mes tensioneve tejet të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, në Krime është mbajtur një protestë kundër sulmeve të fundit ajrore në Siri.

11:08
Meta uron Gjukanoviç: Mbështetje për orientimin euroatlantik dhe evropian

Kreu i shtetit Ilir meta ka uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.

11:01
Premiera e “Rampage” në SHBA, miliona dollarë fitime në fundjavë

Ikona e filmave aksion, Dwayne Johnson, rikthehet në ekranin e madh të kinemasë.