Bayern humbet mesfushorin për ndeshjet me Real Madrid

16/04/2018 13:03

Bayern Munchen me shumë gjasa nuk do të ketë në fushë kundër Real Madrid mesfushorin kilian, Arturo Vidal. Konfirmimin e ka dhënë trajneri Heynckes: “Do të operohet, ka pësuar një përndrydhje të gjurit, pa asnjë kontakt”.

Mesfushori energjik nuk do të jetë gati për pjesën më të rëndësishme të sezonit për skuadrën bavareze, pikërisht përballë Real Madrid në gjysmëfinalet e LIgës së Kampioneve. Në fakt kiliani duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar.

Sipas të përditshmes ‘Bild’, Vidal është shembur në tokë gjatë një ndeshje kontrolli në stërvitje, duke shtrënguar gjurin e djathtë, të njejtin për të cilin u desh të pushonte në fillim të prillit.

Top Channel