Taulant Balla: Rekomandimi i pakushtëzuar, njohje e arritjeve të Shqipërisë

17/04/2018 16:51

Për sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla reakomandimi i KE për hapjen e negociatave është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

“Rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shkruan në “Facebook” Balla.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PS thotë se rekomandimi është një vlerësim, por edhe një inkurajim për arritje të mëtejshme.

“Ne e shohim këtë rekomandim si vlerësim, por edhe si inkurajim për arritje të mëtejshme. Vlerësimi i sotëm për gjithçka kemi arritur rrit angazhimin tonë për të forcuar më tej punën për zbatimin e reformave”.

Top Channel