Një ngjarje komplet e pazakontë ka ndodhur në takimin e fundit të javës së 30 të kampionatit gjerman, atë mes Mainzit dhe Freiburgut.

Gjyqtari i takimit ka vërshëllyer përfundimin e pjesës së parë, por duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, ka riparë përsëritjen e një aksioni dhe ka shquar një prekje me dorë nga lojtari i Freiburgut.

Në këtë moment, ai ka ndërhyrë duke urdhëruar rikthimin e skuadrave në fushë, për të ekzekutuar 11-metërshin që dalloi me VAR.

Pas shumë protestash nga zyrtarët e klubit të Freiburgut, skuadrat u rikthyen në fushë dhe De Blasis ekzekutoi penalltinë, duke shënuar golin e avantazhit për Mainzin.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0, ndërsa drejtori sportiv i Freiburgut pas ndeshjes deklaroi: Ne dimë që kur vërshëllen arbitri, përfundon pjesa e parë. Kjo që ndodhi sot ishte qesharake.

Top Channel