“Montecarlo Masters”, fitojnë Djokovic dhe Nishikori

17/04/2018 10:37

Novak Djokovic e nis me këmbë të mbarë turneun Masters të Montecarlos në tenis për meshkuj. Tenisti serb, që e ka fituar 2 herë këtë turne në 2013 dhe 2015 mposhti në bashkëkombësin e tij Dusan Lajovic me rezultatin 2-0. Djokovic nuk shpenzoi shumë energji në këtë ndeshje të cilën e mbylli pas 57 minutave lojë duke i fituar setet 6-0;6-1.

Lajmi i ditës për turneun Masters të Montecarlos ishte rikthimi i Nishikorit pas 6 vitesh me japonezin që në 2012 bëri paraqitjen e tij të vetme në këtë eveniment duke u mundur nga Berdych. Fati deshi që në 2018 këta dy tenistë të vihen sërish përballë njëri-tjetrit në Montecarlo, por këtë radhë fundi i historisë është krejt tjetër pasi ai që fitoi ishte Nishikori 2-1 me sete 4-6;6-2;6-1.

U kualifikua për në raundin tjretër edhe Milos Raonic që mposhti Catarinan, një tenist që kishte marrë ftesë nga organizatorët. kanadezi e fitoi ndeshjen 2-1 me sete 3-6; 6-2;6-3. Në raundin e dytë u kualifikua edhe finalisti i mastersit të Montecarlos në 2017, Ramos Vinolas që mposhti Donaldson 2-0 me sete 6-3;6-3.

Top Channel